Berisha i pandryshueshëm...

Berisha i pandryshueshëm...

Sali Berisha

Janë sjell në vëmendjen e publikut këto ditë, videot e diskutimeve të "mocionistëve" dhe përballja e tyre me gjuhën linçuese, me urrejtjen patologjike dhe sharrjet e militantëve  të orkestruar nga Sali Berisha. Është viti 1992. Krahasuar me sot, edhe pse kanë kaluar 31 vite, nuk ka ndryshuar asnjë gjë. Është e njëjta gjuhë linçuese, është e njëjta filozofi asgjësuese, është i njëjti burim që frymëzon turmën e verbër drejt urrejtjes dhe linçimit.

Është Berisha 31 vite më i ri, i cili nuk ka ndryshuar edhe sot, në përmbyllje të dekadës së tetë të jetës. Ajo që më bëri pështypje në videon e linçimit ndaj Arben Demetit, janë dy personazhet në krahë të Berishës. I pari është Tomorr Dosti, ish-i burgosur, ish-i persekutuar dhe djalë i një personaliteti të madh, Hasan Dostit. Është në krahë të Berishës kur linçohen dhe përbuzen njerëzit, për shkak të mendimeve dhe të qëndrimeve.

Nga njeriu që pritjej më shumë se të tjerët të ishte  në anën e atyre që mendonin ndryshe. Më kujton disa të persekutuar sot që jargosen nga të qenurit afër një "diktatori qesharak" si puna e Sali Berishës. I dyti është Eduart Selami, i ardhur nga bota akademike. Buzëqeshja e tij e ngrirë si prej idioti flet më shumë se fjalët e tij. Të dy e kanë futur në mes, janë më të lumtur se kurrë, i mbajnë anën dhe i ngrohin shpatullat. Është viti '92.

Historia e PD-së mund të kishte ndryshuar nëse e keqja brenda radhëve të saj nuk do ishte lënë të rritej dhe të zinte vend. Ironia e fatit e donte që dita e tyre të mos ishte shumë e largët për t'u përsëritur e njëjta skenë si ajo ndaj Demetit, Pashkos, Zogajt, Imamit, Cekës etj. Eduart Selami do të shpallet armik dhe dëbohet nga PD në prillin e vitit 1995, kurse Tomorr Dosti dëbohet, shahet, linçohet dhe akuzohet për spiunë, në nëntorin e '96-ës. Pak kohë më parë një ish-i persekutuari tjetër në qeverinë e parë demokrarike i thyejnë dorën dhe e dhunojnë në korridorin e Pallatit të Kongreseve, sepse kishte shprehur mendim ndryshe nga ai i udhëheqësit.

Është mentaliteti i frymëzuar nga një bajraktar malesh, i cili e ka konceptuar dhe vijon ta konceptojë politikën sipas kanunit të maleve, ku meritokracia e vetme është bindja e verbër ndaj tij dhe mënyra e vetme për të qëndruar gjatë në politikë është debilizimi për të pranuar gjithçka, edhe kur është kundër çdolloj logjike. PD në këto tri dekada ka vuajtur dhe vijon të vuajë nga verbëria e turmës, nga miopia e drejtuesve dhe deputetëve të saj dhe nga mospasja guxim e të thënit të të vërtetave në kohën e duhur. Dëbim pas dëbimi dhe linçim pas linçimi.

Është fatkeqësi e madhe që sot ka ende të verbër që shajnë për llogari të Berishës, linçojnë për llogari të tij, kërcënojnë apo janë verbuar nga retorika e tij e gënjeshtërt. Është një film i përsëritur me qindra herë. Pas Dostit dhe Selamit, iu erdhi radha dhe shumë të tjerëve në atë podium, madje, pa ekzagjerim, të gjithëve. Njëjtë si Enveri që vrau të gjithë shokët e tij nga paranoja e tradhëtisë.

Ky nuk të vriste se kohërat kanë ndryshuar, por nga forca që i buron nga verbëria e turmave të fantaksura dhe nga mosbërja bashkë e njerëzve me kurajo dhe integritet, të linçon, shanë, dëbon... Si sot. Historia duhet të na kishte shërbyer për të reflektuar. Jo vetëm që nuk e ka bërë një gjë të tillë, por vijon të përsërisë vetveten. Vetëm se kësaj radhe tragjedia ia ka lënë vendin komedisë.

M.Q./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Moni: 20/08/2023 03:08

    Ky akoma therret "ujku ujku" ndersa organizata mafioze enveriste e hijenave te Rames ben kerdine. Mocionistet?! Ish antare te PD, te gjithe me background nga familje te lidhura fort me regjimin kleptokrat enverist te cilet pranuan oferten Ramiz Alia, president, qe ne kembim te "butesise" ndaj ish byrose dhe aparatit enverist, te bashkqeverisej komuniste te vjeter dhe neokomuniste. Berisha mor shoku Namik nuk e kundershtoi. Ai qe vete nje cope komunist. Porse, nuk mund te pranonte interesi i SHBA qe ndersa edhe Moska kishte ik per lesh, te vazhdonte nje istikam enberist ne Tirane! Andaj edhe te derguarit e DASH dhe CIA ia prishen mendjen shokut Sali, qe ne kembim te pershkallzimit te retorikes antikomunoste ti ofronin mbeshtetje madje haptazi me ish amb.Rajerson qe erdhi dreq e nga Beogradi per kete pune. Dhe me te famshme greve e minatoreve, operacionin tipik te CIA qe me 1 mil dollare bleu ca te.menderosur sindikaliste. Por ti shoku Namik vazhdo me tenden se e ke si per pasneser. Saliu thjesht mesoi ne bashkepunimi me amerikanet se si te lexoje konjukturat e ndryshimeve. Kur ja futin vete shokit Sali, si me kete teveqelin Basha, ai e di mire se si vepron mrroklla amerikane e politikes se jashtme te interesit korruptiv. Eshte vete deshmitar dhe agjenti me pozite deri president!!!

    Përgjigju
    • Bureto: 20/08/2023 13:25

      Kjo vlen vetëm për stanin tuaj, se shqiptarët, shumica e tyre, e kanë kuptuar dhe njohur me kohë satanain komunist-bajraktar, saqë qysh nga korriku i vitit 1992, asnjëherë nuk e kanë votuar në shumicë, si në zgjedhjet parlamentare, ato lokale, por edhe në referendumin e vitit 1994 për kushtetutën, kur ia thyen turinjtë keq. Po të mos ishin disa prej të tijve bashkë buthpambukët e PS, të tipit Majko, Salehu do kish dalë nga politika qysh në mars 1997, kur u bë marreveshja famëkeqe me të, e cila ishte si me thënë shpëtimi i tij. Sesi erdhi në pushtet në vitin 2005, tashmë dihet, por një nga faktorët bazë ishte dhe bashkimi me të i të sikterisurve prej tij në korrik 1992, të mbledhur në partiçkën Aleanca Demokratike të Neritan Cekës, Arben Imamit, etj, bile edhe 'molës' Genc Ruli, kunatit të Pashkos. Këtu sigurisht që nuk duhet përjashtuar faktori Fatos Nano dhe Ilir Metaj. Por kjo është histori tjetër, që i shkon për shtat shprehja: "qentë zihen por mishin e njlri-tjetrit nuk e hanë!". Janë të gjithë i të njëjtit stan, ish PPSh dhe nomenklaturës së saj diktatoriale që i shpërndau në këto dy parti, por jo vetëm. Berisha është ai që është, por nuk është vetëm. As sot. Ka shumë zagarë që i ende shkojnë pas, ku prej fillimit, më i spikaturi mbetet Tritan Shehu.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës