Berisha: Marrja e udhërrëfyesit
akt historik për Kosovën

Berisha: Marrja e udhërrëfyesit<br />akt historik për Kosovën
PRISHTINE- Kryeministri Berisha e vlerëson si arritje madhore historike për Kosovën në rrugën drejt integrimit marrjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

“Ky akt madhor në marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Bashkimin Europian, vendet e tij anëtare, është dëshmi e sukseseve të reformave të gjithanshme që kanë shndërruar Kosovën në një nga vendet më të sigurta të rajonit dhe vlerësimit të tyre të madh ndërkombëtar. Ky është një akt madhor besimi nga Komisioni Europian dhe vendet anëtare të BE-së ndaj qytetarëve të Kosovës, shtetit ligjor dhe institucioneve të tij, në demokracinë më të re në Europë”, u shpreh Kreyministri Berisha.

Për kryeministrin dorëzimi i pyetësorit për heqjen e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kontrollit të Integruar të Kufijve me Serbinë dhe vendosmërisë së qeverisë së Kosovës për zbatimin e saj, dëshmon vlerësimin e madh që Komisioni Europian dhe vendet anëtare të BE-së kanë për marrëveshjen e Brukselit midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e saj.

Ai shprehu bindjen se “kërkesat e pyetësorit do të jenë një frymëzim i vërtetë për qeverinë, institucionet dhe qytetarët e Kosovës, për të ndërmarrë të gjitha reformat e domosdoshme për t’i plotësuar ato dhe merituar në kohën më të shpejtë lëvizjen pa viza të qytetarëve të Kosovës në Europë”

Kosova mori dje në Bruksel Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Dokumenti iu dorëzua ministres për integrime Vlora Çitaku nga komisionerja e BE-së Sesilia Malmstrom.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza