Berisha: Frikacak shko në Gjykatë
 Kokëdhima: Trim që vrave 4 vetë

Berisha: Frikacak shko në Gjykatë<br /> Kokëdhima: Trim që vrave 4 vetë
TIRANE -Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar në seancën e sotme plenare kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, të cilët kërkojnë mbarimin e mandatit të Koço Kokëdhimës me argumentin se ka përfituar nga fondet publike gjatë kohës që është zgjedhur deputet, përmes kompanisë Abissnet.

Kërkesa e Partisë demokratike ësjhtë rrëzuar me 68 vota kundër, duke marrë vetëm 29 pro. Seanca plenare është shoqëruar edhe me debate për këtë pikë të rendit të ditës.
 
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti socialist Kokëdhima tha se kjo është një fushatë e ndërmarrë personalisht nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili sipas deputetit Kokëdhima, ka angazhuar kundër tij edhe familjen. Ishte deputeti Arben Ristani i cili nga foltorja e Kuvendit artikuloi edhe njëherë akuzat e opozitës. Kokëdhima tha se Berisha duhet të kishte zgjedhur një tjetër bori kundër tij, pasi me Ristanin është kushëri. Në këtë kontekst deputeti socialist zgjodhi t’i japë një këshillë Ristani, duke i kujtuar  mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Mos pi më, ishe bërë dhogë.
 
Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, mazhoranca dhe opozita dolën me dy raporte të ndryshme, ku u shpreh mendimi i të dy palëve në Kuvend. Mazhoranca kërkon që parlamenti të mos e pranojë kërkesën e PD-së, ndërsa opozita përfundimin e mandatit të deputetit socialist dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Ora 13:15 Repilkat Berisha-Kokëdhima. Ish-Kryeministri: Frikacak ik në gjykatë! Deputeti i PS: Ti trimi që vrave në 21 Janar
Ish-kryeministri Sali Berisha e quajti frikacak deputetin Kokëdhima, duke i thënë se refuzon të dalë para Gjykatës Kushtetuese. Ka replikuar menjëherë deputeti socialist i cili tha se frikacaku në këtë mes është Berisha, i cili mori jetë të pafajshme gjatë protestës së opozitës më 21 Janarin e vitit 2011-ën.
 
Berisha: Kjo është ditë e zezë të triumfojë Koçoja dhe babëzia e tij mbi parlamentin. Nuk mund të dhunohet kurrë në mënyrë kaq flagrante Kushtetuta. Frikacaku si nuk ka asnjë nonagram burrëri nuk mund të shkojë në gjykatë por rri këtu e përdridhet Saliu kështu Saliu ashtu. Mos ki frikë nga Gjykatat, ja ku e ke sivllaun Kryeministër. Ti ke frikë nga hija jote dhe mos e Koçizo parlamentin, shko në Gjykatë bëhu burrë. Dhe po fitove ke të drejtë 24 orë këtu fjalim kundër Sali Berishës.
 
Kokëdhima: Sesi e ke qeverisur vendin ti këtë e dinë të gjithë shqiptarët. Ju ishit qeveria që e plaçkitët këtë popull.  Në 21 Janar more jetë të pafajshme se je thjesht një frikacak e na tregon trimëritë e tua. Koha jote ka mbaruar dhe kurrë nuk kthehesh më në pushtet. Së fundi po të them mos e përdor familjen tënde kundër meje, nga një penxhere më nxjerr dhëndrin, mjafton ti përballë meje, mua këtu më ke siç më ke pasur gjithmonë. Kur ti ishe në qeveri unë bëja biznes kam fituar dhe kam bërë pasurinë në përputhje me ligjin dhe i gëzoj ato haptazi, jo si ti që i fsheh. Do ikësh për lesh Sali do jua jap përgjigjen në 21 Qershor.
 
Berisha: Në vend se të shkojë në Gjykatë futet pas çitjaneve të Edi Ramës. Unë si mjek i kuptoj këto sepse njeriu nuk di ç’bën nga frika.



  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas