Berisha konsideronte dikur Sorosin ‘miku i madh i shqiptarëve’ sot, deklaron: I vetmi në Evropë që e kam shpallur ‘non grata’ ma ktheu në 2021-n

Berisha konsideronte dikur Sorosin ‘miku i madh i shqiptarëve’ sot, deklaron: I vetmi në Evropë që e kam shpallur ‘non grata’ ma ktheu në 2021-n

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha bëri një deklaratë të papritur ditën e sotme në lidhjë me marrëdhënien e tij me Geoge Soros. Për shpalljen e tij ‘non grata’ berisha e cilëson si një lloj ‘hakmarrjeje’ nga ana e Sorosit pasi sipas tij ishte i vetmi njeri ne evropë që kishte kërkuar shpalljen e tij ‘non grata’. Berisha është mjaft i sigurt që titullin’ non grata’ e ka marrë nga dyshja Soros Rama pasi ishte kundër Ballkanit të hapur sepse për të ishte një hegjemoni serbe.

 ‘U shpalla ‘non grata’ sepse ju kundërvura projektit të Soros, për ndarjen e Kosovës, sepse ju kundërvura Ballkanit të hapur sepse vendos hegjemonin serbe.

Dhe hegjemonia serbe nuk sjell stabilitet, por destabilitet. Unë shkova në gjykatën në Paris. Më thanë që ligji që mund të kapë një njeri 8 vite pasi ka lënë detyrën, sepse ligji është për zyrtarët dhe jo për ish-zyrtarët.

Por unë e hodha në gjyq për shpifje dhe le ta provojë në gjyq, sepse unë do të mbroj dinjitetin tim. E ka bërë Edi Rama me Soros, sepse më vonë doli që  burime kishin qenë OJQ-të e Soros dhe raportet e Edi Ramës.

Pse Soros? Sepse jam i vetmi njeri në Europë që kam kërkuar shpalljen e tij ‘non grata’.  Sepse gjithmonë ka patur  për qëllim  të favorizojë Beogradin dhe të destabilizojë Ballkanin. 

Ai kishte favorizuar komunizmin. Sot PS ka 10% pushtet më shumë se sa kishte PPSH në 1991, me statistikë të saktë, ky është komunizëm. Kulmoi në Reformën në Drejtësi. Meqënëse unë kërkova të shpallej ‘non grata’ në vitin 1991, ai ma ktheu ne vitin 2021 me ‘non grata’ në SHBA.’ përfundon Berisha.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?