Ndërkohë që thotë se synon të rrëzojë nga pushteti kryeministrin Edi Rama, Sali Berisha deklaroi sot një fitore ndaj Lulzim Bashës.

Pas më shumë se 3 vite nga rikthimi i Berishës në krye të Partisë Demokratike, ka arritur t’i marrë Bashës faqen e partisë në Facebook, e cila ishte emërtuar Demokratët Euroatlantikë, që është emri i forcës politike me të cilën Luli garoi në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pas të cilave nuk pati më "puls" publik dhe angazhim.

“Në vijim të vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë (Vendimi Nr. 723, datë 11 Qershor 2024), i cili konfirmoi të drejtat ligjore mbi emrin, vulën dhe simbolet e Partisë Demokratike të Shqipërisë, bëjmë me dije se emërtimi i përkohshëm në faqen e Facebook, “Demokratët Euroatlantikë” do të ndryshohet në “Partia Demokratike e Shqipërisë” për të reflektuar emrin e ligjshëm të institucionit”,- njoftoi PD sot.