'Berisha i dhuroi PD-në Bashës?' Topalli: Unë kurrë s'e kam votuar, më 25 prill e mbyll ciklin ai

'Berisha i dhuroi PD-në Bashës?' Topalli: Unë kurrë s'e kam votuar, më 25 prill e mbyll ciklin ai

Kryetarja e partisë më të re 'Lëvizja për ndryshim', Jozefina Topalli  nuk i ka kursyer kurrë kritikat për Lulzim Bashën duke e bërë fajtor se falë tij Rama po qëndron në pushtet. E pyetur nëse Berisha është përgjegjës që i dhuroi PD-në Lulzim Bashës, Topalli tha se ajo nuk e ka votuar kurrë kryedemokratin dhe se më 25 prill ai do e mbyll ciklin e tij

"Unë kam folur për zgjedhje të manipuluara në 2017, unë nuk kam votuar ndonjëherë për Lulzim Bashën, por do isha e padrejtë po të mos thoja që të gjithë ne jemi përgjegjës për gjendjen në të cilën ndodhet opozita dhe të gjithë ne së bashku jemi përgjegjës për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Nëse ne do rrimë duke pritur, për një tjetër apo për një kohë më vonë, akoma më keq do ndodhet vendi jonë.Ndaj dhe në një përpjekje jo të lehtë kemi ndërmarrë krijimin e kësaj lëvizje, që nuk është parti në kuptimin tradicional të partive. Është një lëvizje që kërkon të shkundë sistemin, që kërkon të rrëzojë 3 kryetarët që mbajnë politikën , ekonominë, gjithë jetën e Shqipërisë dhe që mendojnë se janë të përjetshëm por jo.Besoj se në 25 prill do kemi befasi të mëdha në skenën politike. Nëse shqiptarët janë të kënaqur ok le t’i votojmë, por unë besoj në reagimin e tyre dhe ndoshta është momenti që pas 3 dekadave duhet të mbyllin ciklin”, tha Topalli në Top Channel.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 08/12/2020 00:05

    JO MOJ JOZEFINE SALIU NUK JA LA LULIT PARTINE DEMOKRATIKE,,,POR ISHTE argita e bija e saliut qe e zgjodhi ,,,duhet ti kete bere ndonje nder luli argites ne kosove,,,ka shume zera per kete....

    Përgjigju
  • O tej: 07/12/2020 21:50

    Medemek ti Lulashin nuk e ke votue pra i ke bere mu..

    Përgjigju
  • Rexhep Bule kasap Leka: 07/12/2020 21:42

    O Shqiptar partia anti kombtate wc pd duhet eleminuar që Shqipria të mari frym lirisht. Më dëgjoni mua Rexhep Lekën që jam Shkencëtar. Sa të jet kjo parti në Shqipri vetëm sher e të kqia do i sjelli Shqiptarve kjo parti qenef i pisët.

    Përgjigju
    • Ruli: 07/12/2020 22:13

      Nga drejtshkrimi dukesh qe je shkencetar. Eh epoka online qe te dha mundesine te shkruash komente edhe patriotike edhe ty.

  • Kacidhe: 07/12/2020 21:20

    Po e verdallosin Kulaqin te gjirhe si pordha neper breke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja