'Partizani'/ Berisha kërkon ‘lirinë’ në Apelin e GJKKO-së! Gjyqtarja që liroi Malltezin shtyn për nesër shpalljen e vendimit

TIRANË- Gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së Ilirjana Olldashi shtyu për nesër (25 janar)  dhënien e vendimit për masën e sigurisë së Sali Berishës. Seanca e sotme zgjati rreth 3 orë dhe avokatët e prokurorët parashtruan argumentet e tyre pro dhe kundër ndryshimit të masës së sigurisë 'arrest shtëpie' vendosur më 30 dhjetor 2023. 

 Avokatët mbrojtës e quajnë të paligjshëm vendosjen e masës së sigurisë arrest shtëpie ndërsa prokurorët i kanë kërkuar gjykatës mospranimin e kërkesës.

Avokati i Berishës Genc Gjokutaj në dalje të seancës dha dhe detaje nga ajo çfarë kishte ndodhur pas dyerve të mbyllura në Apel

"Ne folëm 2 orë e gjysmë ata kontestuan për 5 minuta. Prokurorët i qëndruan kërkesës së tyre! Dje thoshin nuk paraqitet (Sqarim: Për Sali Berishën), sot vepra penale e rëndë. Vendimi për të mos administruar sot dosjen për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka është shkelje e rëndë e Gjykatës së Apelit çka përbën përgjegjësi të madhe për gjykatësen, sepse çështja nuk mund të shqyrtohet me objektivitet nëse nuk administrohen të gjitha provat faktet dhe vendimet të cilat kanë lidhje me vendimin e shkallës së parë, tha Gjokutaj

Pasi ka dëgjuar pretendimet e avokatëve, si edhe prokurorët që thonë se Berisha duhet të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpie, Olldashi ka vendosur që vendimin ta shpallë ditën e nesërme në orën 09:00.

Kujtojmë, që dje, për herë të parë Sali Berisha u mor në pyetje nga SPAK për aferën Partizani, ndërsa sulmoi ashpër prokurorët në fjalën për mediat. Ndërsa nesër do të merret në pyetje për aferën Partizani, edhe dhëndri Jamarbër Malltezi. 

Berisha ka ankimuar masën arrest shtëpie për aferën ‘Partizani’, si edhe përjashtimin e Irena Gjokës nga çështja e tij, gjyqtares që ka caktuar masën e sigurimit personal ndaj ish-kryeministrit. 

‘Liria’ e Berishës është në dorën e gjyqtares Olldashi, e cila liroi nga qelia dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Në një shkrim investigativ, Report Tv zbuloi se gjyqtarja Olldashi është në konflikt interesi pasi në vitin 2015 ka blerë apartament me çmim preferencial 712 euro m² në një nga 19 kullat e kompanisë në hetim “Homeplan” ku aksioner është edhe Malltezi, të cilin më herët e liroi nga paraburgimi dhe e çoi në shtëpi.

Konflikti i interesit është pranuar edhe nga SPAK i cili ka bërë rekurs në gjykatë të lartë kundër masës “arrest shtëpie” duke kërkuar kthimin në qeli të Malltezit, i cili akuzohet se ka përfituar 5.4 mln euro nga ndërtimi i kullave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:02
GJKKO shtyu vendimin për Berishën, Gjokutaj: Shkelje e rëndë nga Apeli, prokurorët vijnë në gjyq si në bar kafe

 

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj e ka konsideruar si një shkelje të rëndë të Apelit të GJKKO vendimin për shtyrjen e seancës ku do shqyrtohet kërkesa e tyre për lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak.

Sipas tij, vendimi për masën e arrestit shtëpiak për është i pavlefshëm, ndërsa theksoi se prokurorët vijnë në seancë gjyqësore me të njëjtat kontestime.

“Ai vendim është marrë pa u shqyrtuar kërkesa e përjashtimit për gjyqtaren Irena Gjoka. Ajo kërkesë është shqyrtuar pas një jave, ndërkohë që ajo gjykate ishte në dijeni të kërkesës tonë dhe kjo e bën të pavlefshëm. Ne sot parashtruam të gjitha shkaqet por gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën për të administruar konstatim e gjykatës së shkallës së parë për qenien tonë brenda afatit. Është shkelje e rëndë proceduriale që sjell pavlefshmërinë e vendimit të GJKKO-së. Gjykata e shtyu vendimin për nesër.

Ne sot parashtruam të gjitha shkaqet pse ky vendim është i pavlefshëm. Prokurorët mbajtën një qëndrim variabël, ne folëm 2 orë e gjysmë ata kontestuan për 5 minuta. Prokurorët i qëndruan kërkesës së tyre! Dje thoshin nuk paraqitet (Sqarim: Për Sali Berishën), sot vepra penale e rëndë. Vendimi për të mos administruar sot dosjen për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka është shkelje e rëndë e Gjykatës së Apelit çka përbën përgjegjësi të madhe për gjykatësen, sepse çështja nuk mund të shqyrtohet me objektivitet nëse nuk administrohen të gjitha provat faktet dhe vendimet të cilat kanë lidhje me vendimin e shkallës së parë. 

Por do presim vendimin nesër në orën 09:00. Mungesa e gjykatës i bën prokurorët që të vijnë si në bar-kafe. Nuk e kanë problem për argumentet që parashtrojnë. Palët nuk janë të barabarta në gjykim. Nesër presim vendimin”- tha avokati.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klosi: 25/01/2024 01:10

    Na çan rakun me saliun dhe spakun

    Përgjigju
  • Babuli Tanguli: 24/01/2024 18:01

    Me padrejtësin që ka Shqipria ska kur të ardhme për popullin Shqiptar. Edi Rama është dhe më inposhtër se Saliu. Se po të ishte me të vërtet njeri që do ta bëj Shqiprin tamam duhet ti shkulte me rrënj barërat e fëlliqura të padrejtësis e aty të vendoste brezin e ri. Mjer Shqiptarët.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 24/01/2024 13:01

    A nuk ka gjyqtar tjetër në GJKKO,përveç OLLDASHIT,Në konflikt interesi me Malltezin..!? -Si ka mundësi që GJL nuk mori parasysh kërkesën e SPAK për kthimin e Malltezit në burg..Apo ky është OK me Gitën në KREVAT në shtëpi..!? -Kaq shumë i ka HELMUAR Sb magjistratët që nga 1992 me kursin 6 mujor.? -Drejtësinë e drejton AMERIKA..A mos vall Amerika nuk e do Sb në burg ndonse e shpalli vet NON GRATA për Korrupsion madhor,etj në Shqipëri,Ballkan & më gjërë..? -A e kupton SPAK,GJKKO, Amerika se 90 % e Shqipëtarëve kërkojnë arrestimin e VIPAVE dhe Sekuestrimin e pasurisë së tyre..siç ua bënte ENVERI..!? •Ndaj në 2016 sondazhi i OSBE nxori të votuar 65 % Sistemin ENVER..!? -Nëse Sb del nga ARRESTI,duhet shkrirë KLGJ,KLP..!

    Përgjigju
    • e drejta: 24/01/2024 13:41

      PO NUK ESHTE KAQ KOLLAJ TE PASTROSH HALET E GJYKATAVE NGA BANDITI BERISHA

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve