Berisha lëshon gojën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë: Ilir Beqja një debil!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar sot planin për shëndetësinë, ndërsa nuk nguroi të lëshonte akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit. 

Sipas tij qeveria ka kryer krime kundër njerëzimit në shëndetësi, ndërsa ajo që u vu re gjatë fjalës së kryedemokratit ishin fjalët e përzgjedhura për të përshkuar ish ministrin e shëndetësisë. Me një fjalor të rënduar, etiketues dhe fyes, Berisha tha se Beqja ishte ministri më hajdut që ka pasur Ministria e Shëndetësisë.

"Kurrë ndonjëherë ajo ministri, as në diktaturë, nuk është drejtuar nga hajdutë dhe injorantë siç është drejtuar gjatë këtyre viteve. Do të më falni, cilido që ka njohur Ilir Beqën, në rini dhe fëmijëri, e ka njohur si debil.

Po, ua them haptas këtu dhe më vjen keq që flas në këtë mënyrë. Por një hajdut, siç do thoshte një punonjës i ndershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, si ky hajdut, kjo ndërtesë nuk ka pasur kurrë", tha Berisha. 

Berisha shigjetoi edhe kryeministrin Rama, i cili një ditë më parë tha se një grup kriminelësh shkaktuan situatë dramatike në Onkologjik. 

‘Edi Rama, dje, tha se ajo që ka ndodhur në onkologjik është një krim i rëndë. Në krye të këtij krimi qëndron vetë ai, qëndrojnë ministrat e tij, që shënojnë rekordet më të zeza. Kurrë ndonjëherë ajo ministri, as në diktaturë, nuk është drejtuar nga hajdutë dhe injorantë siç është drejtuar gjatë këtyre viteve’, deklaroi kreu i PD Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se në 100 ditët e para të qeverisjes së tij do të angazhohet për një reformim transformues të sistemit shëndetësor. Por, duket se paska 'harruar' se në çfarë gjendje e la sistemin shëndetësor gjatë 8 viteve qeverisje.

“Onkologjiku do të shkëputet nga QSUNT sepse është konstatuar se QSUNT i ka vjedhur dhe shkatërruar të sëmurët. Ajo drejtori famëzezë ka bërë tenderë të përsëritura pa sjellë asnjë ilaç. Askush nuk ka punë më të vështirë se mjekët e onkologjikut, por ama heshtja e tyre nuk mund të pranohet. Po pse duhet të heshtin ata para hajdutëve drejtorë dhe ministra. Dhe kanë heshtur. Ndaj do krijohet Instituti i Tumoreve. Ky institut do ketë buxhetin e vet dhe i garantoj shqiptarët se sado që të kushtojnë ilaçet e tyre, të cilat përdoren në BE, do përdoren edhre në Shqipëri”, tha Berisha.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E DREJTA: 25/01/2025 14:59

    PLAKU MERE...BANDITI

    Përgjigju
  • Jeton Fadil Flutra Gjoleka: 25/01/2025 14:39

    O Sali Bajga pi ka mē DEBIL se ty ? Ti dhe lopēn kur ta dha ytat pēr ta ruajtur kur ishe i ri e humbe lopēn o hajdut kriminel jashqitje e kombit shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë