Lobimi rus/ Berisha mbledh Këshillin Kombëtar: Basha të dalë të thotë si i dërgoi paratë në Skoci, ka zhdukur çdo gjumë në zyrë! Report Tv zbardh draftin si do zhvillohen primaret

TIRANË- Dy mbledhje për më shumë se 8 orë nuk mjaftuan që Sali Berisha t’i jepte demokratëve një datë proteste. I vetmi vendim që mori në kryesi e Këshillin Kombëtar ishte ngritja e një komisioni që do të bëjë auditimin e financave të PD në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha.

Kontrollin e financave, për të hedhur dritë mbi lobimin rus në PD, Berisha ua besoi Ledina Mandias, Florion Mimos, Enno Bozdos, Aldo Bumçit e Edmond Spahos, ndërsa Lulzim Bashës i bëri thirrje të shpjegojë se paratë e Moskës nuk kanë lidhje me arkën e PD.

"Sot kryesia ka vendosur të ngrejë një komision auditi për këtë aferë… ai duhet të thotë ku i mori paratë dhe si i dërgoi në Skoci, e shpëtoi një herë Rama por kjo çështje është shumë serioze dhe ai nuk mund ta trajtojë ndryshe, por të bëjë transparencë të plotë se ka drejtuar këtë parti, ndonëse ju e dini që gjënë më të lehtë ka gënjeshtrën. Edi Rama deklaroi edhe para një jave se ato e dinim që janë para ruse, por faktikisht bëri gjithçka për të mbyllur dosjen, për të marr peng kryetarin e PD. Komisioni që ngritëm sot do të hetojë, asgjë s’ka lënë në zyra i ka marrë dhe hard disc, por me ato që mund të jetojë, të informojë këshillin kombëtar dhe opinion publik”, tha Berisha.

Pavarësisht mungesës së një date, Berisha pranoi se demokratët kërkojnë reagimin përmes protestave. 

"Kjo do të jetë vjeshta e protestave ose pranvera e demokracisë. Njerëzit janë të gatshëm, presim vetëm mobilizim. Ata mobilizohemi kur të kuptojnë se ne e kemi seriozisht. Kur të binden se ne do i shkojmë deri në fund misionit tonë", tha ai.

Për të fituar më shumë kohë, PD e Berishës shtyu miratimin e rregullores së primareve, mbi bazën e të cilës do të përzgjidhen kandidatët për zgjedhjet vendore të 2023.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:37
Përfundon mbledhja e Këshillit Kombëtar në selinë blu, Paloka: Do të ketë greva dhe protesta qytetare

 

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar paralajmëroi greva dhe protesta, ndërsa bëri me dije se mbledhja e radhës do të jetë të shtunën tjetër.

“Mbledhja e ardhshme u vendos të jetë këtë të shtunë. Sot pati diskutime lidhur me qëndrimet që duhet të mbajë PD, apo aksionin opozitar dhe u ra në dakordësi që sa më shpejt të organizohen jo vetëm protesta , por një shumëllojshmëri aktesh dhe aksione opozitare përfshirë greva të mëdha, duke filluar nga sindikatat që funksionojnë në Shqipëri dhe gjithë grupimet e mëdha që kanë probleme si mësues apo mjekë, me qëllim që aksioni opozitar te jetë i shumëllojshme”, tha ai.

Ora 18:55
Berisha: Pro lustracionin, jo ndryshime nenesh dhe gjah shtrigash për qëllime politike

 

Sali Berisha i cilësoi si gjueti shtrigash, ndryshimet ligjore që Partia Socialiste po propozon për dekomunistizimin dhe hapjen e dosjeve. Ai tha se ishte për lustracion të plotë të politikës.

"Ju e keni të qartë si u rikthye çështja e dosjeve në një proces gjueti shtrigash ndaj një kundërshtari politik. Ne kemi votuar dy herë në 96-ën dhe në 2008-ën ligjin për lustracionin. Ky ligj jo vetëm që hapte dosjet për çdo funksionar që kërkonte post por i jepte të drejtë çdo qytetari për t’u njohur me dosjen e tij.

Një ligj tjetër, i dënimit të genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit, i jep të drejtën çdo shqiptari që të padisë në gjyq persekutorin e tij Edi Rama e paditi ligjin dhe e bllokoi në Gjykatën Kushtetuese. Partia Demokratike është kundër gjahut të shtrigave, por është pro lustracionit dhe dekomunistizimit. Ne do të dërgojmë brenda dy ditëve në paralament ligjin e plotë të lustracionit dhe jo nene. Kemi qenë dhe do jemi për lustracionin, por kurrë nuk jemi për gjah shtrigash për qëllime politike. Nuk jemi për kontrolle jashtë qëllimit”, tha Berisha.

Ora 18:28
Lobimi rus, Berisha: Basha s’ka lënë asgjë në zyrë, të dalë e të thotë si i dërgoi paratë në Skoci

 

Sali Berisha ka lëshuar sërish akuza ndaj ish-kryedemokratit Lulzim Basha sa i përket çështjes së lobimit Rus. Berisha tha se lobimi është një akt personal i Bashës dhe se të gjitha paratë i ka mbajtur për vete dhe se duhet të dalë dhe të thotë sesi i dërgoi paratë e financuara nga Rusia në Skoci.

“Ky është një akt shumë i rëndë për PD, ky është shkelmim, por do thekson tre gjëra, e para gjer sot nuk ka asnjë individ në PD që të ketë patur dijeni për financime ruse, akt personal i Bashës. Së dyti, në 2018 kur ambasadori amerikan më ka sjell një dosje, ka pasur vetëm një artikull të Mother Jones dhe  fletës se provonte se Muzin është lobist i PD, kaq kishte, në prill pas zgjedhjeve në 6 bashki, disa bashkatdhetarë më kanë informuar nga Neë York se kanë firmosur por s’kanë dhënë asnjë qindarkë sic mashtronte Basha. Pasi u bënë tre burime kamë dalë në media dhe kam akuzuar Ramën se mbylli dosjen e Rusisë. Sot kryesia ka vendosur të ngrejë një komision auditi për këtë aferë… ai duhet të thotë ku i mori paratë dhe si i dërgoi në Skoci, e shpëtoi një herë Rama por kjo çështje është shumë serioze dhe ai nuk mund ta trajtojë ndryshe, por të bëjë transparencë të plotë se ka drejtuar këtë parti, ndonëse ju e dini që gjënë më të lehtë ka gënjeshtrën. Edi Rama deklaroi edhe para një jave se ato e dinim që janë para ruse, por faktikisht bëri gjithçka për të mbyllur dosjen, për të marr peng kryetarin e PD. Komisioni që ngritëm sot do të hetojë, asgjë s’ka lënë në zyra i ka marrë dhe hard disc, por me ato që mund të jetojë, të informojë këshillin kombëtar dhe opinion publik”, tha Berisha.

Ora 18:20
“Kjo do të jetë vjeshta e protestave”, Sali Berisha: Qytetarët po na presin, tek ne i kanë sytë

 

“Kjo do të jetë vjeshta e protestave”. Kështu deklaroi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Sali Berisha, duke mos dhënë edhe këtë herë një datë fikse për fillimin e tyre.

Ish-kryeministri përpara anëtarëve të Këshillit tha se qytetarët po presin mobilizimin e tyre.

"Kjo do të jetë vjeshta e protestave ose pranvera e demokracisë. Njerëzit janë të gatshëm, presim vetëm mobilizim. Ata mobilizohemi kur të kuptojnë se ne e kemi seriozisht. Kur të binden se ne do i shkojmë deri në fund misionit tone. Një formë mbetet protesta qëndrueshme dhe e vazhdueshme. Por shumëllojshmëria e protestave duhet të jetë objektivi ynë”. Së shpejti do të takohemi e sindikatat që kanë një rol kryesor. Fatos Lubonja thotë ne jemi komb pa sindikata. Por ne duhet të mbështesim fuqimisht sindikatat. Unë kam besim se ato do të riorganizohen. Do të mbrojnë interesat e punonjësve. Fronti për shpëtimin e Shqipërisë, do të zgjerohet me sindikatat, me parti të tjera, me PL dhe çdo parti tjetër. Kam besim se na kjo mbledhje ne do të arrijmë të shpërndahemi ne mbarë vendin në një situatë të elektrizuar nga pakënaqësia e kësaj qeverie”, deklaroi Berisha.

Ora 18:14
Marrëveshja e detit me Greqinë, Berisha: Rama e shiti, s’ka vend në botë që toleron një tradhtar si ai

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Sali Berisha e përqëndroi fjalimin në akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Berisha e e cilësoi Ramën si tradhëtar të kombit. I ndalur tek çështja e detit me Greqinë, Berisha tha se kryeministri Rama është ai që shiti detin.

“Marrëveshja e detit e firmosur në 2009, nuk mund të them se ishte e përsosur por një ekspertizë serioze ndërkombëtare shprehet se linja të përcaktuara do të dërgojë në gjykatë. U vendos një kusht me kusht që Greqia të mos kalojë në 12 milje dhe Greqia ishte me 6 milje, Greqia pranoi të shkojë në gjykatë me marrëveshjen e 6 miljeve sepse e pa që qeveria shqiptare bëri përpjekje për zgjidhje të problemit Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshje, por kjo marrëveshje kishte një shans që ishte ligji ndërkombëtar. Këto verbërisht e ç’bënë gjithë këtë punë që ishte bërë. Filluan marrëveshjen nga e para me Kotsias dhe pas 34-vitesh negociata kur do firmosnin marrëveshje të re, ishte në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese dhe i thanë palës greke që tani na del gjykata. Në këtë rast Greqia përdori të drejtën që nuk mund t’i mohohej,. Në ligjin ndërkombëtar ka të drejtë 12  milje, Edi Rama e njohu këtë të drejtë, Edi Rama shiti detin. Kishte vetëm një shpresë aty, që ky ishte një proces në marrëveshje e sipër dhe rregullat e lojë i ndryshon në proces e sipër. Nuk po shkohet në gjykatë për marrëveshje të 2009, as për marrëveshje që negocioi me Kotsia, por për të përcaktuar linjën detare me 12 milje pala tjetër, dhuratë plotësisht e Edi Ramës, për shkak të largimit të tij nga gjykimi i marrëveshje së 2009. Marrëveshje 2009 po shkonte në Gjykatë dhe ky zotëri tani ka bërë çdo hap në kundërshtim më Gjykatën Kushtetuese. Për këtë nuk ekziston as gjykatë dhe as gjë tjetër. Sillet sikur ta ketë Shqipërinë çiflig të vetën. Në marrëveshjen  e 2009 që të gjitha zonat e gazit dhe naftës që binin në ujërat territoriale të Shqipërisë. Në marrëveshjen që do firmoset me 12 milje shuma është mld euro. Ky është aspekti i Edi Ramës me interesin kombëtar. Nuk ka vend në botë që toleron një tradhtar si ky përveç Shqipërisë. Qëndrimi i tij tjetër është ai më cinik më shkatërrimtar, i vjedhjes dhe mashtrimit të përditshëm. Ju e patë se si u tret, si brima para diellit, shteti digjital i Shqipërisë”, tha Berisha.

Ora 18:13
FOTOT/ Demokratët mblidhen në Këshillin Kombëtar, Topalli buzagaz me Imamin! I pranishëm edhe këngëtari Renis Gjoka

Sali Berisha ka mbledhur sot anëtarët e Këshillit Kombëtar. Në mbledhje vihet re Jozefina Topalli e cila shfaqet e buzëqeshur pranë Arben Imamit. I pranishëm është edhe këngëtari Renis Gjoka.

Ora 17:53
Berisha: S’ka akt më të turpshëm se mbylla e kolegjit turk se gjoja janë të lidhur me terroristë! S’ka asnjë fakt

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mbylljen e kolegjit turk. Berisha tha se ky është një akt i turpshëm i marrë nga kryeministri Edi Rama duke e konisderuar si një shkollë të lidhur me grupe terroriste. Berisha tha se s’ka asnjë fakt për këtë.

“Kurrë nuk duhet të harrojnë se për ne kombi është i pari dhe ne jemi komb...Ne nuk mund të pranojnë ndikime politike nga askush në raportet tona fetare. Ata që e thanë se feja e shqiptarit ishte shqiptaria ata ishin besimtarë të zotit, por ata e thanë se fetë s’duhet t’i përçanin asnjëherë shqiptarët. Nga njëra anë kërkohet të emërohet kreu i komunitetit mysliman. Në statute zgjidhet me votë. Tani na del se do na i hapë dhe mbyllë shkollat kur të dojë. S’ka kat më turpshëm, më poshtërues sesa të mbyllesh kopshte e shkolla fëmijësh se gjoja janë të lidhur me terroristë në Turqi. Pa asnjë fakt.  Akti i vetëm gjejnë një oligarkë të klientelës për të thënë se e kam blerë unë godinën.  I them Sinan Idrizit mos e bë veten në këtë mënyrë se do përgjigjesh për këtë. Mos luaj në interesa kombëtare. Nëse Turqia do të respektojë Shqipërinë si vend sovran s’do mundet kurrë të diktojë mbyllje çerdhesh dhe shkollash. Ne jemi parti e interesit kombëtar, ne nuk mund të lejojmë që vendimet ndaj nesh të merrren në Beograd dhe Ankara. Kanë ikur ato kohëra. Po ky është pa atdhe, një njeri i përkushtuar vjedhjes nga mëngjesi dhe në darkë”, tha Berisha.

Ora 17:43
Berisha: Rama vasal i Vuçiç, me Ballkanin e Hapur mbron Serbinë! Kush je ti që shkel mbi gjakun e mijëra të vrarëve nga Beogradi?

 

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Sali Berisha ka akuzuar Ramën se është kthyer në një vasal të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Sipas Berishës, kështu Rama është kthyer në mënyrë indirekte edhe vasal i Moskës.

"Kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar bëhet në një moment jashtëzakonisht kritik për vendin shoqërinë dhe kombin shqiptar. Siç ndiqni situatën, Edi Rama çdo javë, çdo muaj zhytet gjithnjë e më thellë në vasalitet të plotë ndaj presidentit serbomadh Vuçiç dhe Beogradit. Nëse ju merrni diskursin e tij të muajit të fundit, në këtë diskut njeriun më të mbrojtur, më të cituar në rajon dhe në botë në fjalimet e Edi Ramës, do gjeni Vuçiç. Ky vasal i tij kalon nga samiti në samit, nga takimi në takim, duke e mbrojtur një Putin të Vogël, në rajon, duke i dhënë këshilla Europës dhe botës, duke justifikuar plotësisht rreshtimin e Putin me Rusinë dhe kundër sanksioneve të BE. Prapa mbrojtjes që i bën Rama, qëndron vasaliteti i tij ndaj Beogradit dhe indirekt ndaj Moskës, qëndron shkelmimi që ai u bën interesave kombëtare shqiptare. Kërkesën që ai i drejton Vuçiç publikisht për njohjen e Kosovës e ka të miratuar nga padroni i tij. Në fakt Vuçiç nuk mërzitet nga kjo kërkesë, e shumëzon me zero kërkesën për njohjen e Kosovës dhe këtë e ka të qartë çdo qytetar shqiptar, politikan shqiptar por edhe serb. Me këët kërkesë, alibi ai bulon të gjitha shërbimet, avokatinë që i bën Beogradit. Me Ballkanin e hapur mbron këtë politikë. Rama në qëndrimin ndaj Vuçiç dhe Beogadit shkelmon mbi gjakun e dhjetëra mijëra shqiptarëve. Çfarë je ti zotëri. Na thuaj, që kërkon të arkivosh që kërkon të arkivosh gjenocidin çfarë autoriteti ke ti, përveç skllavërisë së Vuçiç. Si mund ta bësh një gjë të tillë?", tha Berisha.

