Berisha me kandidatin e 'Shtëpisë së Lirisë' për Durrësin: Më 6 mars, mos ngatërroni logon tonë me atë të rrëmbyer nga Rama! Muka: Do bëjmë punë, por jo si Vangjushi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me banorët e Manzës në mbështetje të kandidatit të 'Shtëpisë së Lirisë' për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Durrës, Ardian Muka. Sot, në ditën kur u hap zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme, Berisha i bëri thirrje qytetarëve të ndahen nga regjimi i Edi Ramës. Ish-kryeministri theksoi se është një regjim që ka vetëm interesa të pasurimit të qeveritarëve ndërsa nuk la pa sulmuar kandidatin e Bashës.

“Është koha të përdorim votën për një vendim të rëndësishëm. Përfaqësuesja e Edi Ramës, jo vetëm solli helmet këtu, plehrat i digjte natën si hije të zeza, ajo kandidate nuk vjen rastësisht, është kryeinspektorja e e ndërtimeve të dëmtuara nga tërmeti i shtatorit 2019. Ato të dëmtuarat në 2019, morën shpirtrat e qytetarëve më vonë. Kjo u tregua e papërgjegjshme. Banorët të sistemoheshin, por u lanë aty që një tërmet tjetër tu merrte jetën.”-tha Berisha.

Ndër të tjera ish-kryeministri teksa i bëri thirrje qytetarëve të votojnë për koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’ dhe të mos ngatërrohen me logon që ka konfiskuar e rrëmbyer Edi Rama, duke ju referuar PD-së. Berisha sulmoi kandidatin e PD për Durrësin, Luan Hakën, duke thënë se ai ka firmosur me qeverinë e Ramës për monopolin e shërbimeve të porteve, nga Saranda në Shëngjin.

“Mos u ngatërroni me logon që ka konfiskuar Edi Rama, të mashtruar demokratët për Lul Bravën. Luan Hoti, vjen këtu me monopolin e Edi Ramës për portet. Demokrat që ka firmosur me qeverinë e Edi Ramës monopolin e shërbimeve të porteve nga Saranda në Shëngjin. Pa çuar valixhen me euro te Edi Rama atë monopol s’e merr dot kurrë.”-tha Berisha.

Kurse kandidati i Berishës për Durrësin, Ardian Muka deklaroi se më 6 mars do ja kthejnë Bashkinë e Durrësit qytetarëve ndërsa theksoi se për 22 vite ky qytet humbi origjinën e tij. Ai deklaroi se do të bëjnë punë, por jo si ato të Vangjush Dakos.

“Qytetin do ta sjellim në binarë. Për 22 vite qyteti e ka humbur origjinën e tij, u betonizua. Durrësi vuan për parkime, lulishte, rrugë, trotuare. Trotuaret do thoni ju janë, po ashtu si i ka bërë Vangjushi zëre se nuk janë. Me pllaka të bardha, nuk janë trotuare, por bulevarde brenda trotuareve të Durrësit. Më 6 mars do ja kthejmë Bashkinë e Durrësit qytetarëve, pasi me fondet dhe taksat tona është abuzuar.”-tha Muka.

Zgjedhjet e 6 marsit, tha Muka, janë të rëndësishme për koalicionin 'Shtëpia e Lirisë' edhe për të fituar zgjedhjet politike nesër.

"Bashkia e re nuk do të jetë bashki e pengut, nuk do të jetë bashki që do t'i mbajë njerëzit lidhur "më jep votën që të të jap shtëpinë, më jep votën që të të jap bonusin", bashkia e re do të jetë bashkia juaj, ne kemi një vizion, një program, ne kemi një mision që është më i madh se bashkia që të gjithë bashkë të ndërtojmë me votë dhe opozitën.

Opozita ishte e vdekur, opozita ishte e shitur, por falë lëvizjes së filluar nga doktor Berisha sot jemi këtu ku jemi, është kthyer shpirti opozitar, është kthyer dëshira për të bërë opozitë, është kthyer forca dhe besimi që ne të gjithë bashkë mund t'ia dalim që të fitojmë bashkinë dhe të fitojmë nesër edhe zgjedhjet politike", u shpreh Muka.

Sot, më 19 shkurt u hap zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme. Në 6 Mars do të zgjidhen kryebashkiakët e Shkodrës, Durrësit, Rrogozhinës, Lushnjes, Vorës dhe Dibrës, teksa tashmë kandidaturat janë bërë publike nga kryetarët e partive.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:10
Durrës/ Kandidati i 'Shtëpisë së Lirisë' për 6 marsin, Ardian Muka: Pas 22 vitesh bashkinë do ja kthejmë qytetarëve! Do bëjmë punë, por jo si ato të Vangjushit

 

Kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për Durrësin, Ardian Muka deklaroi se më 6 mars do ja kthejnë Bashkinë e Durrësit qytetarëve ndërsa theksoi se për 22 vite ky qytet humbi origjinën e tij. Muka deklaroi se do të bëjnë punë konkrete dhe jo si ato të Vangjush Dakos.

“Qytetin do ta sjellim në binarë. Për 22 vite qyteti e ka humbur origjinën e tij, u betonizua. Durrësi vuan për parkime, lulishte, rrugë, trotuare. Trotuaret do thoni ju janë, po ashtu si i ka bërë Vangjushi zëre se nuk janë. Me pllaka të bardha, nuk janë trotuare, por bulevarde brenda trotuareve të Durrësit. Më 6 mars do ja kthejmë Bashkinë e Durrësit qytetarëve, pasi me fondet dhe taksat tona është abuzuar.”-tha Muka.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë