Berisha mbajti fjalim para militantëve të mbledhur poshtë banesës, Korreshi: S’jam Shekspiri të merrem me ballkonin e Romeo dhe Zhulietës

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi teksa komentoi mbështetësit e Sali Berishës të cilët u mblodhën poshtë banesës së tij, ku ndodhet në arrest shtëpie, zbuloi edhe arsyen pse nuk kishte qenë i pranishëm.

Në një lidhje “skype” për “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv ai tha se ka çështje më të rëndësishme me të cilat deputetët e opozitës duhet të merren.

“Nuk jam Shekspiri që të merrem me ballkonin e Romeo dhe Zhulietës. Do merresha më tepër me hallet që ka shteti me respektimin e ligjit dhe me gjendjen e dakordësisë sesi opozita do ta quajë veten, si do ta quajë pra grupi I Berishës, i Bardhit apo i Bashës”- tha Korreshi.

Më tej ai shtoi se personat që mblidhen poshtë dritares së Berishës janë të ngjashëm me tifozët e skuadrave të futbollit të cilët nuk heqin dorë edhe kur skuadra e tyre është në gjendje të keqe apo humb thellë.

“Ata e shohin Berishën si lider absolut është si me tifozët e sportit, edhe kur humb rëndë për shembull 7-0, nuk heqin dorë. E shoh positive se ai ka nevojë edhe të ketë mbështetës” shtoi ai.

Ndërsa gazetari Flogert Muça tha se nëpërmjet daljeve të tij nga ballkoni i banesës ku po mbahet në arrest shtëpie, Berisha po provokon SPAK-un në mënyrë që të shkojë drejt një arrestimi të mundshëm dhe “martirizimi politik”.

“Është hipotezë, unë mendoj se po. Nga ana e strategjisë së komunikimit ai ka përdorur disa mënyra për të testuar mbështetjen e tij popullore. E ka nisur nga lufta e drejtë për ngritjen e komisioneve hetimore. Më pas shkeli me vetëdije të plotë masën e sigurisë duke shkuar në arrest shtëpie duke menduar se shqiptarët do dynden. Dhe tashmë ai është “all in”. E vetmja gjë që I ka mbetur për të dhënë idenë e një martirizimi politik, po tenton të bëjë këtë gjë. Por ai komunikimi nga Ballkoni, nuk përbën shkelje sepse është si të flasësh me vete. SPAK-u nuk do të bjerë pre e provokimeve të doktorit”- tha Muça.

Sa i takon një mundësie që Sali Berisha të lërë si pasardhëse të tij Argita Malltezin në krye të Rithemelimit, deputeti Korreshi tha se duhet të ketë vetëm kandidim për kryesimin e PD-së dhe se Malltezi mund të jetë në krye vetëm nëse merr votat e shumicës së anëtarëve të partisë dhe jo nëpërmjet trashëgimisë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:36
Gazetari për fjalimet e Berishës nga ballkoni i banesës: Provokon SPAK-un që ta arrestojë! Tenton të krijojë idenë e një ‘martirizimi politik’

 

Gazetari Flogert Muça ka komentuar fjalimet që Sali Berisha po mban para militantëve nga dritarja e banesës së tij ku me urdhër të GJKKO është izoluar në arrest shtëpie.

Në lidhje skype për “Studio Live”, Muça tha se në këtë mënyrë Berisha po kërkon të provokojë SPAK-un duke thyer masën e mos-komunikimit me persona jo familjarë në mënyrë që të arrestohet dhe të krijojë idenë e një martirizimi politik, duke shpresuar se do të shkaktojë ngritjen e popullit në protesta.

“Nga ana e strategjisë së komunikimit ai ka përdorur disa mënyra për të testuar mbështetjen e tij popullore. E ka nisur nga lufta e drejtë për ngritjen e komisioneve hetimore. Më pas shkeli me vetëdije të plotë masën e sigurisë duke shkuar në arrest shtëpie duke menduar se shqiptarët do dynden.

Dhe tashmë ai është “all in”. E vetmja gjë që I ka mbetur për të dhënë idenë e një martirizimi politik, po tenton të bëjë këtë gjë. Por ai komunikimi nga Ballkoni, nuk përbën shkelje sepse është si të flasësh me vete. SPAK-u nuk do të bjerë pre e provokimeve të doktorit”- u shpreh gazetari ndër të tjera.

 

Ora 18:14
A do e njohë Argita Malltezin në krye të Rithemelimit? Deputeti Korreshi ‘shkrihet së qeshuri’: Ia ka prerë riskun Berisha

 

I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj në “Studio Live” në Report Tv, nëse do ta njihte Argita Malltezin në krye të Rithemelimit, si trashëgimtare të Berishës, deputeti Saimir Korreshi nuk e mbajti dot të qeshurën kur tha se ish-kryeministri ka deklaruar se edhe nëse do jetë prapa hekurave kryetar do jetë vetë.

Ai shtoi se kushdo që kërkon të kandidojë në një proces ku marrin pjesë të gjithë demokratët, është i mirëpritur. Por theksoi se më e mira për PD-në është që as Basha dhe as Berisha të mos jenë në krye.

“Ju e keni dëgjuar se zoti Berisha e ka thënë se betejën time do ta vazhdoj edhe nëse do jem prapa hekurave. Kështu që ua ka prerë riskun të gjithë të tjerëve (qesh). Nëse do ketë proces ku përfshihen demokratët kushdo është I hapur të kandidojë.

Nëse do e votojë shumica e demokratëve nuk ka asnjë pengesë. Bëhet fjalë për një process gjithëpërfshirës ku do të jenë të gjithë demokratët e Shqipërisë. E mira e PD është që Berisha dhe Basha të mos jenë më në krye të PD por t’I hapin rrugë një figure të re mashkull apo femër qoftë”- tha Korreshi.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vili: 04/01/2024 23:22

    Prandaj parlamenti eshte rrumpalle se ka deputet idjot si puna e ketij gomarit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni