TIRANE - Kryeministri Sali Berisha priti ditën e sotme në një takim kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, zotin Haxhi Selim Muça, ku u fol për avancimin e procedurave për ndërtimin e xhamisë së madhe të Tiranës, si dhe për problemet që dalin për realizimin e saj.
Kryeministri Berisha e siguroi zotin Haxhi Selim Muça se qeveria do të marrë të gjitha masat dhe do të japë të gjithë mbështetjen që punimet për xhaminë e re të fillojnë në muajin mars, e cila do të ngrihet në vendin tradicional dhe historik të Namazgjasë.
“Ajo jo do të jetë xhamia e të gjithë shqiptarëve dhe një monument i shkëlqyer i arkitekturës islame, që do të mishërojë edhe traditën e gjatë dhe origjinale të xhamive shqiptare. Duhet të kujtoj me këtë rast se hapja e xhamisë së Ethem Beut në Tiranë për shërbimet fetare ka qenë një nga veprimet e para të Partisë Demokratike”, u shpreh Kryeministri.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili mori pjesë në takim, e garantoi zotin Haxhi Selim Muça për përfundimin e shpejtë të procedurave të dhënies së lejes së ndërtimit sapo projekti të jetë dorëzuar.
Në takim mori pjesë edhe drejtori i Fondacionit Sema, zoti Mustafa Oxhan, i cili është një nga financuesit e këtij ndërtimi.
Zoti Haxhi Selim Muça shoqërohej nga arkitekti i xhamisë, nga nënkryetarët e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu dhe Gazmend Aga, si dhe kancelari Ali Zaimi.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com