TIRANË - Kryeministri në detyrë, Sali Berisha ka postuar pak çaste më parë në Facebook "një lajm të mirë", se "kompania norvegjeze Statkraft, njëshi në botë në ndërtimin e hidrocentraleve e që ka marrë me koncesion ndërtimin e tre hidrocentraleve në këtë kaskadë, ka porositur 6 turbinat e hidrocentraleve të Kaskades së Devollit me një vlerë 100 milionë euro tek kompania franceze Alstom, edhe kjo lider botëror në prodhimin e turbinave".

Sipas Berishës, "Kasakada e Devollit është një investim në tërësi prej rreth 1 miliard euro, pra investimi më i madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri". Ai u ka kërkuar atyre që e quajtën mashtrim elektoral të kërkojnë ndjesë, pasi Kaskada do te punesoje direkt dhe indirekt mbi 5 mije vete ne njeren nga zonat me te varfera te vendit. Me perfundimin e kesaj vepre shtohet me 700 GWh prodhimi vjetor i energjise elektrike ne vend.

MESAZHI I PLOTË I BERISHËS
Te dashur miq, nje lajm i mire vjen per Shqiperine nga Kaskada e Devollit. Kompania norvegjeze Statkraft, njeshi ne bote ne ndertimin e hidrocentraleve e qe ka marre me koncesion ndertimin e tre hidrocentraleve ne kete kaskade, ka porositur 6 turbinat e hidrocentraleve te Kaskades se Devollit me nje vlere 100 milione euro tek kompania franceze Alstom, edhe kjo lider boteror ne prodhimin e turbinave. Ky eshte nje hap tjeter madhor ne ndertimin e Kaskades se Devollit, nje investim ne teresi prej rreth 1 miliard euro, pra investimi me i madh qe eshte bere ndonjehere ne Shqiperi. Ndërtimi i Kaskades së Devollit filloi më datë 13 maj 2013. Ata qe e quajten mashtrim elektoral te kerkojne ndjese. Ajo do te punesoje direkt dhe indirekt mbi 5 mije vete ne njeren nga zonat me te varfera te vendit. Me perfundimin e kesaj vepre shtohet me 700 GWh prodhimi vjetor i energjise elektrike ne vend. Ky zhvillim eshte nje deshmi tjeter madhore e suksesit te qeverisjes se PD ne terheqjen e investimeve te huaja dhe projektin e tone “Shqiperia vend i zhvilluar, lider ne prodhimin e energjise se rinovueshme ne rajon dhe me gjere!” sb.

berisha facebook

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)