Etrit Berisha ka fituar derbin me Berat Gjimshitin në Serinë A. Spal i Berishës bëri surprizën duke mposhtur me përmbysje 2-1 Atalantën në Bergamo. Berisha pësoi gol me finte nga Ilicic në pjesën e parë ndërsa në të dytën u fut në fushë Gjimshiti dhe Spali përmbysi gjithçka me golat e Petagna dhe Valoti.
Portieri Berisha ka qenë nga më të mirët te Spal i vlerësuar me notën 6.5 ndërsa dobët është paraqitur mbrojtësi Gjimshiti që është vlerësuar me notën 5. Pas kësaj humbje Atalanta mbetet në vend të pestë 3 pikë larg zonës Champions ndërsa Spal siguron një fitore jetike dhe mban gjallë shpresën për të mbijetuar mes më të mirëve. /Përgatiti Andi Kapxhiu/