Berisha “tradhëton” Nikollë
Lesin, zgjedh Nard Ndokën

Berisha “tradhëton” Nikollë<br />Lesin, zgjedh Nard Ndokën
TIRANE - Burime të besueshme brenda kampit të PD tregojnë se ka filluar një sherrnajë e madhe, ndonëse e heshtur për momentin, për listat e kandidatëve për deputet të kryetarëve të partive të vogla në listat e demokratëve.

Sipas po të njëjtave burime mësohet se deri mbrëmë kanë marrë konfirmimin për në listat e sigurta të sëlisë blu, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Princi Leka i monarkistëve, Shpëtim Idrizi e Nard Ndoka.

Ndërsa Arian Starova e Nikoll Lesi, dy aletatët e Berishës, që në vitin 2005 në kohën e fushatës kundër kryeministrit Nano të asaj kohe, mësohet se s’janë përfshirë në listën e Berishës. Mes Lesit dhe Ndokës kryeministri Berisha ka përzgjedhur Ndokën e PDK, porse ka shkaktuar zemërimin e zv/ministrit Nikoll Lesi që është dhe kryetar i LDK, një formacion demokristian i shkëputur në vitin 2009 pas problemeve në gjirin demokristian.

I pyetur nga Shqiptarja.com për këtë informacion të dalë nga selia blu për mospërfshirjen e tij në listën e garancisë së PD, Nikoll Lesi sqaroi se "nuk e kam një informacion të tillë dhe pres ditën e hënë në darkë kur listat të kenë shkuar në KQZ për të parë se si do të jenë raportet brenda koalicionit".

I pyetur nëse s’do jetë në listë, por Ndoka and co të jenë në listën e PD, Lesi tha se "s’mund të flas për një gjë të cilën akoma nuk e kam menduar". Gjithashtu mësohet se ka reaguar mjaft keq edhe Arian Starova, zv/ministër i Mbrojtjes dhe kryetar i Bashkimit Liberldemokrat, pasi ka mësuar se nuk do te jetë në listën e PD.

Ajo cka pritet të mësohet të hënën është pothuaj e ditur se Lesi e Starova s’do jenë, por s’dihet reagimi i Nikoll Lesit, i cili shquhet për sulme të forta elektorale, çka e ka provuar në vitin 1997 kundër Berishës president dhe kundër Nanos si Kryeministër në vitin 2005.

Por edhe nga deputetë të tjerë të PD ka patur reagime nën zë, ndërsa i vetmi zë që mund të prishë humorin e qetësinë elektorale në koalicionin e djathte mbetet i përhershmi Nikoll Lesi çka s’të jep shans të parashikosh surptizat e sulmit të tij.

Mësohet nga burime të selisë demokrate se Berisha mund të çojë pikërisht në qarkun e Lezhës kryetarin e PDK Nard Ndoka në listën e demokratëve, duke acaruar kryetarin e LDK Lesi. Po të njëjtat burime thonë se ajo e cila ka kundërshtuar egër dhe në mënyrë të prerë emrin e Lesit në listën e PD ka qenë Jozefina Topalli, kryetare e parlamentit.

Nuk dihet arësyeja e kundërshtimit të saj, por mësohet se ajo ka qenë kundër edhe emrit të Preç Zogajt në listë, ndërkohë që nuk ka bërë asnjë zë kundër emrit të Nard Ndokës i cili e ka sulmuar hapur kryetaren e kuvendit.

Mundet votat e Ndokës që në vitin 2009 ishin diku tek 12 mijë vota të kenë sjellë ofertën e Berishës për ta futur në listë. Lesi me LDK e krijuar dy muaj para zgjedhjeve të 2009 mori 6100 vota në tre qarqe, Lezhë, Shkodër dhë Tiranë mund të shkaktojë jo pak tërmet në mazhorancë nëse "ndizet" siç di ai të ndizet në shërre politike.

Por qetësia e Lesit në prononcim të bën të dyshosh se ai e di se nuk do të jetë në listë dhe po përgatit kundërreagimin ditën e martë, çka nuk do të përkthehet mirë në PD.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?