Afera ‘Partizani’/ Berisha me policë çohet në SPAK, sulmon prokurorët e Dumanin: Grup i strukturuar kriminal, po përdoren nga Rama (VIDEO+ FOTO)

TIRANË-  Në dyert e SPAK, për herë të parë në karrierën e tij politike, Sali Berisha nuk u paraqit as për të përfaqësuar shqiptarët dhe as Partinë Demokratike, vulën e së cilës nuk e ka. Pavarësisht një tentative më pak militantë për ta kthyer në mitingun e radhës, në realitet ish-kryeministrit iu desh të japë llogari për akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij, për korrupsion pasiv në aferën “Partizani”.

Nuk mundi të ruajë qetësinë pasi doli nga dera e SPAK pasi prokurorët e morën në pyetje për një orë e gjysmë.  (Ora 10:00 - 11:30).

“Unë të kuptoj që je zëdhënesja e tyre por nuk impresionohem. Deklaratën mos më ndërpre”

Aq, sa nuk mundi të mbajë mend pyetjet që prokurorët i bënë.

"Genci na i kujto pak se ishin aq mediokre sa..."

Atë që Berisha mbajti mend mirë, është refreni i përsëritur i sulmit të ashpër ndaj prokurorëve që po e hetojnë, Arben Kraja dhe Enekeleda Minollai 

"Ka vetëm zbatim të porosisë politike. Ju si grup i strukturuar kriminal jeni angazhuar në një betejë kundër pluralizmit politik në Shqipëri, kundër opozitës shqiptare dhe ju garantoj se do merrni të gjithë ndëshkimin e  duhur."

"I pyeta cili nga ju ka bashkëpunuar me McGonigal në veprimtarinë e tij kriminale si grup i strukturuar me Edi Ramën? Se kanë bashkëpunuar, janë këtu kriminelët që kanë bashkëpunuar"

Unë gjeta aty një atmosferë mortore.  Kur përmenda Edi Ramën vetëm sa nuk u futën nën tavolinë.  I pyeta. Si ka mundësi. Çfarë qëniesh jeni ju! '  tha Berisha duke treguar pjesë nga biseda që ishte bërë  kur u morr në pyetje përballë prokurorëve Enkeleda Minollai dhe Arben Kraja.

Interesit të gazetarëve se çfarë pyetjesh iu bënë Berisha në SPAK u përgjigj

Kishin marrë një listë personash, a i njeh ti këta? Se nga e kishin marrë listën, nga zyrat e Edi Ramës. Pyetje tjetër, se çfarë pune ka bërë Abi Malltezi. Pyetja e dytë ishte për letrat me vlerë. U përmbajta që të mos i fyeja" tha Berisha. 

Për pak momente, thirrjen e detyrueshme të SPAK-ut për ta pyetur, Berisha deshi ta besojë si shenjë lirie.

Me ardhja e zotit Berisha këtu ka rrëzuar masat e sigurimit të marra mbi pretekstin e mosparaqitjes në prokurori’ tha Gjokutaj. 

Prokurorët e kërkuan për ta marrë në pyetje mbi hetimet e nisura në të cilat i akuzuar është edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet se përfitoi 5.4 milionë euro nga ndërtimi i 19 kullave në territorin e ish-kompleksit sportiv të cilin e privatizoi nga vendimet e marra nga vjehrri kryeministër.

Në banesë u kthye ashtu siç erdhi me automjetin privat shoqëruar nga truprojat, për të vijuar ecejaket në tarracën e pallatit, e për të pritur mbrëmjen e fjalimeve nga dritarja në izolim prej 30 dhjetorit 2023, në shkelje të hapur të vendimit të gjykatës së posaçme që i ndalon komunikimin me persona të tjerë, përveç rrethit të ngushtë familjar

 Kjo është hera e parë që Berisha përballet me drejtësinë për aferën Partizani. Më 25 janar merret në pyetje dhëndri Jamarbër Malltezi.

