Berisha: Kemi axhendën tonë, do të mbushim rrugët dhe sheshet! S’mund të ecet në këtë mënyrë

 

Sali Berisha tha se u del në mbështetje pedagogëve dhe protestës së tyre, por ato janë parti politike dhe kanë axhendën e tyre që kryesore që janë primarët dhe protestat. Megjithëse nuk ka realizuar asnjë protestë nga ato që kishte premtuar se do të zhvillonte në fillim të vjeshtës, Berisha përsëriti sërish se ato do të mbushin rrugët, pasi nuk mund të ecet më në këtë mënyrë.

‘Kryeaxhenda duhet të jetë mbrojtja e elitës universitare dhe denoncimi i këtij agresioni këtij sulmi të shpalosur ndaj tyre. përpjekjet për t’i përçarë. Nuk mund ta imagjinoni se çfarë kërcënimesh u bëhen për t’i përçarë. Ne solidarizohemi dhe mbështesim këtë grevë. Po përgatisim axhendën e protestave. Sot kam takim me kryetarët e degëve të PD-së Tiranë. Ne kemi axhendën tonën. Do të mbushim rrugët dhe sheshet se nuk mund të ecet në këtë mënyrë. Nuk mund të shohim sesi shqiptarët përbuze.’- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha paralamëron sërish protesta: Do të mbushim sheshet! Rama i pafytyrë që kërkon vetting për pedagogët! Mziu i bashkohet për herë të parë Rithemelimit


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë