Sali Berisha në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit, ka vendosur të mos zbatojë vendimin e GJKKO pasi ditën e sotme me një mikrofon në dorë është shfaqur në dritaren e apartamentit ku është izoluar dhe ka komunikuar me një grup militantësh që ishin mbledhur në rrugicën poshtë banesës së tij.

Edhe pse sipas vendimit të Gjykatës nuk i lejohet që të flasë me askënd tjetër përveç personave që jetojnë me të, Berisha e ka thyer këtë masë për herë të dytë. Edhe gazeta gjermane BILD bëri të ditur se ka arritur të flasë me Berishën, pas dhënies së vendimit nga GJKKO në Tiranë, duke zbuluar kështu shkeljen e ish-kryeministrit.

Që prej 30 dhjetorit 2023 Berisha qëndron në masën “arrest shtëpie” ndërsa i ndalohet komunikimi me persona të tjerë përveç atyre që  bashkjetojnë  në një banesë me të. Në fjalimin që mbajti nga dritarja e apartamentit ai tha se nuk ka komunikuar verbalisht me mbështetësit, jo në respekt të vendimit të Gjykatës, por për shkak të gjendjes shëndetësore.

Edhe nga arresti i shtëpisë, Berisha sërish nuk i ndali sulmet ndaj drejtësisë, teksa iu referua sërish SPAK si "organizatë kriminale" mdërsa më pas u ndal te kreu i SPAK Altin Dumani. 

"Ju keni konstatuar se në dallim nga çdo politikan, në këtë vend, unë kam sulmuar me ashpërsinë më të madhe prej dy vitesh Skapin si organizatë kriminale, si grupe të strukturuara kriminale.Sot do u them shkakun themelor. Në çdo gjë që kemi në vlerat tona politike, supervlerë ne kemi votën e lirë. Por në qoftë se Edi Rama, ministrat e tij, janë vrasës të saj në terren, Dumani, Kraja dhe horat e tjerë janë vrasës të saj në dosjet që nuk i hapin kurrë", tha Berisha.

Por thyerja e këtij vendimi nuk është ndonjë çudi e madhe nga Berisha, pasi ish-kryeministri edhe më herët nuk ka zbatur vendimin e parë të caktuar nga gjykata atë të detyrimit të paraqitjes, që solli më pas dhe ashpërsimin e masës në arrest shtëpie. Prokuroria kërkoi që Berisha të ruhej 24 orë me polic te dera, por gjykata vendosi për mbikqyrje periodike, që do të thotë se SPAK dhe policia do të shkojnë për kontrolle blic kur ata ta gjykojnë, për të parë nëse Berisha është apo jo në banesë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:52
Berisha shkel vendimin e GJKKO-së, flet me gazetarët! Bild zbulon shkeljen e “arrestit shtëpiak”

1703952239_000000000.jpg

Ish kryeministri Sali Berisha qëndron që prej 30 dhjetorit 2023 në masën arrest shtëpie, ndërsa i ndalohet komunikimi me persona të tjerë përveç, atyre që bashkëjetojnë në një banesë me të.

Por pavarësisht kësaj mase, gazeta gjermane BILD ka arritur të flasë me Sali Berishën, pas dhënies së vendimit nga GJKKO në Tiranë, duke zbuluar kështu edhe një shkelje të ish-kryeministrit.

Bild thotë në një artikull se arriti të flasë me Berishën, pavarësisht se atij i është ndaluar komunikimi.

“Ndihem shumë i motivuar për të udhëhequr një luftë të suksesshme kundër diktaturës së dytë në tridhjetë e dy vjet në vendin tim. Këtë herë është një shtet droge, një diktaturë mafioze”.- i ka thënë Berisha Bild.

Berisha gjithashtu, shkruan Bild, e konsideron Ramën përgjegjës për shpalljen e tij ‘non grata’ nga SHBA, me informacione të rreme dhe rryshfet.