Berisha: Në Bibël thuhet se njerëzit si Lulzim Basha nuk duhet të lindin fare! I hapur për t’u rikthyer në krye të PD-së

Berisha: Në Bibël thuhet se njerëzit si Lulzim Basha nuk duhet të lindin fare! I hapur për t’u rikthyer në krye të PD-së

1633712009_berisha.jpg

Sali Berisha e ka quajtur Lulzim Bashën një i pabesë dhe duke e cituar Biblën, ai thotë se njërëz të tillë as nuk duhet të lindnin fare.

“Kërkoj ndjesë para jush sërish sepse unë në këto 8 vite si njeri i betuar që nuk kthehem më ta themi të vërtetën, kam mbështetu publikisht një njeri që nuk po e marr në rrafshin njerëzor sepse po ta marrësh rrafshin njerëzor, në librat e shenjtë, ungjijtë thuhet që njerëzit si ai as nuk duhet të lindnin, i pabesi është fjala”, tha Berisha.

Ai ka deklaruar se është i hapur që të marrë drejtimin e PD-së.

“Çfarë synoj unë? Synoj që të zgjidhni me votën tuaj kryetarin. Cilindo kryetar që do të dëshironi ju unë do ta pranoj me kënaqësinë më të madhe. A jam i hapur? Plotësisht i hapur.  Pse e bëj unë këtë? Historia e ka treguar se rikthimet kanë qenë shumë të dobishme. Por prapë ju garantoj ju se jam plotësisht i vendosur të pranoj çdo verdikt tuajin. A ka Sali Berisha një projekt? Të jeni të sigurt që të gjithë së bashku keni projektin më të mirë për Shqipërinë”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha: I hapur për t'u rikthyer në krye të PD! Të ngrihemi në protestë për ngritjen e çmimeve... Demokratja e vë në vështirësi, i bën 3 pyetje 'bombë', salla tenton t'i heq fjalën


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë