Intervista/ Basha në Report Tv: Protesta para bashkisë po keqpërdoret për interesa personale! Vula e PD? Telenovelë e stisur! Nuk bashkëpunoj me Metën

Keqpërdorim për axhenda të vogla politike, e quajti Lulzim Basha protestën për gati 3 orë të Rithemelimit para bashkisë së Tiranës, të cilën e ndoqi në distancë.

‘Shpreh keqardhje për monopolizimin e protestës për axhendë krejt personale!’- tha Basha sot i ftuar  në studion e emisionit "Frontline Interview” në Report Tv, me gazetaren Marsela Karapanço

Për Bashën, kjo protestë kishte dimensione modeste, ndërsa në mungesë të një reagimi të fortë opozitar, drejtësisë i kërkon të çojë deri në fund punën e saj, që kryedemokrati thotë se duhet të arrijë te drejtuesit e lartë.

“Nuk ka shanse që drejtues kaq të lartë bashkie, të bëjnë shumë, e kryetari të mos di gjë, nuk mendoj që kanë probleme me nuhatje, kanë përfituar dhe jo kanë mbyllur sytë para këtij korrupsioni.  Inkurajoj dhe mbështesim drejtësinë të bëjë punën e saj, mos të mjaftohet me ata që ka kapur, por të kërkojë përgjegjësinë te shefat, Veliaj e Rama”.

Përballë rezervave për protestën e Rithemelimit, Basha thotë në një intervistë në Report Tv, se nuk do të iniciojë vetë një protestë. Arsyeja për të, nuk qëndron te numrat:

‘Nuk kemi garë me askënd tjetër për të treguar përmes protestave se kush ka monopolin e protestave. Nuk mund të bashkosh votat me Ramën për të nxjerrë 80 të korruptuar, e pastaj të njëjtët të dalin në protestë.’- u shpreh Basha.

Kryedemokrati tha në Report Tv se shanset për të patur një bashkëpunim politik me Ilir Metën e Sali Berishën janë zero, ndërsa çështjen e vulës e quan një telenovelë të stisur për të eklipsuar aksionin opozitar ndaj Edi Ramës.

Nëse SPAK do të thërrasë për protestën e 21 janarit 2011, ku u vranë 4 protetsues të opozitës, Lulzim Basha, askohe ministër i Brendshëm, tha se se do të jetë në dispozicion të drejtësisë ndërsa akuzoi Ramën se këtë ngjarje e keqpërdor politikisht për çdo përvjetor të saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:39
Meta drejt SPAK? Basha: Mbështesim prokurorinë! Duhet distancim total prej tij, i çakorduar e në gjendje të rënduar

Kreu i PD Lulzim Basha i ftuar në “Frontline Interview” në Report Tv nuk preferoi të bëjë komente në lidhje me raportet e Ilir Metës me drejtësinë.

Pyetje: A jeni pjesë e atij grupi që orët e metës nga SPAK janë të limituara?

Basha: Nuk preferoj të bëj parashikime, drejtësia duhet të bëjë punën e saj.

Pyetje: Si i shikoni reagimet e Metës ndaj SPAK?

Basha: Siç ju thashë aktivitetin tim të politik as Meta e as formacioni i tij politik nuk zë vend, prandaj dhe reagimet e tij nuk i kemi ndjekur me vëmendje. Fjalori i çakorduar tregon gjendje të rënduar të atyre që e përdorin. Kur përdor këto shprehje ndaj institucioneve të shtetit që vetë i ke votuar. S’kemi asnjë pendesë, jemi të vendosur t'i japim mbështetje totale SPAK. Kam keqardhje që sakrificat e demokratëve kanë ushqyer njerëz si Ilir Meta. Për këtë Berisha ua ka borxh një ndjesë demokratëve, duhet distancim total.

Ora 19:34
A do të dorëhiqet nëse s’fiton? Basha: S’e kam lidhur ekzistencën time pas karriges si këta dinozaurët

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv u pyet nëse do të japë dorëheqjen nëse nuk fiton në zgjedhjet parlamentare që do të mbaneh vitin që vjen.

‘Nuk futem në beteja për karrige dhe kam treguar se nuk është lidhur pas meje si në rastin e dinozaurve të tranzicionit. Jam futur për ide. Jam i bindur se do ta arrijmë të fitojmë në në 2025. Ndrydhe nga këta, nuk e kam lidhur ekzistencën time pas karriges.’- tha Basha.

Ora 19:28
E quajti mashtrues, Basha i përgjigjet Metës: S’je në agjendën time, kjo të ka mërzitur! S’ka bashkëpunim me PL në zgjedhje

Mashtrues e quajti Ilir Meta kreun e PD Lulzim Basha në një intervistë të dhënë në “Frontline” në Report Tv pak ditë më parë. Përgjigjen e ka marrë sot po në “Frontline Interview” nga vetë Basha, i cili e injoroi duke thënë se kreu i PL nuk është në agjendën e tij.

“Meta nuk është në agjendën time politike, këtë e kam thënë dhe ndoshta kjo e ka mërzitur. Nuk do pranoj bashkëpunim me LSI në zgjedhjet e ardhshme (gazetarja e korrigjon duke thënë PL. Ujku qimen e ndërron por zakonin nuk e harron. Meta është ai përfaqësues nga i cili pd kërkon të distancohet. Me Pd ky fenomen i shëmtuar i 34 vjeçarit nuk ka më punë. Objektivi i PD është PS. Është keqqeverisja 11 vjeçare”, tha Basha.

Ora 19:23
Vjedhje te Rruga e Kombit? Basha: Gënjeshtra të fabrikuara nga kasta e vjetër politike! Është krenaria ime

 

Kryetari i Partisë Demokratike e ka cilësuar si krenari ndërtimin e Rrugës së Kombit, kohë edhe kur ka qenë Ministër i Transporteve me qeverisjen Berisha. Duke iu përgjigjur gazetares Marsela Karapanço në lidhje me akuzat për vjedhje gjatë ndërtimit të rrugës, Basha tha se janë gënjeshtra të fabrikuara.

'Krenaria e jetës sime. Është gënjeshtër. Çdo kush e kupton se janë gënjeshtra të fabrikuara nga kasta e vjetër. Nuk jam shmangur kam kërkuar të hiqet imuniteti im, gjendet akoma. Kam qëndrime të qarta. Kjo  ka trembur kjo kam kërkuar të më hiqet imuniteti. Rruga e Kombit është krenaria e jetës sime. Me duke e pamundur që për këta të punosh do të thotë të vjedhësh.'- tha Basha.

Ora 19:14
Nuk e do Bardhin ngjitur, Basha: Deputetët ulen në bazë të roleve që kanë, në krah dua sekretarin e grupit

Kreu i PD Lulzim Basha ka komentuar kërkesën e tij ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla që të largojë Gazment Bardhin nga karrigia anash tij e në vend të tij të vendosë Arbi Agalliun.

“Vendimet se ku u ulen deputetët përcaktohen nga rolet që ata kanë. Kërkesa është bërë që në tetor të vitit të kaluar. Kam kërkuar që në krahun tim të kem sekretarin e grupit parlamentar”, tha Basha në emisionin “Frontline Interview” në Report Tv.

“Nuk ekzistojnë për mua as si shqetësime as si brenga. Nuk merrem me njerëz që shpërdorojnë besimin. Për mua këta njerëz nuk ekzistojnë më në kuptimin politik të fjalës. Energjia ime është dhe te qindra të tjerë”, shtoi ai.

Ora 19:13
'21 janari', Basha: Diskrediton Ramën dhe Metën! Nëse drejtësia me thërret do të jem në dispozicion

Nëse SPAK do të thërrasë për protestën e 21 janarit 2011, ku u vranë 4 protetsues të opozitës, Lulzim Basha, askohe ministër i Brendshëm, deklaroi në Report Tv në emisionin Frontline Interview, se do të jetë në dispozicion të drejtësisë. Basha tha se ajo protestë diskrediton Ramën dhe Metën.

‘Çlidhje ka kjo. Ka ndodhur para 13 vjetësh. Edi Rama i ka graduar pushkatarët. Nuk mund të mjaftohemi me deklaratat e para 13 viteve. Strasburgu? Fjala e ligjit ti mbetet ligjit. Nuk është çështja këtu 21 janari diskrediton Edi Ramën dhe Ilir Metën. Si njeri nuk kapërdij dot faktin që Edi Rama vazhdon dhe shkel mbani gjakun e 4 të pafajshme që i përdori si mish për top për të arritur një bashkëpunim me Metën për të cilin i nxori në bulevard.

Bëhet çdo janar pa kërkuar falje se shumë persona që akuzon për 21 janarin i ka politikisht në krah. Nga ana ligjore, atë që kam thënë në 22 janar 2011 ligji të zbatohet plotësisht pa asnjë axhendën politike. Nëse do të ketë një thirrje Unë kam qenë dhe mbetem në dispozicion të drejtësisë për çdo çështje që drejtësia.’- tha Basha.

Ora 19:11
Meta tha se mbledh qindra njerëz në shesh, Basha: Sfida kodoshësh! I përdorin njerëzit si ‘mish për top’

 

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka ironizuar fjalën e Ilir Metës se është në gjendje të grumbullojë qindra protestues sërish në shesh. Sipas Bashës këto janë numra të një kaste politike, që i përdor njerëzit si mish për top. Basha tha në Frontline Interview në Report Tv, se do ta çrrënjosin këtë kulturë politike.

‘Këta janë sfida kodoshësh të vjetër që nuk kanë lidhje me realitetin. Janë njerëz të mbaruar. Çfarë janë këta i ka rrogëtar nëse u ka falur janë numra të një kaste të vjetër politike që i trajtojnë njerëzit mish për top këtë kulturë politike në do ta çrrënjosim. Nuk ka më të marrë këtu të çoj atje, hajde këtu. Nëse qeveria do të rrezohet vetëm me protesta atëherë do të ishte e thjeshtë, anulonim zgjedhje, anulonim kushtetutën. Ky është model anarkist. Protestat janë një moment presioni.'- tha Basha.

Ora 19:08
Kundërshtare apo bashkëpunëtore? Basha për Argita Malltezin: Prej kohësh nuk kam asnjë komunikim me të

As kundërshtare dhe as bashkëpunëtore nuk e zgjodhi kreu i PD Lulzim Basha, Argita Malltezin, me të cilën ka pasur një njohje të vjetër që para se të futej në politikë. Në “Frontline Intervieë” në Report Tv Basha tha se me të nuk ka komunikim prej kohësh.

Pyetje: Argita Malltezin e shihni si kundërshtare politike?

Basha: Kundërshtari politik është Rama. Në PD bashkëpunëtorët nuk përzgjidhen në varësi të humorit të kryetarëve...

Pyetje: Atëherë bashkëpunëtore?

Basha: Prej kohësh nuk kam asnjë komunikim me Malltezin

Ora 18:55
Basha në Report Tv: Vula ka qenë dhe mbetet te PD, për ne çështje inekzistente! Mos shkojmë pas një telenovele që eklipson aksionin opozitar

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se vula ka qenë dhe do të mbetet te Partia Demokratike. I ftuar në emisionin Frontline Interview në Report Tv Basha tha se politikisht për PD-në kjo çështje është inekzistente, ndërsa pjesa tjetër po bën një telenovelë që të eklipsojë aksionin opozitar.

‘Telenovela e vulës është stisur nga aktorët që u intereson të heqin vëmendje nga çështjet e vërteta të vendit. Vula ka qenë gjithmonë në PD, dhe do të mbetet. Nuk mund të shkojmë pas një telenovele që ka eklipsuar aksionin opozitar që duhet të shkojë kundër Edi Ramës. Për ne ky është një debat i stisur. Nuk është çështja për debat politik.

Për ne politikisht kjo çështje është inekzistente, vula ka qenë mbetet dhe do të jetë në PD. Çfarë bëjmë për të shëruar pasojat e ngritur nga ky revolucion falls. PD nuk është llaç dhe tulla. PD është vlera është parime është aksion opozitar.

Sa kohë që mbetesh në këtë telenovelë ku është vula ku është selia. Edhe demokratët janë mërzitur nga kjo? Çu intereson atyre se ku është vula, ku është PD në raport me zgjidhjen për problemet e qytetarëve. Nëse e ndjejnë veten opozitar me këtë qeveri, ti lënë këto lojëra si të largojnë qeverinë dhe si ta zëvendësojë me një qeveri që tu japë alternativë qytetarëve.

Ne kemi 10 minuta që flasim për vulën. Mund të kishim folur për skandalet e qeverisë, korrupsionin. Presioni është i tillë se ju nuk mund ta shmangni këtë çështje. Ne nuk kemi punë as me Metën as me Berishën. Çështja e vulës ndihmon hallexhinjtë dhe është Edi Ramës.’- tha Basha.

Ora 18:45
Dhuna në protestën e Rithemelimit/ Basha: Tejkalimi i gjërave nuk i shërben kauzave

Kreu i PD Lulzim Basha ka dalë kundër dhunës së përdor në protestën e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës. I ftuar në “Frontline Interview” në Report Tv Basha tha se tejkalimi i veprimeve nuk u shërben kauzave.

Pyetje: A do organizoni ndonjë protestë?

Basha: Nuk kemi garë me askënd tjetër për të treguar përmes protestave se kush ka monopolin e opozitës. Nëse dikush mbivendos agjendën personale mbi atë të qytetarëve. Kjo dëmton kauzën e qytetarëve. Shqiptarët kanë nevojë të shohin një opozitë të besueshme. Që të krijosh besueshmëri duhet të jesh koherent.

Pyetje: Çfarë mendoni për dhunën në protestë?

Basha: Ata protestues aty nuk janë mjaftueshëm, nuk mendoj se tejkalimi i  si gjërave i shërben kauzës.

Pyetje: Balliu madje ka kaluar mbi policët...

Basha: Përpjekje për të marrë protagonizëm...

Ora 18:40
Protesta e Rithemelimi para bashkisë, Basha: E dirigjuar nga Rama! Pak qytetarë, po përdoren për axhenda personale politike

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv tha se protesta e Rithemelimit para bashkisë po bëhet për interesa të brendshme personale politike. Basha tha se protesta është e dirigjuar nga Rama.

'Nuk është keq të protestohet, aq më shumë në gjendjen ku ndodhet vendi. Nuk ndihem mirë që një protestë në veçanti kur skandalet në bashki kanë marrë dhënë të ketë dimensione modeste. Opozita duhet të reflektojë për nevojën për të rritur besueshmërinë dhe të drejtohet për inertes të qytetarëve. Nuk mund të them asgjë përveçse përgëzime për ata që dalin e të protestojnë, por janë shumë pak protestues.

Kryesore është që qytetarët të gjejnë veten e tyre në këto kauza dhe mos të përdoren për axhendë të brendshme të vetë opozitës. Këto protesta në vend që të orientohen nga interesi qytetar janë orientuar nga axhenda të brendshme politike. Në momentin që fokusojmë energjitë te keq qeverisja Edi Ramës, që është dirigjent i këtyre protestave. Hilja ishin për të amnistuar të dënuarit. Natën bën pakt me Edi Ramën dhe ditën bën sikur po zihesh kundër Edi Ramës kjo është shkatërrimtare.’- tha Basha.

Basha inkurajoj drejtësinë që të bëjë punën e saj.

'Nuk ka shanse që drejtues kaq të lartë të bashkisë të kapen në një skemë të pastër korrupsioni. Domethënë kanë rritur taksat dhe këto taksa i kanë marrë për vete dhe kryetari i bashkisë mos të di gjë. Populli a një shprehje që “peshku qelbet nga koka” dhe kur qelbet kudërmon. Nuk mendoj se zoti Veliaj apo zoti Rama kanë probleme me nuhatjen. Por mendoj se janë pjesë e kësaj në kuptimin që kanë përfituar, kanë nxitur, kanë inkurajuar dhe jo vetëm që kanë mbyllur sytë përpara këtij korrupsioni. Jam i bindur që kjo i lidh bashkë si eprorët, kryeministrin dhe ministat e tij të korruptuar, kryetarin e bashkisë dhe drejtorët e tij të korruptuar. Natyrisht inkuajoj dhe e mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat drejtësinë të bëjë punën e saj. Pra mos të mjaftohet vetëm me ata që i ka kapur në flagrancë, por të gjejë dhe përgjegjësinë e lartë ligjore, penale në këtë rast e cila duhet kërkuar tek Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranës dhe tek Edi Rama në qeverinë shqiptare.'- tha Basha.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/05/2024 03:39

    Basha ka nevoje te futet ne djete te forte,se eshte bere me dy gushe!

    Përgjigju
  • polici: 30/04/2024 19:07

    se di pse e keni thirre bashen aty, ai nuk perfaqeson asgje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'