Ndiqni lajmet në zhvillim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:41
‘Masa ndaj meje staliniste’, Berisha shkon të izolohet sërish në shtëpi

Pasi ka dalë nga SPAK, Sali Berisha është pyetur nëse ka frikë se mund të shkojë në burg pasi ka mbajtur një fjalë të gjatë për mediat. Gazetari i tha se po thyen masën e sigurisë arrest shtëpie pasi po komunikon me gazetarët, ndërsa Berisha e cilësoi një masë staliniste. Por pastaj i pafuqishëm përballë drejtësisë së re u nis sërish për tu izoluar në banesë.

"Ajo është një masë staliniste që tregon frikën e regjimit nga fjala e Berishës. Lëre mos e pyet! Për sa i përket komunikimit, po më dolën gazetarët përpara, harroje ti se unë njoh ligj tjetër përveç ligjit të fjalës së lirë dhe komunikimit me ta. Të ardhmen e opozitës e shoh në fitore të sigurt. Opozita ecën në fitore të sigurt.", tha Berisha. 

Ora 12:17
Berisha del nga SPAK tregon si u përpoq të intimidonte prokurorët: Si ka mundësi, çfarë qeniesh jeni ju? U fshehën nën tavolinë kur përmenda Ramën

 

Sali Berisha zbuloi dhe detaje nga biseda me dyer të mbyllura në SPAK. Ndër të tjera për gazetarët Sali Berisha sulmoi prokurorët se po bëjnë hetim të njëanshëm duke mos hetuar Edi Ramën. 

"Kur përmenda Edi Ramën vetëm sa nuk u futën nën tavolinë.  I pyeta. Si ka mundësi. Çfarë qëniesh jeni ju! Edi Rama ka firmosur ndryshimin e destinacionit në një kohë kur nuk kishte pavarësisht nga privatizimi, ishte pronë shtetërore.

Si ka mundësi që Edi Rama firmos Urba planin përsëri e kalon të gjithë klubin në zonë dhe ju nuk përmendi asnjëherë. Rama firmos lejen e sheshit të ndërtimit dhe ju nuk guxoni ta përmendni. Si ka mundësi që Edi Rama firmos lejen e ndërtimit dhe ju mashtroni, thoni që I ka firmosur Lulzim Basha. Basha ka firmosur por ka firmosur Rama e Veliaj.

Si ka mundësi që ju injoroni Edi Ramën kur gjykata ka dënuar atë për shkelje ligji dhe e ka dënuar me 320 mijë euro, se nuk zbardhte lejen pasi e mori vesh që Jamarbër Malltezi ishte pronar dhe lejen e miratuar e bllokoi.

Gjykata e urdhëroi në të gjitha nivelet të japë leje, se ishte e miratuar. Edi Rama edhe pas kësaj conte inspektorin dhe e bllokonte. Pronarët shkuan sërish në gjykatë, e ajo e dënoi me 320 mijë euro e këta, grup i strukturuar kriminal nuk guxonte të përmendte emrin e tij" tha Berisha.

Ora 12:15
‘Genc, na i memorizo pak’, Berisha i hutuar pas daljes nga SPAK, i kërkon avokatit ndihmë për të kujtuar pyetjet që iu bënë

Ish-kryeministri Sali Berisha pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme u shfaq pak i hutuar në komunikimin me gazetarët teksa tregonte pyetjet që u kishin drejtuar prokurorët e SPAK.

Ai i kërkoi ndihmë avokatit, Genc Gjokutaj për të sjellë në kujtesë pyetjet që i ishin bërë.

Berisha: Nuk ishin pyetje ato, por një vetëdenigrim... Genc na i memorizo pak se ishin kaq pyetje mediokër sa...

Ndërhyrja e avokatit Gjokutaj: Sot është rrezuar çdo masëe sigurie e vendosur për mos-paraqitjen e Berishës në SPAK. Nuk kishte asnjë pyetje që t’i referohej një prove

Ora 12:03
Sali Berisha del nga SPAK tregon pyetjet që iu bënë nga prokurët Kraja e Millonai

 

Sali Berisha tregoi për gazetarët dhe disa nga pyetjet që iu bënë nga prokurorët e SPAK

Cilat ishin pyetje konkrete që iu bënë?

Pyetje konkrete? Kishin marrë një listë personash, a i njeh ti këta? Se nga e kishin marrë listën, nga zyrat e Edi Ramës. Pyetje tjetër, se çfarë pune ka bërë Abi Malltezi. Pyetën a ke dijeni ti për aktin e kontrollit të këtij kolonelit apo gjeneralit? Një trillim i mirëfilltë i tyre se ai akt nuk ka asnjë lidhje me privatizimin. Është një mashtrim i mirëfilltë i tyre. Ai kontroll është ushtruar sepse gjenerali për një arsye apo një tjetër, mbante peng sendin e blerë nga pronarët. Privatizimi kishte përfunduar dhe me muaj të tëra, ai objekt shfrytëzohej në mënyrë mafioze nga Paro Laçët dhe ata që paguante Paro Laçi. Edhe njëherë qartësoj se qëndrimet e gjeneral Qirjazit nuk kishin asnjë lidhje, sepse procesi i privatizimit kishte përfunduar 14 muaj më përpara.

Pyetja e dytë ishte për letrat me vlerë. U përmbajta që të mos i fyeja. Vendimi i letrave me vlerë, doli një muaj pasi familja Begea kishin paguar 90% të detyrimeve shtetërore të familjeve. Në këto 90% familja Begeja kishte 40% për të paguar, pra ishte pagator kryesor. Ndërsa në 10% e mbetur kishin 5% për të paguar. Jamarbër Malltezi përfitoi gjithsesj 64 euro.

Ora 11:53
'Partizani'/Berisha del nga SPAK dhe sulmon prokurorët: Grup i strukturuar kriminal, 'gjeta' në karrige McGonigal dhe Ramën

 

Ish-kryeministri Sali Berisha është përballur për herë të parë me drejtësinë, ku u thirr në SPAK për të dhënë llogari për aferën Partizani. Pasi u mor në pyetje nga SPAK për rreth 1 orë e 30 minuta, Berisha sulmoi prokurorët e SPAK duke i akuzuar si pjesë të një grupi të strukturuar kriminal dhe se kanë bashkëpunuar me Ramën e McGonigal.

“Me anëtarë e grupit të strukturuar kriminal kriminal, të SKAP-it të partisë, Altin Dumani në mungesë, Arben Kraja i pranishëm, Enkelejda Minollai e pranishme. Gjeta aty një grup të terrorizuar, në një karrige bosh qëndronte McGonigal, në karrigen tjetër ishte ulur Edi Rama, unë ne emër tuaj dhe PD deklarova si vijon: PSE JETONI në këtë terror kaq të madh. Të hysh aty hyn si ndonjë...nuk mund ta imagjinoni se ca masash sigurie, a thua se ka kush kohë të merret me ta. Pasi ju deklarova se Berisha është këtu në përputhje me atë që parim se ai beson që çdo njeri që thirret për hetim duhet të paraqitet për tu marrë në pyetje. Kjo ka qenë qëllimi më kryesor i amendamentit të ndryshimit të kushtetutës në 2012, ku PD bëri të mund të hiqet çdo pengesë për hetimin e deputetëve. Ua thash kam ardhur tua them në sy të demokratëve, të gjitha ato që kam denoncuar Ramën dhe grupi i strukturuar kriminal. Kam ardhur këtu thash të shemb piramidën e turpshme të mashtrimit që keni ndërtuar, me shpifje që nuk ka asgjë të vërtetë.

Ka vetëm zbatim të porosisë politike, ju si grup i strukturuar kriminal jeni angazhuar në një betejë kundër pluralizmit politik, opozitës dhe ju garantoj se do merrni gjithë ndëshkimin e duhur. U tha jam këtu për të shembur piramidën, për të denoncuar aktet tuaja anti-kushtetuese, masat që vendoset kundër Berishës në shkelje të kushtetutës. Jam këtu thash për të denoncuar aktet tuaja ant-ligjore, vendimin tuaj për ti marrë pushtetin parlamentit për llogari të Ramës. Jam këtu për të denoncuar aktin tuaj të paprecedentë, refuzimin e provave. Sepse provat e paraqitura nga avokatet dhje Malltezi ishin shkatërrimtare për ta. Ata refuzuan ekspertizën e ekspertëve të pavarur. Refuzuan dokumente që faktojnë se kanë vepruar mbi bazën e urdhrit të Ramës. I pyeta se cili nga ju  ka bashkëpunuar me McGonigal në veprimtari kriminale, si grup i strukturuar me Ramën. Kanë bashkëpunuar, janë këtu kriminale të që kanë bashkëpunuar.

