Sali Berisha prej kohësh deklaron se protestat e tij janë paqësore, ndonëse aktet e dhunës së militantëve të tij shihen hapur, me molotovët që hidhen në drejtim të institucioneve dhe efektivëve. Por, Berisha i ‘harroi’ aktet e dhunës dhe e pranoi që protestuesit e tij janë jo vetëm të dhunshëm, por i quajti edhe ‘kryengritës të armatosur’.
“Përshkallëzimi i sotëm tejkalon çdolloj krimi. Sot besimtarët myslimanë, pas iftarit, janë kthyer në xhami për të falur namazin. Me qëllim që territori i xhamisë të mos përfshihet nga as njëlloj përballje, forcat e kryengritësve të armatosur, devijuan në krah të kundërt. Kjo nuk mjaftoi. Banditë me uniformë, i kemi filmuar. Kanë hedhur bombola gazi dhe tymuese në krah të ndryshëm të xhamisë në një kohë kur besimtarët po faleshin. E mbushën xhaminë me gaz lotsjellës. Zoti i vraftë për këtë krim të shëmtuar. Janë pasardhës të denjë të etërve të tyre barbarë. U bëj thirrje besimtarëve myslimanë, të dënojnë këtë akt të shëmtuar dhe garantoj se protesta jonë paqësore nuk do të dalët, por do të bëj gjithçka që në territorin në afërsi të përjashtoj çdo veprim me kundërshtarin vetëm që ata të mos prishin namazin. Sot i kanë nxjerrë me gaz nga xhamia”, tha Berisha.
Sipas Kodit Penal, marrja pjesë apo udhëheqja e një kryengritje të armatosur dënohet me burgim të përjetshëm.
Lajmi kryesor:
PD 2 orë dhunë, molotovë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, nuk kursehet as xhamia! Berisha i quan të vetët ‘kryengritës të armatosur’! 41 të shoqëruar









