Berisha – deputetëve PD:
Ja çfarë bëra në Amerikë
Kryeministri është ndalur thuajse në cdo takim të vizitës, e cila sipas tij ka kulmuar me takimin me sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton. Berisha nuk komenton partinë e re të krijuar sot.
TIRANË – Kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit kuvendor ka informuar deputetët demokratë për vizitën e tij 4 ditore në SHBA.
Kryeministri është ndalur thuajse në cdo takim të vizitës, e cila sipas tij ka kulmuar me takimin me sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton.
“Ajo çka SHBA presin nga ne dhe për çka ne jemi të përcaktuar, që mënyra më e shkëlqyer për të shprehur mirënjohjen tonë ndaj ndihmës së tyre, është konsolidimi i vlerave që dy vendet dhe kombet ndajnë së bashku. Në takim u diskutua për të gjitha problemet për situatën në vend dhe në rajon. Një vend të veçantë zunë përpjekjet e Shqiëprisë për integrimin në BE dhe sekretarja e shtetit theksoi domosdoshmërinë e plotësimit të kërkesave të BE, në mënyrë që të mund të bëhet i mundur vendimi që presin mbarë shqitparët. U vu theksi tek lufta kundër korrupsionit, u shpreh gatimshëri e madhe për problematikën që ka të bëjë me procesin e integrimit”, tha Berisha.
Kryeministri tha se në takim sekretarja e shtetit shprehu ngushëllimet e saj për rënien në krye të detyrës të kapiten Feti Voglit si dhe vlerësimin më të madh për njësitë shqiptare në Afganistan.
“Ka një gadishmëri të amdhe për të na ndihmuar në luftën kundër korrupsionit, pasi suksesi i projekteve të financuara nga taksapaguesit amerikanë deri më sot kanë bërë të mundur hapjen e një kapitulli të ri për shqipërinë në këtë luftë sicc janë one stop shop, taksa elektronike, etj. Një gadishmëri e plotë, gjykata administrative, të cilën komisioni i ligjeve e miratoi dhe shumë projekte të tjera të rëndësishme”, deklaroi kreu i qeverisë.
Sipas tij, SHBA janë të gatshme të ndihmiojnë në fushën e energjisë, arsimit dhe në çdo fushë tjetër.
Berisha nuk ka bërë komente për zhvillimet politike në vend, gjatë ditëve të qëndrimit të tij në SHBA, duke deklaruar se ekspozenë për këtë udhëtim nuk donte ta ndikonte me probleme të tjera.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
83%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2899
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kremtohet Krishtlindja, mesha e vigjiljes mbledh mijëra besimtarë në Tiranë! Dodaj: Të edukojmë të rinjtë, janë shpërqëndruar nga gjërat e kota
24 Dhjetor, 23:23
-
Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar, Mustafa Nano jep dorëheqjen
24 Dhjetor, 22:48
-
Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankesën e Grubit
24 Dhjetor, 22:48
-
Në 2 vjetorin e njohjes së tyre, Luizi bën dedikimin prekës për Kiarën
24 Dhjetor, 22:45
-
Shpërthimi tjetër i madh vullkanik po vjen! Shkencëtarët: Bota është e papërgatitur, njerëzimi s'ka plan! Ja çfarë na pret nëse ndodh
24 Dhjetor, 22:24
-
Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play
24 Dhjetor, 22:10
-
Kërcënimi nga Rusia/ Rilindje për 'Eurofighter', Evropa po blen avionë luftarakë miliarda dollarësh
24 Dhjetor, 22:05
-
Mbyllja e TikTok, gazetari Tanini kundër: Duhen filtra, problemi nuk është platforma, por mungesa e edukatës shoqërore
24 Dhjetor, 22:04
-
Ilir Meta uron Krishtlindjen nga qelia: Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin në çdo familje shqiptare
24 Dhjetor, 21:58
-
Mbyllja e TikTok, Leci: Ja pasojat, kompania kineze mund të kërkojë dëmshpërblim nga Shqipëria
24 Dhjetor, 21:55
-
Lushnjë/ Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjeve në Kishën Katolike ‘Pjetri dhe Pali’, marrin pjesë besimtarë të shumtë
24 Dhjetor, 21:51
-
Mbyllja e TikTok, Nikolla: Duhet edukim dixhital e filtra, të mësohet në shkollë përdorimi
24 Dhjetor, 21:46