Berisha mban premtimin, Ristani
emërohet zv.ministër i Brendshëm

Berisha mban premtimin, Ristani <br />emërohet zv.ministër i Brendshëm
TIRANE - Kryeministri mban premtimin se do ta mbante pranë angazhimeve të tij ish kreun e KQZ-së, Arben Ristani. Qeveria miratoi sot vendimin përmes së cilit Ristani emërohet zevendësministër i Brendshëm. Vendimi u mor pasditen e së martës në mbledhjen e Këshillit të Ministrave me propozimin e Kryeministrit Berisha.

Arben Ristani vetëm disa ditë më parë la postin e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në vend të tij u vendos Lefterie Lleshi, e zgjedhur me votat e Parlamentit. Në të njëjtën seancë parlamentare, Kryeministri Berisha falënderoi ish-kreun e KQZ-së Ristani ku tha se ai ka vepruar sipas ligjit duke përballuar situata të vështira siç ishte ajo e protestave të deputetëve të Partisë Socialiste para kryesisë së KQZ-së për zgjedhjet vendore të 2011. Njëkohësisht, Berisha i premtoi Arben Ristanit se do ta bënte pjesë të qeverisë dhe do ta kishte pranë. Duke mbajtur premtimin e dhënë, Kryeministri e emëroi sot zëvendsministër të Brendshëm.

Në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, ku u publikuan edhe vendimet e tjera të dhëna gjatë mbledhjes së sotme, shkruhet se emërimi u vendos në “mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit.

PARALAJMERIMI JAVEN E KALUAR NE KUVEND
Në seancën parlamentare të javës së kaluar kryeministri deklaroi se do e kishte në krah Ristani në angazhime të tjera.
“E falënderoj z. Arben Ristani që me vendosmëri dhe civilitet përballoi vështirësitë e jashtëzakonshme të krijuara nga tensionet politike të pamerituara të adresuara ndaj tij. Garantoj Ristanin se është nder dhe kënaqësi të vazhdoj bashkëpunimin me të dhe të theksoj se ka pasur mirëkuptimin tim të plotë kur vendosi të mos kandidojë për KQZ për faktin se ishte i pari kryetar në histori që zgjidhej me konsensusin e të gjitha forcave politike. E falënderoj, mos u bëni merak ju (i drejtohet opozitës në Parlament) se ai do jete në krah tim, në të gjitha betejat e ardhshme dhe vende të rëndësishme”,” tha Berisha seacën parlamentare të javës së shkuar në parlament.
“Për arsye të caktuara, PS i hoqi konsensusin dhe z Ristani deklaroi se nuk do ishte kandidat në KQZ. Po ja bëj këtë falenderim se po shkëputet nga një detyrë shtetërore dhe po largohet për shkakun e vetëm se ju prishët konsensusin për emërimin e tij. Faleminderit të katër zotërinjve që nuk i votojmë më në historinë e KQZ”.

(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit

'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit