Berisha në protestë: Vuçiçi po dridhet, e njëjta gjë e pret dhe Ramën! Nuk e falim Portin e Durrësit

Sali Berisha në një prononcim për mediat nga protesta te rruga e Elbasanit tha se nuk tërhiqen nga mosbindja civile deri në arritjen e qeverisë teknike. Berisha nuk dha detaje nëse do shkojë në pikat e tjera ku po protestohet, në disa nyejt kryesore të Tiranës. Kjo është protesta e parë që Berisha merr pjesë që prej lirimit nga arresti shtëpiak.

Berisha tha se kanë mënyra të tjera të mosbindjes civile, por nuk zbuloi skenarë. Madje, nuk përjashtoi as një rikthim të kaosit në Kuvend. Pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku për rrëzimin e kërkesës për ngritjen e një komisioni Hetimor për Portin e Durrësit, Berisha tha se nuk e pranojnë refuzimin dhe do të vijojnë mosbindjen civile. Berisha theksoi se në asnjë rast nuk i bojkotojnë zgjedhjet.

Berisha: Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar objektivat e tyre, sot një nga ditët më të veçanta të dhjetorit, por sot është përsëri dita e demokratëve. Ja ku jemi në detyrë, në protestë, në revoltë, në mosbindje ndaj narkodiktatorit. Ky dimër premton të jetë i vështirë, si për argatin e Tiranës ashtu edhe për padronin e Beogradit. Edhe në Beograd studentët po dridhin nga themelet diktatorin, edhe në Tiranë diktator tashmë nuk ka, i përshëndes nga zemra të gjithë ata qytetarë e demokratë që janë mbledh sot nga të katër anët e vendit dhe kanë marrë Tiranën në duart e tyre. Përshëndes qytetarët e Tiranës dhe i siguroj se kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe Shqipërisë dhe se ne nuk ndalojmë pa realizuar objektivat tona, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Po nuk e pranoi, rrëzohet me mosbindje civile. Kodi i përmbysjes së diktatorëve.  Po përfundojnë si kufoma politike njëri pas tjetrit, mendoni çdo ishte sot Veliaj po të mos kishte qenë mosbindja civile. Ne kemi sakrifikuar, kemi bërë bëtaja, por betejat tona janë shpërblyer kanë patur rezultat në disa aspekte të jashtëzakonshme. Zëri ynë u dëgjua në gjithë botën.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku: Jo në të gjitha aspektet keni pasur sukses, sot PS rrëzoi kërkesën për Komisionin Hetimor për portin e Durrësin

Berisha: Nuk e falim kurrë portin e Durrësit. Dakord ata nuk pranojnë, por as ne nuk e pranojmë refuzimin. Çdo formë e mosbindje civile është e mundshme, ne tërhiqemi vetëm kur të votohet qeveria teknike. Qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Rama është i humbur e patë se si kishte ra audienca e tij në TikTok, edhe më e keqe është në Instagram. Rama e ka kuptuar këtë dhe është i pashpresë, përpiqet në mënyra të ndryshme, pro tani është radha jonë.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku: Kur do nisni primaret?

Berisha: Do përgatitemi, do fillojnë.

Berisha: Qeveria Rama nuk ka të ardhme, beteja me diktaturën është një betejë e vështirë, por beteje me të cilën ne nuk kthehemi kurrë më mbrapa. Me Ramën s’ka zgjedhje, ka betejë për zgjedhje. Ne jemi shumë të qartë.

Bojkot zgjedhjesh?

Berisha: Në asnjë rast nuk bojkotohen, beteja është e pandalshme deri në përmbysjen e tij. Ne bëjmë gjithçka që kjo diktaturë të shporret me mosbindje civile. Të jeni të sigurt që nuk i reziston dot.

Ju e patë Assadin si përfundoi. 35 mijë ushtarë të Assadit me 300 rebelë. Diktatorët nuk i mbron kush. Diktaturat përmbysen ose me armë ose me mosbindje civile. Nuk i reziston dot mosbindjes civile.


Lajmi kryesor:

Protesta e PD/ Berisha me një grusht militantësh bllokojnë 3 orë Tiranën: Qeveri teknike! Përplasen me policinë! Noka grusht efektivit


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë