Berisha thirret në SPAK i komunikohet akuza/ Arben Meçe: Sulmoi hapur drejtësinë! PD nuk prodhon dot aksion, 12 vite me të njëjtët njerëz

Tirane- Kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi do të paraqiten të mërkurën e 11 shtatorit në SPAK ku do tu komunikohet akuza në mbyllje të hetimeve për aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv  'Partizani'. Menjëherë sapo mori fletëthirrjen, ish-kryeministri mobilizoi militantët për t'i ushtruar presion drejtësisë dhe u bëri thirrje për protestë në orën 12:00, kohë kur Berisha pritet të mbërrijë në SPAK.

Tw ftuar në emisionin "Në Studio Live" në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, anëtari i Kryesisë së PD, Bislim Ahmetaj theksoi për Arbër Hitajn se Berisha u mbajt 9 muaj në izolim pa akuzë, ndërsa lidhur me protestën para SPAK shprehet se nuk do jetë masive por dinjitoze.

'Bëhen fiks 9 muaj që Berisha është i izoluar për një gjoja me justifikimin e prishjes së hetimeve. Berisha mund të prishë hetimet, një nga argumentet më absurd e fabrikuar nga drejtësia qoftë dhe në kohën e diktaturës. Për një ngjarje publike të ndodhur 15 vite më parë, një nga argumentet më të papranueshëm të një sistemi drejtësie. Pasnesër i komunikohet akuza, një njëri pa akuzë është mbajtur në burg. Ky është burgu maksimal që mund të vendoset një njeriu në atë moshë. Berisha mund të ketë bërë me dhjetëra gjëra por kjo është nga gjërat më të padenja që i atribuohet. Protesta dinjitoze, jo masive për të krijuar ngjarje, për ti kujtuar drejtësisë së munguar. 9 muaj kanë qenë të mjaftueshme për të hetuar komplote ndërkombëtare.'

Analisti Arben Meçe shton se për lirimin e Berishës nga izolimi dhe dalja në terren më i interesuari është Edi Rama, pasi nuk i intereson të ndeshet pa kundërshtar.

'Berisha nuk është në masë sigurie për vepër penale. Nuk ka asnjë akuzë dhe nuk ka kërkim për masë sigurie nga prokuroria. Ka një kërkesë normale që ka një hetim dhe ai hetohej në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni. Ai i bëri sfidë drejtësisë por ndeshesh me ligjin. Është në masë sigurie në shtëpi jo falë sistemit të drejtësisë, por falë sfidës ndaj sistemit të drejtësisë. Çfarë fiton duke iu kundër përgjigjur sistemit të drejtësisë. Masa e sigurisë u mor vetëm me këtë gjë. Të mërkurën transmetohet akuza. Dhe kërkohet protestë madhështore. Për t’iu kundërpërgjigjur kujt? Berisha u fut në këtë masë sigurie, për hetim. Dhe kur i jepet masa e sigurisë hetimi ka përfunduar. Protestuesit do presin Berishën përjashta si person i liruar. Do presin lirimin e Berishës. Kush është i interesuar për lirimin e Berishës? Rama. Nuk ka asnjë lloj interesi politik të garoj pa kundërshtar.'

Sa i përket drejtuesve të qarqeve, Bislim Ahmetaj akuzon PS se e fitoi Shkodrën me ndihmën e Bajrave.

'Qarkun e Shkodrës e kanë fituar Bajrat. Bashkinë e Shkodrës e kanë fituar Bajrat. Kurrë nuk do e kishte fituar Beci dhe askush. Janë lënë në duar të bandave. Nëse do kishin një kundërshtar si Rama me organizatën e tij e mund kushdo.'

Drejtuesit në qarqe
Meçe krahasoi drejtuesit e PS me ato të PD. Ai shprehet se nga njëra anë Rama ka transformuar PS totalisht këto 12 vite, ndërsa PD nga ana tjetër ka të njëjtët njerëz prej 12 vitesh.

'Në analizë çfarë përfaqësojnë dhe çfarë do organizojnë. Të gjithë përfaqësuesit e PS dhe PD përfaqësojnë frymën e liderëve të tyre. Patë Asamblenë Kombëtare, demonstroi një element të ri në politikën shqiptare. Dy kryetarët e partive bën ligj për interesat e tyre. Del Rama dje dhe thotë jo, listat e mbyllura nuk do jenë ato që komandoj unë por do vijnë si frymë e re. Prodhon për herë të parë aksionin e parë. Nuk do t’ia dijë për PD. Sfidën e ka të ezauruar. Ne si nismëtarë të PD këtë kemi pasur si synim. Të vazhdosh me 12 vetë prej 10 vitesh do të thotë të vdesësh. Rama ka bërë transformim total të PS. Prodhoi një mekanizëm real, nuk ishte demagogji.'

Ndërsa Ahmetaj vijon duke thënë se Rama po transformon policinë e shtetit duke zëvendësuar drejtuesit e qarqeve me ata njerëz që garantojnë vota për zgjedhjet e 2025.

'Është njëri prej aspekteve të demagogjisë dhe propagandës së Ramës. Që tek lista e mbyllur do kandidojnë njerëz të rinj. Sepse nëse, ndodh ai fenomen që Rama do të kandidojë strukturën e policisë duke shkarkuar të gjithë mekanizmin, dhe thuhet do zëvendësohen me njerëz që marrin përsipër fitoren në qarqe. Një prej arsyeve pse Berisha, PD dhe unë themi duhet qeveri teknike. Në këtë vend qeveri teknike, jo si ajo e 17 majit 2017 ku komandonte Rama. Berisha ka qenë përpara një vendimi shumë të vështirë, rrethi i njerëzve që komunikon është i paktë. Duhet çfarë përfaqësojnë, a i pret zona me reputacion. Një pjesë e tyre janë me probleme. është sfidë bashkimi i partisë. PD ka kaluar kalvar si asnjë opozitë' tha Ahmetaj. 

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 10/09/2024 16:23

    Futeni nē burg kriminelin hajdut Sali Bajgēn se me futjen e tij nē burg Shqipria mer frym lirisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!