Berisha në arrest shtëpie nga dritarja u flet militantëve, Balla: E papranueshme! Afera "Partizani", korrupsion i pastër

Sali Berisha po shkel në mënyrë të hapur masën e “arrestit në shtëpi” të vendosur nga GJKKO dhe për këtë, policia do të zbatojë procedurat si për çdo rast tjetër të shkeljes së Kodit të Procedurës Penale.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla e quajti të papranueshme shkeljen e vendimit të GJKKO-së që Sali Berisha bën duke mbajtur fjalim nga ballkoni, a dritarja para milintantëve të cilët mblidhen poshtë në rrugën “Mustafa Matohiti” ndërsa është në ‘arrest shtëpie’

Balla gjatë gjithë fjalës së tij nuk e përmendi emrin e Sali Berishës por iu drejtua me zotëria.

Kam dëgjuar shumë intepretime nga mediat për mënyrën e zbatimit të arrestit në shtëpi. Kodi i Procedurës Penale thotë se ke të gjitha ndalimet që ke gjatë arrestit me burg. Nuk e kam shkruar unë as zotëria por e kam votuar dhe unë dhe zotëria. Këtu është ndarja e dy botëve. Sa e respekton ligjin. Është e papranueshme por megjithatë i takon institucioneve të tjera të komentojnë. Nuk kam pasur kontakt me policinë për detyrën që ka, që shtetasin në fjalë ta trajtojë si çdo qytetar tjetër. Policia ka urdhërin e prokurorëve si e zbaton kontrollin në zbatimin e masës. Policia referon te prokurorët çdo gjë për zbatimin e masës"

I pyetur për hetimet ndaj Berishës, Balla edhe si denoncues i çështjes në SPAK, kur ishte deputet, e cilësoi çështjen Partizani si aferë të pastër korrupsioni. 

Pavarësisht se në rastin e personi që flisni është një kallëzim i bërë nga ana ime në cilësinë e deputetit apo të një qytetari të njohur me një element të veprës penale. E kam ndjekur prej shumë vitesh, që kur gatuhej ajo formë privatizimi dhe të gjitha veprat penale që pasuan. Vazhdoj të jem i bindur që rasti i privatizimit të kompleksit Partizani është rast tipik si në librat e kriminalistikës. Nuk dua të hyj në asnjë lloj komenti.

Sot në Shqipëri janë dy botë, PS që nuk bën asnjë koment për asnjë akuzë që ngrihet ndaj njërit prej nesh. Keni dëgjuar ndonjë nga përfaqësues të PS të komentojë vendimet e prokurorisë e gjykatës? Kemi rastin tjetër dhe e kuptoni qartë që është një korrupsion i pastër. Një funksionar public përdor firmën, pozicionin dhe funksionarët e tij brenda ndërtesëspër përfitime të paligjshme apo lehtësim procedure. Këtu është korrupsion se janë krijuar miliona pasuri.

Prej dy ditësh nga kati i 8 me një mikrofon në dorë dhe duke valëvitur flamur të PD-së, Berisha iu drejtua disa militantëve që grumbullohen në rrugën “Mustafa Matohiti”, duke thyer vendimin e 30 dhjetorit 2023, kur GJKKO vendosi që të mos kishte komunikim me asnjë person, përveç bashkëjetuesve të tij, që në rastin e ish Kryeministrit është vetëm bashkëshortja Liri Berisha.

Madje Berisha në shpërfillje të plotë të vendimit të GJKKO tha se ka vonuar kaq shumë për të komunikuar jo për shkak të vendimit të Gjykatës, por për shkak se kishte grip, eksperiencë nga e cila kishte kuptuar se nuk do ta bënte më vaksinën se ia imponon regjimi i Ramës. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veli: 05/01/2024 00:48

    Ministri nuk ka kompetence as juridiksion ne ceshtjet zbatimit te ligjit. Prokuroria dhe policia gjyqesore ka. Ato rregullohem me ligje te vecanta dhe kane kreret e zedhensat e tyre. Ministri ne fjale eshte tregues tipik i idiotesise dhe injorances deri ne ekstrem te ligjshmerise dhe mos perzierjes ne punet qe u ngarkohen te tjere organeve. Sa per "shkeljet" e KPrP. Neni 237 i KPrP ben fjale per urdherimin e arrestit dhe moslargimin nga banesa, qe gjykata percakton menyren e mbikqyrjes se mases dhe ekzekutimit te saj dhe detyrimin e prokurorit dhe policise gjyqesore te kontrollojne respektimin e urdherave qe i jane dhene te "pandehurit." Mbrojtesit e Berishes mund te jene edhe te dobet ne veprimin e tyre por jo te tjere juriste ne Shqiperi. Mbajtja e fjalimit ne ballkon nuk shkel nenin 237. Edhe nese e lidhim me piken 2 te 237, fjala nga ballkoni mund te vije ne kundershtim me urdherin e gjykates por jo nenin 237.  Ashtu si "avokati" mediokerr, Ministri te gjeje nje nen tjeter ku te "vare" paligjen. Dhe se fundmi, 237 eshte nje nen ne kontekstin e subjektit procedural "i pandehur" dhe  subjekti Sali Berisha nuk e ploteson ate cilesim. Statusi i tij juridik eshte "person nen hetim". E vetmja shkele e nenit 237 jane te pikes 3 te tij, dhe shkeles te saj jane prokurori dhe policia gjyqesore qe kane deshtuar te kontrollojne zbatimin e urdherimeve te saj, pra gjykates. Ndaj, normalisht merrni guximin punist ramist dhe ose "kallzoni" ose te pakten tregojini me gisht si shkeles ato subjekte te procedimit penal. Mos u merzit edhe se kur injoranca kap qeverisjen dhe shtetin keshtu ndodh.

    Përgjigju
  • TIMI BALES: 04/01/2024 17:18

    O MINISTER U BERE DHE GJYKATES TANI

    Përgjigju
  • Yyyy: 04/01/2024 16:19

    Ja dhe Mullah Salehu...

    Përgjigju
  • Gone: 04/01/2024 14:06

    Po ku pyet saliu per ju dhe drejtesin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025