Ora 17:28
Report Tv zbardh draftin, ja si do mbahen primaret e Berishës

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka zbardhur draftin sesi do zhvillohen primaret e Sali Berishës.

(Kliko këtu ) Drafti për primaret

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TURUTUTUM KASAP BULE LEKA [ KEPI ]: 27/09/2022 08:09

    Shikoni Zhelefinën një palaço e vërtet një kllaune cirku. Po kjo bëri parti të re e kur e pa që si doli gjë u kthye te partia e saj tualt pd. O popull po thiri mëndjes zhdukini kto lloi plerash nga politika si zhelefina që të tana i ban dhe m*tin ta han për një vënd në politik kujdes o popull hipolit.

    Përgjigju
  • Jimmy: 26/09/2022 21:43

    Doli kjo drandia me karakurven imami! Kjo rruspie si duket i mbaroj paret dhe do te rjep prap!!iku koha juaj funderrina

    Përgjigju
  • Jimmy: 26/09/2022 21:26

    Me ne fund foli dhe thupua!!do na e haje hajdarin deri ne rreze!!mother fucker

    Përgjigju
  • Kik: 26/09/2022 20:33

    Per mua Auditimi i lobimit Ruse te Pd eshte per show se ajo dihet qe nuk jane para qe kane kaluar nga Pd. Ato jane parate e Visit.

    Përgjigju
  • Lino: 26/09/2022 20:08

    Sali non grata e bone kshillin e hahaha

    Përgjigju
  • Nosi: 26/09/2022 20:07

    Vetem ligesi dhe krime nxjerr pd

    Përgjigju
  • Nuli: 26/09/2022 20:07

    Felliqesira jane kto te pd turp i shqiperise

    Përgjigju
  • Geri: 26/09/2022 19:57

    E harrove veten kir i jepje nagte serbis mor legen, tani shan ramen qe ka mardhenie te mira me serbin po ti je per ne spac mor

    Përgjigju
  • Albi: 26/09/2022 19:56

    I vetmi qe mbronte dhe mbeshteste serbin je ti

    Përgjigju
  • Oliver: 26/09/2022 18:50

    Rama o sali qe ta dish ti gjithmon vepron ne baze te fakteve jo si ty

    Përgjigju
  • Popull legen: 26/09/2022 18:48

    Nuk keni faj ju o politikanet e Shqiperise jo e ka fajin ky popull legen qe e genjeni me nje thes miell apo 10 lt nafte kur behen votimet dhe vazhdoni beni komedi mediatike gjoja shani njeri tjetrin kur ne te vertete afaret e pista i beni bashke. Ju lumte jepini gas pa prb se ketu jane vetem njerez pa dinjitet pa seder dhe servila , pjesa tjeter i ra shkurt iku fare dhe ju vazhdoni beni miliarda ne kurriz te idiotave qe ju vijne nga mbas si legena .

    Përgjigju
  • Geri: 26/09/2022 18:47

    Kur jep mend dhe ky saliu mo amon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Berisha e Meta do e arrijnë qëllimin me protestën e 6 dhjetorit



×

Lajmi i fundit

Begaj dhe Steinmeier: E rëndësishme e ulja e tensioneve në Kosovë, dialogu e vetmja zgjidhje

Begaj dhe Steinmeier: E rëndësishme e ulja e tensioneve në Kosovë, dialogu e vetmja zgjidhje