Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilëson Halim Kosovës fituesin moral të garës për Bashkinë e Tiranës, por për shkak të “farsës zgjedhur” nuk mund të ishte fituesi i vërtetët i zgjedhjeve.
Sipas ish-kryeministrit, kandidati i PD-së ka zhvilluar një garë në kushte të pabarabarta. Duke përmendur disfavore, Berisha vlerëson se Kosova zhvilloi betejën elektorale më qytetare për Tiranën në 23 vite pluralizëm.
“Dr. Halim Kosova është fituesi moral i këtyre zgjedhjeve. Në këto zgjedhje Halim Kosova nisi garën elektorale në kushtet më të pabarabarta në historinë e zgjedhjeve lokale”, shkruan Berisha duke përmendur “shpenzimet në fushatë”, “kërcënimet e Ramës” dhe “fushata denigruese” kundër figurës së Kosovës.
“Pavarësisht nga të gjitha këto, pavarësisht nga rezultati i pamerituar, Dr. Halim Kosova zhvilloi betejën elektorale më të njerëzishme e më qytetare që Tirana ka njohur ndonjëherë këto 23 vjet pluralizëm, për çka meriton respekt e mirënjohje të thellë”, përfundon ish-kryeministri.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com