Berisha mbështet Tom Doshin
"Xhelati i Metës kërcënoi Bamin"

Berisha mbështet Tom Doshin<br />"Xhelati i Metës kërcënoi Bamin"
Sali Berisha përmes rrjetit social i ka dalë sërish në mbrojtje Tom Doshi duke mbështetur versionin e tij lidhur me kërcënimin që sipas deputetit i është bërë Durim Bamit në ambientet e Prokurorisë.

Tom Doshi deklaroi dje se ekziston një video ku Durim Bami është kërcënuar me jetën e djalit në ambientet e Prokurorisë 

“Fakti qe Ilir Meta i çon xhelatin Bamit në qeli me kërcënimin se do të vrasim djalin në rast se pranon se je porositur për të vrarë deputetët Doshi dhe Fufi, fakton dhe një herë se ai është porositësi direkt i ekzekutimit të deputeteve Doshi dhe Fufi.”- shkruan Berisha në Facebook.

Statusi i plotë i Berishës
"Xhelati i Metes ne qeli per Bamin: Do te vrasim djalin po fole!!!

Te dashur miq, nje video e regjistruar ne mjediset e Prokurorise se Krimeve te Renda me autorizm te Gjykates, provon se Durim Bami ndryshoi deshmine sepse Rama - Meta i derguan nje xhelat ne qeli, i cili e kercenoi se nese do te fliste do ti zhduknin djalin!

Fakti qe Ilir Meta i çon xhelatin Bamit ne qeli me kercenimin se do te vrasim djalin ne rast se pranon se je porostur per te vrare deputetet Doshi dhe Fufi, fakton dhe nje here se ai eshte porositesi direkt i ekzekutimit te deputeteve Doshi dhe Fufi, dhe se i tere procesi i hetimit eshte nje diktat fund e krye i qeverise per te fshehur skenarin ogurzi te eleminimit te dy deputeteve nga Ilir Meta!! sb"- shkruan Berisha.
berisha fb

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip