Berisha: Agron Neza dhe Dorian Duçka u vinin ‘gjoba’ biznesmenëve, këta mafiozë 'hapën në Tiranë biznesin e black listimit’

 

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Agron Neza dhe Dorian Duçka u vinin gjoba biznesmenëve në Tiranë. Sipas Berishës, ata shkonin iu uleshin në tavolinë biznesmenëve që kishin para dhe u kërkonin lekë për t’iu hequr non gratën në SHBA.

Ndaj dhe hymë në një fazë të re, në një fazë në të cilën ne do të arrijmë fitore vendimtare ndaj këtij regjimi. Nuk duhet të dekurajohemi, nuk duhet të pranojnë për asnjë rast të tërhiqemi. Mendoni për një moment, çfarë diktature përjetojnë sot qytetarët shqiptarë nga mashtrimi dhe relativizmi. Mendojeni pak, për ti thënë vetes se sa herë, sa jetike është që çdo demokrat të ulet me çdo shqiptare e çdo shqiptar.

Mediat sot për shkak të kontrollit të pamëshirë të qeverisë mbi pronarët, ushtrojnë atë të cilën dikur i pavdekshmi, Papa Benedikti i 16 e quajti diktatura e realivizmit.  A është në hetim Edi Rama, apo nuk është në hetim Edi Rama? Po ju jap vetëm këtë shembull shqiptarëve, në një kohë kur vendimi i gjykatës Amerikane thotë se është në hetim, e keni vënë re ju se në shumicën e ekraneve, është në hetim, nuk është në hetim.

Mora një shembull që është në hetim me gjithçka të tij, e që ai hetim do ta ndjekë gjithë jetën e që ai hetim do të zhvillohet edhe në Shqipëri dhe nuk ka ku të shkojë, sepse këta mafiozë hapën në Tiranë biznesin e ‘black listimit’. A e dini ju që McGonigal me asistentët e tij mafiozë, Dorian Duçka dhe Agron Neza kalonin nga restoranti në restorant dhe kapnin biznesmenët nëpër tavolina, hajde pak njëherë se më duket ke diçka. Absolutisht, është e vërtetë. Gjer në këtë shkallë degradoi. Por në cilin vend të botës nuk ndiqen këta, përveç se në shtetin mafioz të Edi Ramës, këta gjobëvënës të pafytyrë. Absolutisht. Nuk ishin vetëm ata, nuk ishin pa mbështetje ata.


Lajmi kryesor:

Berisha: Do nisim fazën e re të revolucionit, të fitojmë zgjedhjet! Neza e Duçka iu vinin gjoba biznesmenëve, hapën në Tiranë biznesin e ‘black listimit’


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Prodhon raketa ajrore për Ukrainën, përfshihet nga flakët fabrika kimike në Gjermani (VIDEO)

Prodhon raketa ajrore për Ukrainën, përfshihet nga flakët fabrika kimike në Gjermani (VIDEO)