Berisha e quan ‘SKAP i partisë’, Bushka në Report TV: Janë thirrjet e një personi të dëshpëruar! Tensionet në Kuvend, pretekste të opozitës

TIRANË- Deputetja socialiste, Klotilda Bushka është shprehur se të gjitha skenarët e bëra nga opozita në Kuvend janë pretekste për të hequr vëmendjen nga 21 janari, dosja Gërdeci apo thirrja se Shkëlzen Berishës në SPAK.

“Pretekste për skenare të përcaktuara që në dhjetor, që u intensifikua në janar, kur filluan të dilnin fakte të reja për 21 janarin, kur kishte zhvillime të reja nga Gërdeci, kur familjarë të Berishës u thirrën në SPAK, kur konflikti brenda PD po intensifikohej, se do të mbahej gjallë militantizmi, si dhe një presion për gjykatën sa i takon çështjes së vulës, janë transferimi problemit të brendshëm në Kuvend”, tha Bushka.

Në një intervistë për Report TV, në emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, Bushka tha se Rama nuk i trembet mocionit me debat të thirru nga opozita, por sipas saj, kërkesat që demokratët kanë bërë janë në kundërshtim të hapur me rregulloren.

“Rama ka dalë për këtë çështje, që para se të kërkohet mocioni me debat, e ka shpjeguar në disa TV, por kërkesat e opozitës, kanë qenë të tilla, qenë kundër rregullores ka një procedurë. Nuk ka asnjë merak për të qenë kryeministri dhe sa herë ngrihet një pretendim ka një argument të rregullores, që hedh poshtë pretendimet e opozitës, por ka ca rregulla, nuk mund të bëhet menjëherë”, tha deputetja.

Si kryetare e Komisionit të Ligjeve, Bushka tha se Reforma në Drejtësi ka dhënë rezultate, e ndërsa u ndal edhe te deklaratat e Sali Berishës, që e cilëson SPAK si “SKAP i partisë”

“Sot kultura e pandëshkueshmërisë, është duke u luftuar, nuk është e çuditshme që një zyrtar i lartë të ndëshkohet.  Thirrjet e Berishës janë të një personi të dëshpëruar, nuk mund ta etiketojmë asnjë organ drejtësi si pjesë e një partie, se reforma në drejtësi ka ndikuar në krijimin e një sistemi të pavarur”, tha ajo.

Në fund, pati një koment edhe për zgjedhjet e 14 majit, ku tha se socialistët në asnjë moment nuk e kanë vënë në dyshim që Erion Veliaj nuk do të fitojë në Tiranë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare