Kreu i Rithemelimit Sali Berisha, gjatë një takimi me simpatizantë në Konispol të Sarandës, ka hedhur akuza ndaj kandidatit të PS-së për këtë bashki, Oltion Caci, duke thënë se ky i fundit vjen nga Durrësi me qëllim për të sjellë në Sarandë grupet kriminale.
Mes të tjerash, ai akuzoi edhe kandidatin e PS për bashkinë e Patosit, duke deklaruar se ndaj bashkëshortes së tij ka mandate arresti ndërkombëtare, pasi sipas Berishës, fshihet në Londër për vjedhje të bëra në hipotekën e Sarandës.
“Po marrim kandidatët. Ja ku është zoti Cikuli, ja dhe zoti Shero. Ku është ai kandidati i Sarandës, asnjë socialist nuk e njeh. Ai vjen nga Durrësi me mision të kobshëm. Vjen për të sjellë këtu mafien e tmerrshme të Durrësit. Sepse e ndjen që Durrësin do e humbasin dhe fitoren e Igli Carës dhe kërkojnë zona që të vendosen.
Kandidati ka ardhur këtu pasi ka bërë shkollën e mafies së Durrësit. Kandidati i Patosit, e shoqja e tij me mandate arresti ndërkombëtar fshihet në Londër sepse ka vjedhur në Hipotekë tokat e Sarandës, kurse i shoqi kandidon në Patos. I ka dhënë valixhet me euro Edi Ramës me shokë dhe ka kanididuar. Shkon në Mirditë, kandidatin e rrahin brenda zyrës së vetë.
Ne në epiqendër kemi familjen. Kjo shoqëri që po rrokulliset, ka jetike rivendosjen e familjes shqiptare në epiqendër dhe mbështetjen e saj, konsolidimin dhe forcimin e saj. Rama me ideologjinë e Soros kërkon të shkatërrojë familjen. Ju e keni marrë vesh në Tiranë, Prindi 1 dhe Prindi 2. Në kopshte i thonë fëmijëve “çfarë gjinie dëshiron të jesh”. Ne do të bëjmë gjithçka që pasuritë të shndërrohen në mirësi. Butrinti është një pasuri përrallore e rrallë jo në Europë, por në botë. Dy burra më kanë ndihmuar mua në atë kohë që merresha me Butrintin. Rama në Butrint ka realizuar aferën më të madhe korruptive”, u shpreh Berisha.
I pranishëm në këtë takim, ka qenë edhe kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili tha se PS nuk kishte asnjë vizion për zhvillimin e Sarandës përveç dhënies pa kriter të lejeve të ndërtimit. Sipas tij në Sarandë gjatë sezonit turistik është një kaos i vërtetë për shkak të problemeve të urbanistikës dhe mungesës së projekteve afatgjatë.
"Ju e dini se çfarë katastrofe është këtu në verë gjatë sezonit turistik. Urbanistika këtu është e shkatërruar, askush nuk ka menduar për transportin, askush nuk ka menduar për trafikun, askush nuk ka menduar për parkingjet, sepse Rilindja këtu për fat të keq është sjellë si një organizatë e vërtetë kriminale. Vetëm jep leje për pallate mbi pallatet, pa menduar për asnjë zgjidhje afatgjatë"-tha Meta.
32 vjet dhe nuk u bere politikan por gore qe vetem vrer dhe puslkek nxjerr nga goja .Me 14 Maj kur te humbesh beji nder vetes dhe shpirru nga ekranet
PërgjigjuDy grabutqaret dhe hajdutet e Shqiperis Saliu me Ilirin duan te zhysin duart dhe ne Sarand duke propaganduar keto shpifje te ndyra,burra pleq trushkulur.Ato shkollat e mafies do jene brenda mureve te shpis se Saliut dhe diplomat i leshon ai vet.
PërgjigjuTi je qen me morra qe pergojon nje biznesmen te sukseshem
Përgjigju