Berisha: Kryekontrabandisti
Nard Koka pagëzoi  PS-LSI

Berisha: Kryekontrabandisti <br />Nard Koka pagëzoi  PS-LSI
TIRANE - Kryeministri Sali Berisha i rikthehet pas shumë viteve qetësi sulmeve me gjuhë të ashpër ndaj Nard Kokës.  "Koalicioni mes PS dhe LSI u pagëzua nga kryekontrabandisti Nard Koka"- ka thënë Berisha gjatë një përurimit të rrugës Picar-Kolonjë-Golem sot në Gjirokastër. Në një reagim për TVA1 REPORT! Leonard Koka deklaroi se: “Berisha ka frikë të dalë në debat me Ramën, le të dalë me mua nuk ia kam frikën Berishës është bërë si Ver Llapa”

Aleancën mes dy forcave politike ai e ka quajtur si alternativën e mashtrimit pasi sipas tij, Rama shpalli "Shqipërinë e gënjeshtërt"  dhe koalicioni kishte për ndërmjetësues, "kryekontrabandistin më të madh Nard Koka i arrestuar gjashtë vite më parë për kontrabandë"

Sipas tij, hala e parë e ngjalës, i ka ngecur në fyt Ramës duke nënkuptuar në këtë mënyrë, shkarkimin prej Parlamentit Shqiptar, të Ilirijan Muhos përfaqësuesi i LSI, ndërsa "halat e tjera të ngjalave, do ti ngecen në fyt njëra pas tjetrës" -u është zotuar banorëve të Picarit në Gjirokastër, kryeministri Berisha.

Ky i fundit nuk ka harruar t’i kujtojë Ramës se paraqitja e komisionerëve në KQZ është detyrim ligjor, ndërkohë që moskthimi i tyre e lë atë pa shpresë. "Kurrë mos i ktheni komisionerët, zgjedhjet nuk do shtyhen në asnjë moment. Ti je i pashprësë" -është shprehur Berisha.

Berisha e akuzoi Ramën se ka për alternativë vetëm bllokimin dhe mos njohjen e rezultatit zgjedhor. "Të tjerëve u thotë se nëse nuk i fitoj zgjedhjet, nuk i njoh ato. Ti je unik në bllokim dhe e përdor pushtetin për bllokim. Ashtu sic të tha një vizitor i nderuar para disa vitesh se je vërtetë një politikan i madh, por vetëm për opozitë. Populli shqiptar, do t'i japë atë që meriton më 23 qershor këtij bllokuesi të zgjedhjeve"- është shprehur Berisha.

Këto komente dhe diskutime, kreu i egzekutivit shqiptar, i ka bërë gjatë përurimit të çeljes së punimeve të ndërtimit të rrugës rurale Picar-Kolonjë-Golem me një fond prej 37.7 milionë lek nga fondet e buxhetit të qeverisë shqiptare.

Kryeministri ka inspektuar edhe punimet në argjinaturën e lumit Drino për disiplinimin e ujërave të rjedhshëm në një gjatësi prej 4.5 km me një vlerë investimi nga qeveria shqiptare prej 1.2 milionë dollarë amerikanë.
Në këto takime, shefi i ekzekutivit, shoqërohej nga anëtarët e kabinetit qeveritar njëkohësisht deputetët e zonë Genc Ruli e Spiro Ksera.

KUSH ESHTE LEONARD KOKA DHE PSE E SULMON BERISHA
Ishte shtatori i vitit 2005 kur menjëherë pas ardhjes në qeveri, kryeministri Sali Berisha mbajti fjalën e dhënë kohë më parë për arrestimin e Leonard Kokës, vëllait të deputetit të LSI, Lefter Koka. Kontrabandë mallrash që paguajnë akcizë, ishte akuza për vëllain e deputetit të LSI, i cili në fakt, është shumë i njohur në qarqet politike. Berisha e kishte konsideruar si një nga kokat e mafias së Durrësit, por gjykata nuk provoi dot asnjë nga akuzat, duke sjellë më vonë lirimin e tij nga burgu.

Arrestimi i tij ndodhi në 9 shtator 2005, pikërisht në ditën kur qeveria e parë “Berisha” mori votbesimin në Parlament. Vetë Nard Koka ka folur publikisht për këtë arrestim dhe ka deklaruar se ka ndodhur menjëherë pas një përballje kërcënuese që ai ka pasur me Sokol Olldashin. Sherri nisi pas një debati në klan mes Olldashit dhe Agron Dukës, që është edhe kunati i tij. Koka kujton se e ka kërcënuar Olldashin ndërkohë që ky i fundit, i kishte thënë se “mbaje mend të parin ty do të të fus në burg”.

Ai ishte në një lloj mënyre kumbari i darkës së Gjirit të Lalzit mes Ilir Metës dhe Edi Ramës. Ndërkohë që dy politikanët nuk e kanë pranuar këtë fakt ndonjëherë në publik, vetë Koka e ka pranuar. Por, i luftuar nga politika, i përmendur shpesh prej saj, në përpjekje për të qenë jashtë skemave, ai në kohëra të ndryshme, bëhet subjekt dhe objekt diskutimesh nga politika. Ditët e fundit, ai është vendosur sërish në qendër të sulmeve të kryeministrit Sali Berisha. Para zgjedhjeve të vitit 2005, Nard Koka njihet për lidhjet e tij të ngushta me ish kryeministrin socialist Fatos Nano.

(pn/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës