TIRANE - Pas tetë vitesh pushtet, Berisha duket se do ta dorëzojë stafetën në një moment kur revani i reformave të tij ka kohë që ndjen mungesën e oksigjenit. Reformat, e ideuara nga specialistët e grumbulluar në vitin 2005 në gjirin e KOP-it, kanë shteruar prej kohësh si pasojë e gulçimit të një qeverie, të kapur nga korrupsioni dhe me përcaktime konfuze e të pagoditura përparësish në investime e shpërndarje të shpenzimeve buxhetore.
Në krye të tetë viteve pushtet, sado e pabesueshme të jetë, varfëria në vend është në rritje. Këtë e konstaton Banka Botërore. Shqipëria renditet e treta për varfërinë ekstreme dhe e dyta në varfërinë e moderuar në rajonin e Ballkanit, sipas studimit më të fundit të Bankës Botërore.
Kriza ka ndikuar në rritjen e pabarazisë dhe rritjen e varfërisë në vend. Statistikat e paraqitura këto ditë nga BB, që u përkasin periudhave të ndryshme, duke nisur nga 2007-2010, tregojnë se varfëria në rajonin e Ballkanit është rritur.
Nga ky fenomen nuk është përjashtuar as Shqipëria, e cila, sipas shifrave të BB, radhitet e treta në rajon për varfërinë ekstreme, pas Kosovës dhe Maqedonisë. Ndërsa shkalla për varfërinë e moderuar (që do të thotë të jetosh me 2.5-5 dollarë në ditë) e rendit vendin tonë të dytin pas Kosovës.
Këtu ka ndikuar së shumti edhe fakti që ushqimet në vendin tonë janë shtrenjtuar më shumë se sa mallra dhe shërbime të tjerë jetikë. Në të katër vitet së bashku, jetesa është shtrenjtuar, sipas të dhënave zyrtare, me 12% (edhe ky, tregues ky shumë i dyshimtë), ndërsa vetëm ushqimet janë shtrenjtuar me 18%.
Pra, rritja e përfitimeve sociale në 4 vite 2009–2012 rezulton më e ulët se shtrenjtimi i ushqimeve. Kjo provon që familjet që jetojnë me këto përfitime të jetojnë më keq se 4 vjet më parë.
Shtrenjtimi i ushqimeve ka vijuar edhe në vitin 2013. Në 5 muajt e parë 2013, shtrenjtimi mesatar mujor i ushqimeve është 5.2%. Kështu, edhe çdo rritje përfitimesh deri në 5% që është premtuar nga qeveria në ditët në vijim, nuk do të mjaftojë për kompensuar shtrenjtimin e ushqimeve.
Po kështu, sipas specialistëve, shqiptarët konsumojnë më pak se më parë. Performanca e dobët e të ardhurave nga TVSH-ja, një tregues direkt i qarkullimit të mallrave në ekonomi, është arsyeja kryesore që ka ndikuar në rënien e të ardhurave tatimore në pesë muajt e parë të vitit.
Të ardhurat nga TVSH, që është taksa e cila mban peshën kryesore në buxhet (rreth 50% të të ardhurave nga tatimet e doganat dhe rreth 32% të totalit të të ardhurave buxhetore), ranë me 2.4 miliardë lekë në vlerë absolute (duke ndikuar në 85% të të ardhurave tatimore e doganore), apo me 5.4%, duke shënuar tkurrjen më negative të viteve të fundit.
Ndërkohë, ssa i përket arsimimit të popullsisë, edhe këtu, në studimin e bërë nga Banka Botërore rezulton se mbi 70% e bizneseve në Shqipëri janë përgjigjur se nuk janë të kënaqur me aftësinë e stafit të punës. Firmat janë përgjigjur se, në shumicën e rasteve, arsimimi nuk ka qenë specifik me pozicionin që ata kanë në kompani.
Buxhetet e hartuara nga ministria e Financave i kanë alokuar fondet më të pakta ministrisë së Arsimit, duke mos e kaluar 3% të produktit të brendshëm bruto, ndërkohë që projektet që përmirësojnë infrastrukturën rrugore kanë marrë më shumë se gjysmën e buxhetit të shtetit. Për 2013, arsimi ka një peshë prej 2.73% në GDP –në e vendit, më e ulta që prej 2004-ës.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.06. 2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com