Nuk më kurseu as mua duke më bërë të marr shkas për ta përdorur këtë tribunë për të bërë një resume të një pune gjigante në nxitjen dhe promovimin e sipërmarrjes, kryesisisht ato italiane që unë kam promovuar.
Me iniciativë të kryeministrit, me qëllimin e nxitjes të investimeve të huaja, kam drejtuar një grup të mazhorancës me të cilët, pa modesti, mund të them që kemi bërë një punë kolosale dhe me rezultate si asnjëherë më parë në përmirësimin e imazhit të vendit, dhe thithjen e investimeve italiane në Shqipëri.
Për herë të parë vendosëm të mos rrinim të prisnim çdo sillte rastësia, por të ishim proaktiv duke shkuar rajon më rajon, qytet më qytet të Italisë, për te promovuar Shqipërinë e për të folur me sipërmarrësit italianë.
Kemi organizuar me dhjetëra takime nëpër Itali, ku kemi pasur mundësinë të komunikojmë me mijëra sipërmarrës italianë, biznese nga më seriozet e më të fuqishmet.
400 sipërmarrës kishte në takimin e parë të organizuar me Konfindustrian kombëtare në Romë, ku interesi ishte po aq i madh sa skepticizmi.
Vazhduam me 3 takime, me pjesëmarrje edhe prej 600 sipërmarrësish në Puglia. 2 takime në motorin ekonomik të Italisë, në Milano të Lombardisë. Takimi i parë ne selinë qendrore të Aso Lombardisë me një pjesëmarrje me mbi 400 sipërmarrës. Po kaq në selinë qendrore të BOSCH Italia.
Vazhdojnë të na vijnë falenderime dhe ftesa të pafundme për takime të tjera falë interesit të madh të sipërmarrësve.
Kemi vazhduar me disa takime me sipërmarrësit e Venetos ku presidenca e rajonit me të cilën bashkëpunonim u detyrua të ndryshonte 3 herë sallën nga numri i madh i sipërmarrësve që konfirmonin pjesëmarrjen.
Vazhduam në Treviso e Verona e Peskara, në rajonin e Friulit ku përveç takimit me sipërmarrës pranë Konfindustria, organizuam edhe një takim me sipërmarrës të zgjedhur pranë selisë së Fincantier-it në Trieste, një nga 3 kompanitë më të mëdha në botë të prodhimit të crociera-ve dhe anijeve transoqeanike.
Dua të veçoj pjesëmarrjen në kongresin nacional të konfindustria për të rinj, ku fjalën e kryeministrit e ndoqën më shumë se 4000 pjesëmarrës në Santa Margarita Ligure.
Vizitë pas vizite, mediat italiane mbanin radhë për një prononcim të Kryeministrit e i bënin jehonë, si kurrë më parë, Shqipërisë. Për pasojë të kësaj qasjeje proaktive, në këto vite ka pasur një dyndje, gati gati një garë e mediave më të rëndësishme italiane, qoftë ato të Rai-it apo Mediaset-it për të promovuar mundesitë e bërjes biznes në Shqipëri.
Dhe sot pas 3 vjetësh jemi të gjithë të ndërgjegjshëm se imazhi i Shqipërisë në Itali pothuajse është përmbysur për mirë.
Dhe për asnjë nga këto udhëtime e organizime në Itali nuk është paguar asnjë lek nga buxheti i shtetit.
Jeni të gjithë koshient që në 3 vitet e fundit, numri i italianëve që hyjnë e dalin nëpër Shqipëri duke tentuar investimet është shumë-fishuar. 50% nga 5% që ishte më parë, janë raportet e pasagjerëve italianë nëpër avionët për Shqipëri.
Mbi 6000 sipërmarrës kanë ardhur ose kanë kontaktuar me ne për të investuar në Shqipëri. Mbi 500 sipërmarrje me ortak italianë regjistrohen çdo vit në QKR.
Imazhi i Shqipërisë është përmirësuar duke kapur rekorde të turistëve italiane sidomos gjatë këtij viti. Shumë vijnë e shumë ikin. Tentojnë. Është e pamundur që të gjithë të gjejnë atë që kërkojnë.
Shqipëria është treg i vogël, nuk është aq i lehtë, e për të bërë biznes duhet një partneritet serioz.
Po prapë jam i bindur sado e lodhshme e voluminoze kjo pune, se të qenurin proaktiv në promovimin dhe thithjen e investitorëve dhe akoma më tepër aktiv në ndërtimin e raporteve serioze të partneritet kur ata vijnë në Shqipëri, është e vetmja rrugë për të ndërtuar këtë marrëdhënie shumë të dobishme për vendin.
25% e call center-rave italianë janë tashme në Shqipëri, janë gjithnjë në rritje.
Por nuk është ky lajmi. Lajmi është që nuk vijnë këtu për çmimin më të mirë, por për cilësinë më të mirë.
3 shoqëri të transportit ajror italian kanë hyrë pas 2013-ës. 2 prej tyre i kemi asistuar më shumë seriozitet.
GNV-ja, kompania më e madhe e mesdheut për trasportin detar të pasagjerëve për herë të parë hyri në Shqipëri vitin që kaloi duke sjellë jo vetëm një përmirësim shumë të ndjeshëm cilësor, por për shkak të konkurrueshmërisë edhe një ulje konkrete të çmimeve duke rritur ndjeshëm trafikun, kryesisht turizmin italian në Shqipëri.
