Berisha: Jo me gropa septike
Rama: Çdo vit ka më shumë

Berisha: Jo me gropa septike<br />Rama: Çdo vit ka më shumë
TIRANE- Kur mbeten 3 muaj nga hapja e sezonit turistik, procesi i kanalizimeve dhe impianteve të përpunimit sidomos në zonat turistike ka marrë sot vëmendjen e kryeministrit por dhe të kundërshtarit të tij politik Edi Rama. Zoti Berisha mblodhi sot grupin e punës :Te perfundojë procesi i kanalizimeve. Masa ndëshkimore për pushtetarët vendorë që nuk trajtojnë problemin e gropave septike. Reagon Rama: Cdo vit me shume gropa septike e ndertime pa leje 

BERISHA: TE PERFUNDOJE PROCESI I KANALIZIMEVE, JO ME GROPA SEPTIKE
Në mbledhjen e grupit të Punës për çështjet e ujit dhe kanalizimeve, që u zhvillua sot paradite, Kryeministri kërkoi të veprohet me shpejtësi dhe me përparësi absolute për përfundimin e procesit të kanalizimeve dhe të impianteve të përpunimit, veçanërisht në zonat turistike që kanë edhe ngarkesën më të madhe në 3-4 muajt e verës.

Është e domosdoshme që Drejtoria e Rrugëve, në të gjitha ndërtimet, të parashikojë kolektorët e ujërave të shiut. Shoqëritë e ujësjellësve duhet të jenë përgjegjëse për furnizimin me ujë, për shërbimin e kanalizimeve dhe trajtimin e ujrave të shiut.” Nënvizoi kryeministri.

Kreu i qeverisë vlerësoi përpjekjet që janë bërë sidomos në zvogëlimin e humbjeve në rrjete, rritjes së nivelit të faturimit dhe të arkëtimit por vuri në dukje gjithashtu se, në drejtim të kanalizimeve dhe të trajtimit të mbetjeve që dalin prej tyre, kërkohet një veprim shumë energjik.

Zoti Berisha e cilësoi problem madhor cështjen e gropave septike, dhe shprehu kritika ndaj pushtetit vendor dhe kërkoi marrjen e masave.

“ Është shumë e rëndë kur edhe në vendet që ka kolektor, apo impiant përpunimi, këto struktura bëjnë zgjidhje më të shkurtra dhe nuk i zhvillojnë tërësisht kapacitetet e tyre. Ministria e Mjedisit duhet të praktikojë qëndrimet më të rrepta, ndaj të gjithë atyre që nuk trajtojnë mbi baza ligjore problemet e lidhura me gropat septike”, u shpreh Kryeministri

RAMA: CDO VIT TE NJEJTAT FJALIME, CDO VERE ME SHUME GROPA SEPTIKE
Në reagimin e tij të menjëhershëm nëpërmjet Twitter, kryetari i Partisë Socialiste i kujtoi kryeministrit se fjalimet e tij ishin të njëjta cdo vit, ndërkohë që ajo cka ndodh në terren ishte e kundërta.
“Cdo mars fjalime per ujrat e kanalizimet ne prag te sezonit turistik, cdo vere më shumë ndërtime pa leje dhe gropa septike për turistët”
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Vrasja e Eduart Reçit, del në gjykatë polici i komisariatit nr 2 dhe i vëllai

VIDEO/ Vrasja e Eduart Reçit, del në gjykatë polici i komisariatit nr 2 dhe i vëllai