Etrit Berisha duket se e ka mbyllur aventurën e tij te ekipi i Kalmarit me gol, madje duke i dhënë edhe tre pikë mjaft të çmuara në kampionatin suedez të futbollit.
Pas fitimit të 11-metërshit në minutën e 68, Berisha ka marrë përsipër ekzekutimin duke gjuajtur saktë dhe ndaluar sferën në rrjetë.
Ky është goli i dytë këtë sezon për Berishën, i cili të hënën pritet të prezantohet te Lacio më pas të grumbullohet me Shqipërinë për dy ndeshjet e Botërorit.
Mjaft e mirë ka qenë fundjava edhe për Hykën në Zvicër që ka shënuar një euro gol përballë St.Gallen, por ekipi i Lucernës humbi me rezultatin 4-1.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com