Berisha jep 400 mijë dollarë për
lobim, VKM urgjente për Podesta

Berisha jep 400 mijë dollarë për<br />lobim, VKM urgjente për Podesta
TIRANË - “Nuk mendoj se ka njeri që do të donte një vendim apo veprim që do ta vendoste Shqipërinë në rrugën e përplasjes me SHBA dhe komunitetin ndërkombëtar; sepse synimi këtu, objektivi janë zgjedhje të lira dhe të ndershme. E gjitha ka të bëjë me procesin, nuk ka të bëjë me rezultatin.”

Kjo ishte deklarata e ambasadorit Arvizu, ditën kur Kuvendi shkarkoi Ilirian Muhon si anëtar të KQZ.

Pesë ditë më vonë, qeveria miratoi me urgjencë një vendim për prekjen e fondit rezervë në shumën prej 40 milionë lekësh të reja ose 400 mijë dollarë. Vendimi është propozuar prej Ministrisë së Integrimit dhe jo asaj të Financave dhe emergjenca për të cilën qeveria do të përdorte këto fonde ishte lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Top Channel ka mundur të sigurojë përmes burimeve të tij në Ministrinë e Financave këtë vendim të Këshillit të Ministrave të datës 19 prill 2013, në të cilin thuhet se: “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, neneve 5 dhe 45 të ligjit për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor si dhe nenit 13 të ligjit për Buxhetin, me propozim të Ministrisë së Integrimit, Qeveria vendosi akordimin e 40 milionë lekëve Kryeministrisë”.

Paratë sipas VKM-së së miratuar do të përdoren për shërbime në fushën e kërkimeve ligjore dhe lobizmit për forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë, cka do të thotë që paratë kanë qenë të gatshme për t’u përdorur një muaj më parë.

Aktualisht qeveria shqiptare ka marrëdhënie ligjore lobimi me dy kompani amerikane, Podesta Grup dhe Patton Boggs, të cilat kanë qenë shpeshherë në qendër të polemikave pasi lobimi më së shumti është zhvilluar në Departamentin e Shtetit për zbutjen e qendrimeve kritike të tij ndaj qeverisë shqiptare lidhur me situatën e brendshme politike në vend dhe gjendjen e demokracisë.

Dhe këto para do të përfundojnë sërish për këto dy kompani, të cilat janë të përfshira aktualisht në fushatën zgjedhore të Kryeministrit Berisha dhe partisë së tij.

E kur marrëdhëniet e kryeministrit me Shtetet e Bashkuara kanë pësuar një ftohje të dukshme pas veprimeve të njëpasnjëshme të tij që kulmuan me shkarkimin e një anëtari të KQZ-së dhe refuzimit të apelit për të gjetur një zgjidhje kompromisi të krizës së krijuar në këtë komision.

Ndoshta mund të jetë rastësi, që pothuajse në të njëjtën ditë me miratimin e vendimit të qeverisë, kompania Podesta përmes një e-maili informues dërguar mediave ndërkombëtare merrte në mbrojtje qeverinë shqiptare dhe kishte hequr komentet kritike pikërisht për cështjen e KQZ-së të Drejtorit për Euroazine në Departamentin e Shtetit, Xhonatan Mur.

Pas publikimit në media të këtij e-mail, Podesta u tërhoq dhe deklaroi se ishte një gabim të cilin e kishte korigjuar më pas.

Por Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi se kishte më shumë se dyshime që gabimi të kishte qenë i qëllimshëm, duke thënë se ekzistojnë mjaft raste të tjera që dëshmojnë se Podesta po ndërhyn në politikën e brendshme dhe përmes parave të taksapaguesve shqiptarë po lobon politikisht për njërën palë, e cila në këtë rast është ajo e qeverisë.

Marrë nga Top Channel

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)