Unë gjeta aty një atmosferë mortore. Shihni të hutuar njëri-tjetrin dhe nuk dinin se ç’të përgjigjeshin. Kur përmenda eksponentin kryesor të krimit të organizuar, Taulant Balla, fytyrat u prishën komplet. Natyrisht u përgjigja të gjitha, po nuk kishin pyetje ata, ato ishin vetëdenigrim që i bëjmë vetes, siç kanë bërë me dosjen ku thonë se vendimi për letrat me vlerë u mor për të favorizuar, në një kohë kur ka vendimi i letrave me vlerë kanë fituar 40 milionë euro mijëra qytetarë. Është marrë një muaj përpara se Jamarbër Malltezi dhe Begeja të kishin paguar 90 përqind ose 95 përqind të atyre që u takonte këtyre si familje dhe kishin mbetur 5 përqind pa paguar, nga të cilat përfitoi 64 euro Jamarbër Malltezi. Shikoni se ku poshtërohen, ku shkojnë, ku i çon urdhri politik dhe statusi politik i partisë i Altin Dumanit këta prokurorë.", tha Berisha. 

Ora 11:36
FOTOLAJM/ Sali Berisha për herë të parë në SPAK, qytetari del me pankartë: Rroftë Amerika

Ndërsa Sali Berisha ndodhej në SPAK duke dhënë llogari për korrupsionin në aferën Partizani, një pankartë me mesazh kundër ish-kryeministrit është shfaqur jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

‘Rroftë Amerika’ shkruhej në pankartën e qytetarit Sokol Sylisufaj, i cili nga makina bën edhe thirrje për Altin Dumanin. SPAK

“Altin Dumani nuk mundet me hy në tokë korrupsioni. Rroftë Amerika e dini ju. Rroftë Altin Dumani që ju sjell këtu, rroftë Amerika .Vetëm Amerika ju bie në dyer të SPAK-ut e Yuri Kim.

Ora 10:13
VIDEO/ Berisha në dyert e drejtësisë së re, momenti kur futet në SPAK për aferën Partizani

Ky është momenti kur Sali Berisha futet në SPAK. Për herë të parë ai shkon në SPAK ku do të pyetet për aferën Partizani. Edhe teksa hyri në Prokurorinë e Posaçme, Berisha sulmoi organet e drejtësisë.

“Beteja me botën e krimit vazhdon. Opozita do të fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, përfaqësuar shqiptarët, përfaqësuar pluralizmin, Partinë Demokratike! Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit. Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore!”, tha ai.”, tha Berisha.

Berisha shkoi drejt SPAK me makinën e tij, ndërsa u shoqërua edhe nga dy makina të tjera të Policisë së Shtetit. Para SPAK ishin mbledhur një grusht militantësh, ndërsa Berisha shoqërohej edhe nga ata pak besnikë Flamur Noka dhe Edmond Spaho, Luçiano Boçi, Enno Bozdo, Tritan Shehu. 

Ora 09:51
Berisha del nga banesa dhe niset drejt SPAK për t’u marrë në pyetje! E shoqërojnë 2 makina policie

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga banesa e tij ku mbahet në arrest shtëpie dhe është shoqëruar nga policia drejt SPAK ku do merret në pyetje për aferën 'Partizani'. Berisha hipi në makinën e tij tip ‘Benz’ dhe 2 makina policie e shoqëruan.

“Beteja vazhdon, beteja pa kthim vazhdon”- tha ai para gazetarëve.

Ora 09:33
PAMJET/ Policia zbarkon në banesën e Berishës, do e shoqërojë për herë të parë në SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha do paraqitet për herë të parë në SPAK. Forcat e policisë kanë mbërritur në banesën e ish-kryeministrit në rrugën Mustafa Matohiti.

Berisha, duke qenë se është në arrest shtëpie, do shoqërohet me dy makina të policisë së Shtetit dhe efektivët e policisë.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro