Berisha në Berat: Më 14 maj kthejmë pluralizmin në vend! Rama po i vjedh qytetarët, ndërtimi i një rruge këtu kushton 24 mln euro

Berisha në Berat: Më 14 maj kthejmë pluralizmin në vend! Rama po i vjedh qytetarët, ndërtimi i një rruge këtu kushton 24 mln euro

Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë janë ndalur ditën e sotme në Berat, ku zhvilluan takimin e radhës në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit. Berisha dhe Meta prezantuan kandidatin Zija Ismajli. Një zëri ata thanë se më 14 majit do t’i jepet fundi monizmit në vend dhe se do të vendosin pluralizmin.

“Në mbarë vendin po fryn flladi i fitores, era e ndryshimit dhe rikthimi i demokracisë dhe rivendosja e pluralizmit. Ftoj qytetarët më 14 të votojnë për veten e tyre. Votat për veten e tyre në bindjen time më absolute është ajo për ndryshimin e Beratit dhe vendit. Votoni kundër pushteteve në duart e një njeriu, që edhe engjëll po të jetë shndërrohet në djall, po lëre kur është djall çfarë bëhet siç është Edi Rama”, tha Berisha.

Berisha u ndal edhe në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai nuk ka sot kampe përqendrimi, por po i varfëron shqiptarët duke bërë që ata të largohen nga vendi i tyre. Ai u shpreh se qeveria po vjedh qytetarët duke thënë se ndërton rrugë me 24 milionë euro, kur në Evropë sipas tij ndërtohet me 2-3 milionë euro.

“Ky njeri sot nuk ka kampe përqendrimi apo skuadra pushkatimi por ka në dorë darën e tmerrshme të varfërimit të shqiptarëve duke i përzënë çdo ditë nga vendi i tyre. Ky njeri nuk ka burgje përqendrimi, por ka vendosur tiraninë e varfërisë. Varfëria po boshatis qytetet tona, varfëri që nuk vjen nga natyra por nga robi qeveritar që vjedh ditë e natë qytetarët sepse ndërton rrugën me 24 milionë euro kur në Evropë ndërtohet me 2-3 milionë euro. Ndërton shkollën me 6 milionë, kur në botë bëhet me 700 mijë euro. Vjedh sepse udhëton me avion privat me dhomë gjumi dhe shpenzon 22 milionë euro. Vjedh sepse ministrat e tij marrin prona publike si investitorë strategjikë në kundërshtim me ligjin. Pushteti i tyre përdoret për tendera familjarë dhe kjo sepse Edi Rama prin me këtë frymë”, u shpreh ai.

Berisha u ndal edhe tek situata e energjisë duke thënë se nuk është i nevojshëm ndërtimi i HEC-eve, pasi Shqipëria prej dy tre vitesh prodhon më shumë se nevojat e saj.

“Energjia është shndërruar sot në një kamxhik do zbresë ashtu si e kanë pasur përpara. Ajo strategjia e ndërtimit të HEC-eve ka përmbysur situatën energjetike të Shqipërisë. Shqipëria prej dy tre vitesh prodhon më shumë se nevojat e saj”, vijoi Berisha.

Sa i takon ujit të pijshëm, Berisha tha se nuk është e vërtetë që Berati ka ujë 24 orë.

“Berati nuk ka ujë 24 orë, por është një gënjeshtër parlamentare. Unë kam kërkuar që gjejmë një barometër të gënjeshtrave e ta varim aty në parlament se ju nga mëngjesi deri në darkë në sesionet e parlamentit dëgjoni rilindësit që nxjerrin vetëm gënjeshtra ndaj ju.

Në fshatrat e Beratit as nuk bëhet fjalë për furnizim me ujë. Fshatarët e Beratit janë më të braktisur se kurrë. Atëherë u bëj thirrje të votojnë për veten e tyre. Nëse ndjehen mirë, dakord, por nëse konstatojnë se janë braktisur, se fermat e tyre nuk kanë sukses, se prodhimet e tyre nuk rrisin mirëqenien e tyre, atëherë i ftoj të votojnë ndryshimin”, tha Berisha.

Meta tha se më 14 maj do ta ndëshkojnë Rilindjen, ndërsa tha se qëllimi i tyre i vetëm është që ta shpopullojnë Shqipërinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:58
Meta në Berat: Më 14 maj ndëshkojmë ‘Rilindjen’, ka si qëllim shpopullimin e Shqipërisë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte në Berat, ku bashkë me Sali Berishën prezantoi kandidatin Zija Ismaili. Meta tha se më 14 maj do ta ndëshkojnë Rilindjen, ndërsa tha se qëllimi i tyre i vetëm është që ta shpopullojnë Shqipërinë. Kreu i PL-së, thotë se Beratin e kanë betonizuar, madje edhe sheshin kryesor që është pjesë e UNESCO-s.

“Jam shumë i bindur se sot një javë do të festojmë pasi qyteti historik do të bëhet pjesë e ndryshimit historik. Kur shoh këtu Mangalemin dhe urën e Goricës dhe besoj kalojmë historinë e qytetit që I mbijetoi pushtuesve, që shpëtoi dhe kodikët, por që u masakrua në mënyrën më të pabesë nga Rilindja e betonit. Dhe ju e dini shumë mirë që atje pas në sheshin kryesor të këtij qyteti, pjesë e UNESCO-s dhe krenari kombëtare është hedhur një beton i pafund, I korrupsionit, I arrogancës së Rilindjes, i fyerjes së këtij qyteti, të traditës së tij, të historisë së tij. Dhe ju e dini shumë mirë se ai beton u hodh në mënyrën më kriminale, duke zhbërë dhe duke hedhur në Osum miliona dollarë të taksapaguesve amerikanë dhe kjo çështje është në prokurori dhe këtë çështje e mban të bllokuar Edi Rama. Edi Rama, arkitekti i shkatërrimi të Durrësit me Velierën atje, 10 miliardë lekë, që ka goditur zemrën dhe identitetin e atij qyteti. Edi Rama, arkitekti i asaj kullës që e dinë korçarët në mes të qytetit, I kullës së korrupsionit dhe të arrogancës. Edi Rama arkitekti i tjetërsimit të Sheshit të Flamurit dhe të shesheve më historike të Vlorës së Pavarësisë. Edi Rama, grabitësi i Butrintit. Ndaj ka ardhur koha dhe jam I bindur që edhe Berati do ta ndëshkojë arrogancën e Rilindjes, e cila para 10 vitesh premtoi Ishullin e Beratit. Në fakt ky ishte projekti i tyre për të larguar shqiptarët dhe për ta kthyer Shqipërinë në një ishull për veten e tyre dhe për pastrimin e parave të mafias ndërkombëtare. Ishte projekti I shpopullimit të Beratit dhe të gjithë Shqipërisë dhe ne e dimë se sa vuan Berati nga shpopullimi dhe largimi i të rinjve. Por Berati e ka një shpresë dhe e ka një emër për ndryshimin e tij, që është dr.Zija Ismaili”, tha Meta.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/05/2023 02:15

    Berisha kunder HEC-eve,njeriu qe dha tere ato leje vetem per Valbonen!!! Dhelpra plake ka nuhatur dicka me me leverdi se HEC-et per te mbushur xhepat!

    Përgjigju
  • Eda: 07/05/2023 18:53

    Sali ti je hajduti me i madh

    Përgjigju
  • Eno: 07/05/2023 18:16

    Nuk te voton me njeri ty o kriminel

    Përgjigju
  • Ani: 07/05/2023 18:16

    Po more sali po sikusr ste njohim ne

    Përgjigju
  • Klea: 07/05/2023 18:06

    Ti je i humbur ne keto zgjedhje dhe kjo gje nuk diskutohet

    Përgjigju
  • Era: 07/05/2023 18:05

    O i vodhe ti shqiptaret kur ishe ne pushtet o nuk vodhi njeri.Kot nuk je shpallur nongrada

    Përgjigju
  • Arla: 07/05/2023 15:23

    O berish kur do e kuptosh qe ty nuk te voton me njeri

    Përgjigju
  • Vini: 07/05/2023 14:29

    Ka ikur koha jote o non grada

    Përgjigju
  • Toni: 07/05/2023 14:29

    Shko mor njeri negativ

    Përgjigju
  • titi: 07/05/2023 14:10

    hahahaha o zot i madhe ky njeri perfundimisht ka rrjedhur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

15 gola në Kategorinë e Parë, kush është sulmuesi që nxit garën mes Skënderbeut dhe Partizanit

15 gola në Kategorinë e Parë, kush është sulmuesi që nxit garën mes Skënderbeut dhe Partizanit