Në prani të mijëra fëmijëve, edhepse me shumë fjalime politike, promovohet `Abetarja e përbashkët`Shqiptare. 
Në ceremoninë impozante në Qendrën Sportive `Sezai Surroi` në Prizren,  morën pjesë kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe presidentja Atifetet Jahjaga.Të dy kryeministrat i përshëndetwn të pranishmit me një fjalim, me crast u zbulua abetarja e përbashkët dhe shpërndarja e disa kopjeve nga të dy kryeministrat Berisha dhe Thaçi. 
Teksti fitues është hartuar nga autorët, Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj dhe 2 përfaqësues nga Kosova, Islam Krasniqi dhe Saranda Pozhegu. Unifikimi i teksteve shkollore është nisme ndërmjet dy ministrive të Arsimit; të Shqipërisë dhe Kosovës, që do të vijojë edhe me tekste të tjera shkollore.

/rg/shqiptarja.com/