Besart Berisha vazhdon të shënojë rregullisht në kampionatin australian të futbollit. Sulmuesi kosovar me pasaportë shqiptare këtë javë ka shënuar një gol vendimtar përballë ekipit të Perth Gloryt duke i dhënë 3 pikë të vlefshme Brisbane Roar.

Berisha realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 57 të ndeshjes. Kosovari pas një pasimi u shmang bukur në zonë duke dribluar dy mbrojtës dhe portierin dhe dërguar topin në rrjetë.

Berisha u shpall në fund edhe futbollisti më i mirë i ndeshjes, por synimi i tij këtë edicion me ekipin e tij që aktualisht ka 18 pikë është që të shpallet golashënuesi më i mirë i kampionatit.