Berisha:Linjë të re nënujore me
Italinë, partneritet publik-privat
"Qeveria do të vendosë se shpejti për të ndërtuar një linjë të re nënujore në partneritet publik-privat, që lidh Shqipërinë me Italinë, një treg gjigand energjetik". Këtë ka premtuar kryeministri Sali Berisha sot gjatë përurimit të OST.
TIRANË (KASHAR) - "Qeveria do të vendosë se shpejti për të ndërtuar një linjë të re nënujore në partneritet publik-privat, që lidh Shqipërinë me Italinë, një treg gjigand energjetik". Këtë ka premtuar kryeministri Sali Berisha sot gjatë përurimit në Kashar të sistemit të ri të kontrollit energjetik të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, OST, SCADA/EMS, një vepër e ndërtuar nga kompania italiane ABB. Berisha e ka thënë këtë përpara ambasadorit italian në Shqipëri, Massimo Gaiani, i pranishëm në përurim, por pa shpjeguar më tej asnjë detaj se si, kur, kush do të jenë aktorët dhe faktorët e projektit të madh nënujor.
EDHE PSE NË KRIZË, ITALIA NDIHMON NJËSOJAT PËR SHQIPËRINËKryeministri Berisha shprehu mirënjohjen e veçantë për qeverinë italiane për investimet që ajo ka bërë në Shqipëri. Megjithëse në këtë kohë nuk ka kaluar një moment të mirë ekonomik, kjo s'e ka penguar Italinë mike të mos i ndërpresë investimet për Shqipërinë".
"Së pari dëshiroj të shpreh një mirënjohje më të thellë, qeverisë italiane, taksapaguesve italiane, për bujarinë e tyre të madhe, kontributin thelbësor, të jashtëzakonshëm që kanë dhënë gjatë këtyre dy dekadave, Shqipërisë dhe shqiptarëve në përpjekjen e tyre, për të ndërtuar një jetë më të mirë, për t'u ndarë me një të shkuar tepër të hidhur, për të ecur në rrugën e integrimit, në rrugën e begatisë", ka bërë parantezë kryeministri.
Berisha ka shtuar se projektet e kooperacionit italian janë të shtrira në mbarë vendin, në të gjitha fushat, dhe kanë pasur ndikim thelbësor në përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë. "Ato janë projekte që shtrihen në të gjitha fushat, në infrastrukturën bazë, në arsim, në shëndetësi, në fushën e sigurisë të mbrojtjes. Nuk ka fushë, në të cilat marrëdhëniet tona të mos jenë të shkëlqyera, të mos jenë frytdhënëse", ka theksuar Berisha.
Ai ka bërë më tej me dije edhe një fakt të ri, se gjatë këtyre viteve dhe gjatë vizitës së tij të fundit në Itali, pak muaj më parë, "qeveria mike italiane më informoi se kooperacioni me Shqipërinë do të vazhdojë, madje më paraqiten listën e projekteve, ku ne duhet të ishim më të shpejtë, më të vëmendshëm dhe kjo e dyfishon mirënjohjen tonë ndaj jush dhe ndaj qeverisë suaj e taksapaguesve tuaj".
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.7%
-
Jo
78.8%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 293
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21