Berisha:Nëse prekte KQZ,Rama
do e paguante fizikisht në 2011

Berisha:Nëse prekte KQZ,Rama<br />do e paguante fizikisht në 2011
TIRANË-Një gabim i vogël nga ana e Edi Ramës kur udhëhiqte protestat e opozitës në vitin 2011 për hapjen e kutive dhe urdhri ishte dhënë, do e paguante fizikisht.

Këtë rrëfim e bëri vetë ish-kryeministri Sali Berisha nga çadra e protestës së PD përballë kryeministrisë, ku rivali i itj politik sot është kryeministër. 

Berisha u shfaq në çadër sot në mesditë pas disa ditësh mungesë nga ku tregoi mbi zgjedhjet vendore të vitit 2011, në kohën kur e majta në atë kohë në opozitë protestonte për rezultatin në Tiranë.

Ai tregon sesi priti në zyrën e tij 3 ambasadorë të huaj të cilëve u tha se, “nëse një punonjës i KQZ prekej, do të ishte ai (Rama) që do e paguante fizikisht”. 

"Pse e kemi gabim? Ne se kemi gabim se nëse vota e lirë ka një armik, ka një barbar, ka një mizor ka Edi krimin dhe Edi drogën. Do ua them me fakte. A nuk ishte ky siçilist që në 2001 do ti merrte me vrasës serialë 143 kur i opozitës, do t'i manipulonte katër ditë rresht. Ambasadori amerikan Xhejm Xhefri shkoi dhe i tha në zyrë: E ke marrë me banda, turp të kesh! Nuk është kjo zgjedhja. U anulluan sigurisht, tregoi fytyrën e tij Edi Rama.

Çfarë ndodhi me zgjedhjet e vitit 2007? A nuk i shtyu tre muaj se nuk hynte në zgjedhje. Në një kohë kur prodhoi një dokument të turpshëm ushtarak, rregullore që nuk e  zbatoi në asnjë pikë. Zgjedhjet u damkosën.

Në 2011, Edi Rama dhe horrat, zagarët rreth tij kanë pafytyrësinë të thonë sot në media se na kujtohen ato vota sesi u nxorën. E tërë Tirana u numërua për së dyti. Në atë zyrë prita tre nga Ambasadorët, ai kishte rrethuar Komisionin. Më thanë si do bëhet tani? A mund ta ndërpresim këtë proçes. U thashë: Jo kurrë. Harrojeni. Nëse vjen një ditë që qytetarët e mi të mos numërojnë votat e tyre ajo është dita më e zezë e jetës së tyre. Atë ditë nuk ua sjell kurrë Sali Berisha. U thashë se nëse një punonjës preket në KQZ do të jetë ai që do e paguajë fizikisht. Pasdite u tërhoq me bisht në shalë. Fitoi zgjedhjet e vitit 2013, dhe ne ja njohëm plotësisht
".



Pas rrëfimit të këtij episodi, Berisha e gjeti me vend t'u japë kurajo protestuesve të vijojnë misionin dhe të kenë si moto, himnin kombëtar.

Sot në ditën e 20 të protestës, duke etiketuar kryeministrin Edi Rama si të pashpresë, Berisha tha se asnjë protestues nuk duhet të mposhtet dhe se hymni i tyre duhet të jenë fjalët, “nga lufta largohet vetëm ai që është tradhëtor”

Cdo ditë e më e madhe bëhet mbështetja për përpjekjen tonë, për revolucionin dhe u garantoj dhe i them Edvin Kristaq drogës se ky është vetëm fillimi, nuk ke parë gjë akoma, është vetëm fillimi mbaje mend mirë, je i pashpresë. Ky është vetëm fillimi, është një mision i madh, në këtë mision padiskutim kemi vështirësitë tona, ka dhe një agresion ndaj nesh, por jo vetëm siçilistët shqiptarë por dhe nga mafizoët e mbarë botës që janë me krimin, drogën, marijuanën. Se ne jemi shumë më të fortë se mbrojmë një kauzë të drejtë. Vijnë këtu vetëm për misionin e lirisë, nuk ka mision më të rëndësishëm se ky që kemi nisur.

Ne nuk dorëzohemi, nuk ikim nga lufta, ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, që çdo darkë, cdo mëngjes pasi ti luten Zotit dhe të kujtohen të këndojnë hymnin, nga lufta largohet vetëm ai që është tradhëtor
Askush nuk mund të na mposhtë në këtë mision, ky është himni ynë, le të skuqin shqipërinë mëe flamuj, të valëvitet flamuri anekënd Shqipërisë
”.

Berisha i bëri thirrje kryeministrit ta marrë me seriozitet “Çadrën e Lirisë” sepse kauza e saj është e drejtë, për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sipas Berishes, nuk ka gjedhje me Ramën dhe se zgjidhja e vetme është largimi i kryeministrit.
"Ky është një monstër me këtë s’ka zgjedhje, do vetëm zgjidhje, dhe zgjidhja është Rama ik shporru"


VIDEO-Fjala e ish-kryeministrit Berisha te çadra e protestës së opozitës
  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg