Berisha: KQZ, lojë e Edi Ramës
për të mos njohur rezultatin

TIRANË – Kryeministri Berisha e ka konsideruar situatën e krijuar në KQZ si të krijuar nga Edi Rama dhe me qëllimin e vetëm, mosnjohjen e rezultateve të zgjedhjeve. Ai nuk e ka pasur hallin tek Muho e Jani, tha Berisha, por tek rezultati.

Gjatë një konference për shtyp, Berisha u pyet nga gazetarët “ A keni presion ndërkombëtar për të zgjidhur situatën e KQZ? Çfarë formule do të zgjidhni” dhe ai u përgjigj: “Pyetja e parë po më çudit. Si mund të kem presion? Pazari më i shëmtuar ishte pazari i Jani Janit. Ramës i është kërkuar të lërë këto lodra me KQZ-në, të cojë anëtarët në detyrën e tyre. Kapitullin e mbylli Rama, sepse vetëm 3 ditë pas shkrirjes së Jani Jani, i deklaroi bashkëbiseduesit të huaj se po humbi këto zgjedhje nuk do të njohë rezultatin. Të huajt i dhanë përgjigjen e duhur.

Edi Rama ka qartësuar të gjithë raportet e tij në qëndrimin ndas KQZ-së. Ai këtë situatë e krijoi dhe e ka krijuar vetëm për ta përdorur si një pretekst për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve. Çdo përpjekje nga Rama apo nga kushdo për të prishur zgjedhjet, janë qesharake dje Don Kishoteske", - tha Berisha.

Redaksia online
(v.gj/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca

'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca