Sali Berisha doli pas protestës duke akuzuar se në fakt ishte policia që e ktheu protestën e sotme në një natë terrori. Ai i kërkoi prokurorisë të hetojë aktet e policisë dhe përdorimin e plumbave të gomës në mes të turmës jashtë standarteve të përcaktuara.
"Kryeqyteti i Shqipërisë përjetoi një ditë dhe natë terrori si kurrë ndonjëherë më parë. Gjatë ditës dhe sonte narkobanditë me uniformë të ‘Shqiponjave’ dhe ‘RENEA-s’ kanë ushtruar një dhunë të paparë ndaj protestuesve paqësorë. Kanë qëlluar me mjete zjarri në shkelje të plotë të rregullave të përdorimit të armëve që përdorin.
I bëj thirrje prokurorit, të vërë para ligjit këta punonjës që sillen si kafshë ndaj studentëve dhe qytetarëve. Të sekuestrojë menjëherë planin e përhapjes të Forcave të Rendit. Të identifikojë vrasësit me pagesë 2500 euro që u marrin nishan në syrin apo në ballin apo në gjoksin e protestuesve paqësorë", tha Berisha.
Kreu i PD shprehu mirënjohje për të gjithë atyre protestuesve që vërshuan nga të katër anët e vendit dhe lagjet e Tiranës, me thirrjen e Partisë Demokratike, tha Berisha.
"Unë kam një mirënjohje të pakufishme ndaj studentëve dhe guximit, trimërisë së tyre. Dua të falënderoj përzemërsisht ata mijëra qytetarë të Tiranës, që sot u shkrinë në një, me vajzat dhe djemtë e tyre dhe të shqiptarëve.
Që po luftojnë çdo ditë, për secilin prej nesh, po luftojnë çdo ditë, për dinjitetin e këtij vendi dhe këtij kombi. Mbështetja e qytetarëve ndaj studentëve, është e një rëndësie vendimtare, për suksesin e kësaj revolte shpëtimtare për Shqipërinë. Ndaj dhe falënderoj me shumë mirënjohje ata mijëra e mijëra të rinj, të reja, burra, gra, që vërshuan nga të katër anët e vendit dhe lagjet e Tiranës, me thirrjen e Partisë Demokratike", tha Berisha.
-
Narkomane jane ato fytyrate tuaqe jambulon nga frika e se kapen dhe jo polcia eshtetit qe eshte ne krye te detyres per mbrojtjen e mbarvajtjen e jetes qytetare e shteterore, Ti je nje njeri qe ke vra pre edjeg nga 36 vjet vendin mos ofendo forcat e rrndit qe bejne punen e tyre poe ti dukesh se cfare njeriu je mer ne hjirin tend drogaxhi si Stresi shiko se cfare epiteti ka ashtu dhe i Antille njeriu eshte. Nuk e kuptoj se pse prokurotia nuk nderhyn per te bere kallzim penal kunder ketij qe jep e perkrah djegesit e vendit.Po ty edhe edhe zoti nuk te don atje se i ndyn vrndin atje njeri I ndyre.
Përgjigju -
He mor Salih, te marrte spirra e diarrea shalet se nuk le rehat kete vend per 36 vjet. Po paske qen me i keq se Enveri e gjithe byroja bashke. Komunist kriminel
Përgjigju -
Krimineli Sali non grata po krijon një 97 të dytë.....SPAK fle gjumë apo është me kriminelin që po shkatërron vëndin.
Përgjigju -
Kërmë
Përgjigju -
Berisha nBurg!
Përgjigju









Komente
Komento