Berisha komenton shpalljen non grata nga Mbretëria e Bashkuar: Akt korruptiv! Do luftoj me korrupsionin me të gjithë forcën time

Berisha komenton shpalljen non grata nga Mbretëria e Bashkuar: Akt korruptiv! Do luftoj me korrupsionin me të gjithë forcën time

Sali Berisha

Sali Berisha ka folur për shpalljen non grata nga Mbretëria e Bashkuar duke e cilësuar si akt të tmerrshëm korruptiv. Gjatë takimit me qytetarët e Fierit, hodhi sërish akuza ndaj Ramës dhe Sorosit duke thënë se akti vjen në vazhdim të një akti të lobuar në mënyrë korruptive nga këta të 2. Berisha bën përgjegjës Ramën edhe për këtë vendim, ashtu siç ndodhi edhe kur u shpall non grata nga SHBA, ndaj u zotua para qytetarëve se nuk nxjerrin asnjë fakt të vetëm që lidhet me akuzat që janë ngritur ndaj tij për korrupsion.

“Ju e morët vesh se para 3 ditësh njoftohem se jam shpallur non grata. Mund t’ju them një gjë, Hasan Zyko Kamberi ishte gjeni kur shkruante: “Me para ia hyn qabesë, shemb vakëfin e Fatimes”! Ky miqtë e mi është një akt i tmerrshëm korruptiv. Mbetem i vendosur të luftoj për ju korrupsionin me të gjithë forcën tim nga cilido qoftë. Akti vjen në vazhdim të një akti të lobuar në mënyrë korruptive nga Soros dhe Edi Rama gjatë të cilit 1 vit rresht nuk nxorën një fakt të vetëm dhe ju jap fjalën se edhe për 100 vjet nuk nxjerrin dot një fakt të vetëm.

Pas këtij ju duhej edhe një tjetër akt që thonin se e ka bërë edhe Britania. E gjithë bota po ta bëjë mbi bazë korrupsioni do ta denoncoj. Asgjë s’më tërheq mua nga kauza e drejtë e përbashkët, lufta kundër korrupsionit e Edi Ramës, lufta kundër korrupsionit të qeverisë, lufta kundër bandave dhe krimit. Por këto nuk janë agjenda jonë. Agjenda jonë është rrëzimi i kësaj qeverie”, tha Berisha.

Berisha u shpall 'non grata’ nga Britania e Madhe, vendi i dytë i madh pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmin e ka konfirmuar vetë Sali Berisha në konferencën për shtyp. Ai është shpallur ‘non grata’ nga Mbretëria e Bashkuar pasi akuzohet për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri në MB dhe, se i përdor këto lidhje për të avancuar ambiciet politike. Gjithashtu, i është shpallur ‘non grata’ për korrupsion dhe pasurim e tij personal dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull është marrë edhe lidhja e tij me Damir Fazlliç.

Kujtojmë më 19 maj 2021 Sali Berisha u shpall 'Non Grata' nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me akuza të forta se gjatë kohës që ishte kryeministër është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike, minim i demokracisë dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve. Bashkë me Sali Berishën DASH u ndaloi hyrjen në SHBA edhe Liri Berishës, Shkëlzen Berishës dhe Argita Malltezit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leka: 25/07/2022 23:51

    Plako shko bo shurren se nuk je mo per gjo tjeter se ke pjerdhur ngs trut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN