Berisha: Në qeverinë time të tretë
do ketë më shumë gra ministre
Në mbledhjen e qeverisë duke komentuar mosplotësimin e kuotave për pjesëmarrjen e grave në lista, kryeministri tha se do i plotësonte kuotat mandatin e ardhshëm kur në kabinetin qeveritar do të emërojë më femra në poste ministrore.
TIRANE - Kryeministri Berisha premton se në mandatin e tretë të qeverisjes së tij do të ketë më shumë gra ministre.
Në mbledhjen e radhës të qeverisë, paraditen e sotme kryeministri duke komentuar mosplotësimin e kuotave për pjesëmarrjen e grave në lista tha se do i plotësonte kuotat mandatin e ardhshëm kur në kabinetin qeveritar do të emërojë më femra në poste ministrore. Ai është shfaqur i sigurtë në fitoren e një mandati të tretë, dhe duke kujtuar gjobën nga
KQZ për mos kandidimin në masën 30% të grave në lista sipas kodit, premtoi se do plotësonte kuotën m postet qeveritare.
"Mandatin e ardhshëm në kabinetin tim do të ketë më shumë femra”- tha Berisha duke iu drejtuar ministres së Integrimit, Majlinda Bregu e cila nga ana e saj u përgjigj
“rëndësi ka që ne i duam gratë”
Në mbledhjen e qeverisë Berisha solli dhe shqetësimin e përcjellë nga peshkatarët e Durrësit, me të cilët u takua pasditen e djeshme. Për këtë Berisha kërkoi hartimin e një plani kombëtar të peshkimit dhe ky sektor të përfshihet në skemën e heqjes së TVSH
“Ne duhet të bëjmë gjithçka për prodhimin dhe nxitjen e tij, ky është zotimi ynë. Një vend që ka 400 kilometra vijë bregdetare. Liqenet dhe ujrat përbëjnë 15% më shumë se territori tokësor. Një vend që ka 600 rezervuare dhe po ndërtohen 300 të tjerë, duhet të ketë një riorganizim total të peshkimit. Po i rrjepim me tarifat e ankorimit. Duhet të ndryshohet praktika e kontrollit nga policia sipas eksperiencës italiane” tha Berisha.
Në lidhje me lehtësirat për peshkimin kryeministri kërkoi implementimin e skemës që po përdoret në bujqesi që të hiqet TVSH për ushqimin e sipermarrësve të rritjes së peshkut, siç po behet dhe për fermerët e serave.
Ministrit Ruli iu kërkua përfshirja e hekurit si mall pa TVSH për fermerët që e kani si kosto në ndërtimin e serave.
DO TË ULIM TVSH-NË PËR INDUSTRINË E TURIZMIT“Kjo degë e kësaj industrie është një degë e rëndësishme e ekonomisë. Dhe ky hap do të jetë një lehtësim i madh për ekonominë. Por edhe konsumi i brendshëm është një faktor tjetër shumë i rëndësishëm, pasi në 4.8 milion turistë kjo nënkupton një rritje të madhe të konsumit” shtoi kryeministri Berisha
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2997
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44