Berisha i bën thirrje Ramës të mblidhet parlamenti: Do të votojmë ligjin e rritjes së pagave, bëhu njëherë njeri me ndjenja

Berisha i bën thirrje Ramës të mblidhet parlamenti: Do të votojmë ligjin e rritjes së pagave, bëhu njëherë njeri me ndjenja

Ish kryeministri, Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është drejtuar me një kërkesë këtë të hënë kreut të qeverisë, Edi Ramës.

Ai ka kërkuar në kohë fushate të mblidhet parlamenti, për të votuar ligjin e rritjes së pagave të propozuar nga qeveria. Berisha thotë se kjo kërkesë nuk ka të bëjë me një bashkëpunim të tij me qeverinë por me mbështetjen e qytetareve.

“Jam zotuar që të mos merrem me fjalorin e tij koprolalik, por të merrem me problemet e mëdha që ky regjim u ka krijuar qytetarëve, të merrem me paraqitjen e alternativës tonë, këtë po bëjnë të gjithë kandidatët tanë. Kemi ftuar dhe ftojmë gjithnjë për ballafaqime televizive apo edhe në shesh për transparencë dhe në interesin më të madh të zgjedhësve shqiptarë. Por unë jam sot këtu për t’i shkurtuar këmbët mashtrimit të paskrupullt të tij me rrogat dhe pensionet. Edi Rama, për herë të parë pas 10 vitesh, pasi u bë e qartë se ngrirja e rrogave dhe rritja e tmerrshme e çmimeve i zhyti shqiptarët në një varfëri të frikshme, që i detyrona të largohen masivisht nga Shqipëria, lëshoi një seri premtimesh për rritje rrogash.

Ndër të tjera paraqiti në parlament një ligj ku parashikohej rritja e rrogës mesatare 900 euro. E vërteta është se ligjin e bllokoi vetë në parlament me një marrëveshje të turpshme me Alibashën, mbylli parlamentin dhe këtë e bëri vetëm e vetëm pse ai premtim ishte një mashtrim. Unë jam këtu sot në emër të qytetarëve shqiptarë, të ftoj të mbledhim me urgjencë ditën e enjte parlamentin dhe të votojmë ligjin për rritjen e rrogave dhe pensioneve.

Të tallesh me njerëzit që numërojnë edhe qindarkat për të mbyllur 15-ditëshin apo muajin, duke i joshur ata me premtime boshe, është një akt cinik, dhe kur e bën në fushatë elektorale është një krim elektoral. Ndaj i them Edi Ramës, bëhu njëherë njeri me ndjenja për qytetarët dhe hajde të votojmë ligjin për rritjen e rrogave, përgjigju ofertës sonë që nuk ka për synim bashkëpunimin me ty, se ti e ke faktuar veten një armik të interesave të shqiptarëve, por ka për qëllim mbështetjen e qytetarëve shqiptarë. Pra, e enjtja është një ditë prove për të vërtetën e këtij premtimi dhe unë i garantoj shqiptarët se të gjithë votat tona do shkojnë për ligjin e rritjes së rrogave dhe pensioneve. .”- tha Berisha.

Kjo kërkesë vjen pak ditë pasi kryeministri Rama tha në një miting në Kukës se procesi i rritjes së pagave është vonuar, por sidoqoftë rritja do të llogaritet që prej muajit prill. 

Ai tha se ligji është në Kuvend nga ku duhet të miratohet dhe pavarësisht vonesave dhe datës kur ligjvënësit do ta votojnë, rritja e pagave do të përllogaritet që nga muaji prill, ashtu siç u premtua nga qeveria disa javë më parë. Kryesocialisti u shpreh se pavarësisht debatit në Kuvend ku deputetët kërkojnë që pagat e tyre të rriten para atyre të punonjësve, ligjvënësve dhe qeverisë do t'u vijë rradha të fundit për t'u rritur pagat. 

Në 7 prill, kryeministri, Edi Rama bëri me dije se do të kishte një rritje të pagave për punonjësit e administratës publike, duke nisur që nga specialistët më të ulët në hierarki paga e të cilëve nga 49 mijë lekë, do të rritet në 81 mijë lekë. Ai u shpreh se brenda harkut kohor të një viti, paga mesatare në vend do të shkojë 900 euro. Reforma e rritjes së pagave, do të prekë edhe sektorë të tjerë, duke nisur nga pedagogët e mësuesit, tek infermierët, zjarrfikësit, si edhe policinë e Shtetit, Burgjeve dhe punonjësit e Gardës.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Florinda: 08/05/2023 14:50

    Me rrogat merret Këshilli i Ministrave e jo këshilli i Not Gradës

    Përgjigju
  • Era: 08/05/2023 14:27

    ti ke rrjedhur.Plak matuf

    Përgjigju
  • Ani: 08/05/2023 14:23

    Sali rritja e pages ka akluar me kohe po zgjohu nga gjumi

    Përgjigju
  • Besa: 08/05/2023 14:21

    Ky berisha ka lojtur fare,duhet nje vend per tek 5

    Përgjigju
  • Gena: 08/05/2023 14:13

    Ky eshte injorant une se di pse vazhdon flet akoma

    Përgjigju
  • Gimi: 08/05/2023 14:13

    O brishe ik mos ha kot

    Përgjigju
  • Ardi: 08/05/2023 13:41

    Ke ik per lesh plaku mere ke falimentuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën