Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha gjatë një takimi me simpatizantët demokratë në Tropojë, ka akuzuar qeverinë për diskriminim të trevave të veriut të Shqipërisë, duke i lënë pa investime të rëndësishme që nxisin zhvillimin.
Berisha tha se i njëjti diskriminim i qeverisë shtrihet në të gjitha qytetet e veriut të vendit, ndërsa premtoi se në rast se do të vinte në pushtet, projekti i parë i tij do të ishte autostrada e bregut të Drinit e ndjekur nga hekurudha Kosovë-Shqipëri dhe njohja e dyshtetësisë për shqiptarët e të dy vendeve.
“Këto vite kanë qenë vite diskriminimi ekstrem për veriun. Në Tropojë ëhstë rikonstruktuar gjimnazi, është bërë pedonalja ku është vjedhur 80% e fondeve. Bashkia është futur në 6 miliardë deficit. Çfarë ka ndodhur tjetër? Asgjë, kjo ka ndodhur në Kukës, në Has, kudo. U garantoj se ky diskriminim merr fund, se autostrada e bregut të Drinit do jetë nga projektet më panoramike. Projekti është gati, do dalë si një nga rrugët më panoramike të të gjithë Europës.
Lidhja e Shqipërisë me Kosovën me hekurudhë, do jetë projekti i dytë i 4 vjeçarit të parë të PD-së në pushtet. Së fundi, sapo të hiqen vizat për Kosovën, Shqipëria do firmosë marrëveshje me Kosovën për vendosjen e dyshtetësisë. Të gjithë shqiptarët kudo që janë do kenë të drejtë të mbajnë edhe të dy shtetësitë së bashku”- tha Berisha.
Mes të tjerash, ai kërkoi që kryetari aktual i bashkisë së Tropojës Rexhë Byberi t’i heqë titullin e ‘qytetarit të nderit’ ish agjentit të FBI-së, Charles McGonigal duke e konsideruar këtë të fundit si ‘qytetar turpi’ dhe tradhëtar të SHBA-ve.
“Edi Rama ka kontraktuar kompani që janë specializuar për të bërë shpifje dhe lajme të rreme sepse do të shpëtojë nga faktet e plaçkitjeve të tij. Ndaj edhe fushata është mision. Rexhë, po vazhdove, nuk ndalesh në gabimin tënd. Mirë është që para se të ikësh, atij faqeziu, tradhëtarit të kombit amerikan, t’ja heqësh urgjent atë qytetari nderi sepse është qytetar turpi. Të garantoj se miku yt Edi Rama do ketë fatin e tij. Ai do përfundojë siç përfundoi McGonigal”-shtoi Berisha.
Ish kryeministri tha se zgjedhjet lokale të 14 majit janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e vendit, ndërsa bëri thirrje që qytetarët e Tropojës të votojnë Besnik Dushën si kryetar bashkie.
Nje pyetje zoti Sali; Aishte me mire Tropoja kur kishe ti pushtetin apo sot?Saper vjedhjet e Rexhes bej padi dge leri rrenat se ke dal boje.Nuk ja njeri ne Shqipni we te beson
PërgjigjuIk ore pall kari o berish mos na e rruj
Përgjigjupo ik o plere se as veriu ska me besim tek budalliqet qe nxjerr ti nga goja
PërgjigjuO njeri i pa fytyre o njeri ku ke qene ti,tee njohin mire shqiptaret e Tropojanert ty,ti vetem me vjedhe e shmange rrugen bregut Drin it,Tropojen pasi e vrave e le ne errsire e prapambetje,si ske fytyre as te shkosh atje,njeri pa turp.
Përgjigjume mire ramen ne pushtet sesa ty qe e ke mendjen vetem te vjedhesh
Përgjigjukur ishe ti ne pushtet vetem e shkaterrove kete vend
Përgjigju