Investimet janë me qindra në të gjitha fushat, përfshirë ato fason ku shkëmbimet me Italinë vitin që kaloi u rritën me 30%.
Çfarë tju them.. Duke filluar që nga Tom Tomi, kompania leader e navigatorëve, që me mbështetjen tonë rilevoi gjithë rrugët e Shqipërisë dhe prej 2 vjetësh harta e Shqipërisë është zyrtarisht në të gjitha shtëpitë automobilistike të botës. Promovim i madh.
Deri tek Dompe-ja, OKI i famshëm.. Që në kohën kur ju akuzonit se të gjithë kompanitë farmaceutike po largoheshin nga Shqipëria, jo vetëm që për herë të parë ngriti përfaqësinë në Tiranë, por e ktheu atë edhe në qendër rajonale.
Mund të vazhdoj deri nesër të numëroj me qindra kompani italiane të vogla e të mesme që kanë investuar ose që janë në proces duke filluar që nga turizmi që për pak javë Shqipëria do të futet si destinacion turistik në një nga kompanitë turistike me të mëdha të Europës, shumë herë më e madhe se Club Mediterraine që ju përzutë, për të kuptuar rëndësinë.. e deri në fushën e artit ku në mes të dhjetorit po punojmë për të hapur ekspozitën më të rëndësishme të artit figurativ të hapur ndonjëherë në Ballkan me mbi 130 kryevepra italiane në pikturë e skulpturë të viteve 900..
Bashkëpunojmë ngushtë me gjithë presidentët e rajoneve dhe kryetarët e bashkive në Itali. Ndërmjet tyre edhe me Flavio Tosi-përfaqësues i të djathtës italiane të cilin e linçove e fole për të si të ishte ndonjë mafioz ordiner.
Ndërkohë qe ai është i zgjedhur 2 herë kryetar bashkie me 70% të votave në Verona dhe i votuar nga italianët, bashkë me Mateo Renzin atëherë, si kryetari i bashkisë më i mire i Italisë.
Kjo është më shumë se e turpshme.
Ti Sali e di shumë mirë që marrëveshja e bashkisë së Veronës me bashkinë e Tiranës është një nga marrëveshjet më fair që është bërë ndonjëherë.
E di shumë mirë që bashkitë kanë detyrim të japin shërbim ndaj qytetarëve dhe tenderat e pastrimit kanë qenë më të përfolurit për korrupsionin dhe cilësinë e dobët të shërbimit.
Bashkia e Tiranës rikthehet të marrë përgjegjësi ndaj qytetarëve të Tiranës për pastërtinë e qytetit duke bashkëpunuar me ekselentët e Italisë për pastrimin e qyteteve, me bashkinë e Veronës.
Ndërmarrja EKO Tirana për pak ditë do fillojë pastrimin në të quajturën zonë e kuqe e Tiranës dhe ku jam shumë i bindur që me ndryshimin rrënjësor që do sjellë në qytet, do të të bëjë të heshtësh ti, e do bëjë të flasin për mirë gjithë qytetarët e Tiranës.
Për korrektesë ndaj opinionit publik dhe partnerëve shumë të nderuar italianë, AMIA ndërmarrja e pastrimit të Veronës ku president është Andrea Miglioranzi, është shoqeri publike ku 100% e aksioneve zotërohen nga AGSM e cila është një tjetër shoqëri ku 100% te aksioneve janë publike dhe pronë e bashkisë së Veronës
Një tjetër gënjeshtër e turpshme nga Berisha për të cilat do mbajë përgjegjësi edhe ndaj përfaqësuesve të qytetarëve italianë ku më njoftojnë se janë vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat ligjore e politike.
Themi gjithë ditën që duhet të vijnë investitorë të huaj në Shqipëri dhe në rastin më të parë linçohen publikisht me shpifje e histori të trilluara pa asnjë të vërtetë, me të vetmin qëllim intimidimin e përzënien nga ky vend.
Ju jeni të gatshëm që sa të jetë Edi Rama në pushtet të bëni çmos mos lejoni biznes të shkelë në këtë vend. Më përpara u vinit bomba…Tani të paktën i intimidoni me fjalë.
Ka dhe një arsye tjetër pse kryetari i bashkisë së Veronës e ka tërbuar kaq shumë Saliun.
Ai është një përfaqësues i të djathtës italiane, madje për shumë vite një nga drejtuesit e Lega Nord.
Fakti që një eksponent i të djathtës italiane promovon Shqipërinë, por edhe vjen këtu në vetë të parë, në parneritet me këtë maxhorancë për të investuar paratë e italianëve në benefit edhe të vendit tonë është një tjetër arsye që e tërbon Berishën.
Sigurisht që duhet ta bezdisë shumë fakti që me qeverinë Rama, bashkëpunojnë jo vetëm të majtët por edhe të djathtët e Italisë, të cilët kanë treguar hapur shpërfilljen dhe abandonimin e asaj që e mban veten për të djathtën shqiptare.
Jo vetëm në Amerike, por edhe në Itali si shumë vende të tjera te Europës, fatkeqësisht PD po mbetet pa partnerë që e mbështesin, edhe nga ata të krahut të tyre.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com