TIRANE- Zhvillimi ekonomik por pa rritur borxhin publik ishte kryefjala e kryeministrit Berisha në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së.
Nga selia blu Kryeministri Berisha justifikoi borxhin e lartë publik me investimet e mëdha të cilat janë bërë për të përmirësuar jetesën e qytetarëve.
“Shqipëria ka marrë borxhe vetëm për investime. Ne kemi ndërmend të mos lejojmë rritjen e borxhit, ndonëse qëllimi më madhor është rritja ekonomike. Nëse këto 51 miliardë nuk do ishin investuar borxhi do ishte te 35 % por qytetarit tonë do të duhej të ecte në rrugë mesjetare, nuk do të kishte qendra shëndetësore, ndaj dhe rezultat do të ishte recensioni.”
Pak ditë më parë përfaqësuesit e BERZH bënë apel për të pasur kujdes borxhin publik i cili mund të ndikojë në rritjen ekonomike. Borxhi publik në vitin 2011 llogaritet rreth 58.9 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Berisha tha se në 2012 borxhi publik është ulur pasi janë ulur dhe shpenzimet. Ajo cka karakterizon këtë mazhorancë – shtoi kryeministri -është zbatimi i projekteve dhe të mos kemi probleme me sigurimin e burimeve financiare.
“Do përparësojmë në mënyrë absolute me rritjen ekonomike, sepse jep shtim të të ardhurave dhe potenciale zhvillimi. Shkurtimet rregullojnë disa parametra por rrënojnë disa të tjera.
Ne do i përmbahemi modelit tonë, investime, rritje rrogash dhe pensionesh”- nënvizoi kryeministri.
Në mbledhje informoi dhe për ndërtimin e autostradës Tiranë- Elbasan, si një segment kryesor i korridorit të 8 –të dhe boshtit të jugut. “Kjo ështe vepra kryesore por së paku 1300 km rrugë janë në ndërtim e sipër në akset kombëtare. “ tha Berisha.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com