Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për herë të parë pasi dha llogari për 21 janarin, ku 4 protestues u vranë në Bulevard më 2011-ën.
Për kreun e ‘Nismës Thurje’ Adriatik Lapaj, për 21 janarin duhet që të bëhet drejtësi. I ftuar në emisionin ‘Frontline Intervieë’ në Report Tv, ai tha se dhe përgjegjësit kryesor të 4 protestuesve të vrarë në Bulevard duhet që të dalin para drejtësisë.
‘Nuk duhet që të vriten qytetarët në mes të Bulevardit, kjo duhet që të jetë republikë e qytetarëve. Për 21 janarin duhet bërë drejtësi ata që kanë marrë jetën e qytetarëve duhet që të përgjigjen, sepse 4 djemë mungojnë tek prindërit e tyre, 4 vëllezër mungojnë tek motrat e tyre. Drejtësia është duke punuar në një terren të vështirë dhe s’është e lehtë, sot jemi tek fakti që kjo është tejkaluar sepse janë bërë shumë vite’, tha ai.
Lapaj u ndal edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ai tha se me këtë sistem zgjedhor që kanë bërë partitë e mëdha, Rama mori 6 deputetë të partisë së tij.
‘Më mënyrën si shkoi votimi Rama ka marr 9 deputetë më shumë i ka marrë qyl dhe 6 nga ata janë tanët. Ne nuk kemi pranuar asnjë koalicion me partitë opozitate. Rama ka 9 deputetë më shumë se sa vota ka marrë, nëse do të ishte formula ndryushe, nuk do të ishte në pushtet. I kam thënë PD po i jepni Ramës në tavolinë pushtetin. Po PD i ka shërbyer Edi Ramës. Në parlament që sot kot sa të shkosh. Unë jam për retorikë, nuk është parlamenti për të bërë ato që bëhen në rrugë', tha ai.
Ndër të tjera, Lapaj tha se marrëveshjet që janë bërë mes PD dhe PS i kanë shërbyer vetëm kryeministrit Rama.
‘Marrëveshjet që janë bërë i kanë shërbyer Edi Ramës, nëse Partia në këto numra që kanë mbetur do të bëjë një reformë që do ti shërbejë Edi Ramës. Në Shqipëri nuk ka garë dhe në kushtet e mungesës së garës fiton Rama dhe PD ka dy rrugë ose të bashkohet me PS ose ti dal përballë dhe të mos japë votat dhe ta kundërshtojë këtë palo reformë', tha ai.
Komente













Or zoteri ti e dije se u vrane 4 protestues dhe prap ju ngjite Berishes pra krejt jeni te njejtit .
Përgjigju